Lajmet

Tiparet e një lideri që e bëjnë atë të preferuar tek punonjësit e tij!

Ata janë të përulur dhe mbi të gjitha pozitivë.

Published

on

Nëse doni të jeni një lider të cilin njerëzit e ndjekin me bindje të plotë, ju duhet të jeni një drejtues karizmatik. Liderët tiranikë me vizion brilant mund t’i drejtojnë punonjësit për njëfarë kohe, por kjo nuk do të zgjasë.

Më poshtë janë 10 sjellje thelbësore që drejtuesit emocionalisht inteligjentë i adaptojnë për t’i bërë edhe më të preferuar në mesin e punonjësve.

1. Ata formojnë lidhje personale

Edhe në një dhomë me shumë persona, drejtuesit karizmatikë i bëjnë ata të ndihen sikur të ishin duke shkëmbyer një bisedë vetëm me ta, sikur të ishte njeriu i vetëm në dhomë që ka rëndësi. Kjo është tejet e rëndësishme.

2. Janë të disponueshëm

A i keni parasysh ata njerëz që kanë kohë për ty vetëm në rastin se ju bëni diçka për ta? Drejtuesit karizmatikë besojnë verbërisht që çdokush ia vlen kohën dhe vëmendjen e tij. Ata i vlerësojnë të gjithë, sepse besojnë që të gjithë janë të çmueshëm.

3. Janë të përulur

Pak gjëra e vrasin simpatinë me një arrogancë të shpejtë. Drejtuesit e pëlqyeshëm nuk veprojnë sikur të ishin më të mirë se ju, pasi mendojnë se nuk janë më të mirë se ju. Ata e shohin rolin e tyre drejtues si një përgjegjësi për të qenë në shërbim të atyre që i ndjekin.

4. Janë pozitivë

Drejtuesit karizmatikë ruajnë gjithnjë një vizion pozitiv dhe kjo tregon se si i përshkruajnë gjërat. Edhe në situata pa diskutim negative, ata krijojnë shpresë entuziaste për të ardhmen, besim që mund të ndikojë ta bëjë të ardhmen më të mirë se të sotmen.

5. Janë të ekuilibruar

Kur bëhet fjalë për suksesin apo dështimin e tyre, drejtuesit karizmatikë i menaxhojnë këto situata me vështirësi. Ata e shijojnë suksesin pa e lënë atë që ta dekoncentrojë, dhe e pranojnë dështimin pa ngecur në të. Mësojnë nga të dyja dhe ecin përpara.

6. Janë bujarë

Drejtuesit karizmatikë janë bujarë më këdo që njohin, si për sa u përket gjërave që dinë dhe burimeve në të cilat kanë akses. Mbi të gjitha, ata dëshirojnë që ju të bëni mirë pasi e kuptojnë se kjo është puna e tyre si drejtues dhe sepse janë mjaft të sigurt që suksesi juaj nuk i bën ata të duken keq në sytë e të tjerëve. Në fakt mendojnë se suksesi juaj është suksesi i tyre.

7. Shfaqin integritet

Drejtuesit simpatikë frymëzojnë besim dhe admirim nëpërmjet veprimeve të tyre, jo vetëm fjalëve. Shumë drejtues thonë që integriteti është i rëndësishëm për ta, por liderët karizmatikë ecin në rrugën e tyre duke e shfaqur integritetin çdo ditë.

8. I lexojnë njerëzit si një libër

Liderët karizmatikë dinë t’i lexojnë njerëzit, pasi fjalët e pathëna shpesh janë më të rëndësishme se ato që thonë njerëzit. Ata u kushtojnë rëndësi shprehive të fytyrës, gjuhës së trupit, intonacionit të zërit për të kuptuar atë po ndodhë vërtet te punonjësit e tyre.

9. Vlerësojnë potencialin

Liderët karizmatikë jo vetëm që shohin më të mirën te njerëzit, por përpiqen që të gjithë të tjerët ta shohin atë.

10. Kanë përmbajtje

Daniel Quinn ka thënë: Karizma fiton vëmendjen e njerëzve. Pasi të keni tërhequr vëmendjen e tyre duhet të keni diçka për t’u treguar atyre. Drejtuesit simpatikë e dinë që njohuritë dhe aftësitë e tyre janë të rëndësishme për suksesin e të gjithë atyre që i ndjekin. Kjo është arsyeja që ata qëndrojnë me njerëz që kanë përmbajtje. Drejtuesit simpatikë kanë ‘brumë’ dhe e ndajnë atë me njerëzit e tjerë./EO

Vendi

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Kurti përuron objektin e ATK-së në veri: S’ka më të paprekshëm para ligjit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjatë kësaj vizite, kreu i ekzekutivit theksoi se institucionet shtetërore janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie.

Kurti deklaroi se qeveria po angazhohet për barazi dhe sundim të ligjit, duke u shprehur se situata në atë pjesë të vendit po shkon drejt normalizimit. Sipas tij, ligji tashmë po shërben si një faktor që e bashkon shoqërinë dhe jo që e ndan atë.

“Nuk mund të jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit, si Policia e Kosovës apo tani edhe Administrata Tatimore, nuk u shërbejnë të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, pohoi kryeministri. Ai shtoi se koha e privilegjeve për individë të paprekshëm ka përfunduar dhe se institucionet po dëshmojnë funksionalitet të plotë në çdo cep të territorit./Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Përvjetori i shndërrimit të Zyrës Amerikane në Ambasadë të SHBA-së në Prishtinë

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kujtuar një moment historik për marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.

Më 8 prill të vitit 2008, misioni diplomatik amerikan në Kosovë ndryshoi zyrtarisht statusin nga Zyra Amerikane në Ambasadë të Shteteve të Bashkuara.

Ky hap pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike që u zyrtarizuan më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Përmes këtij njoftimi, ambasada thekson se ky shndërrim ishte hapi i natyrshëm për të pasqyruar marrëdhëniet e reja dhe prezencën e plotë diplomatike të SHBA-së në shtetin më të ri të Evropës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Shtrenjtohet nafta në Kosovë, përkundër rënies së çmimeve në tregun botëror

Published

on

By

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar një rritje të lehtë këtë të mërkurë, duke u tregtuar me 1.89 euro për litër, ndërsa benzina mbetet e pandryshuar në 1.46 euro. Edhe gasi ka pësuar rritje, duke arritur në 0.77 euro për litër, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Industrisë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur tregjet botërore kanë reaguar me rënie të ndjeshme pas armëpushimit dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.

Çmimi i naftës bruto Brent ra në rreth 94 dollarë për fuçi, si pasojë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, e cila ishte bllokuar që nga fillimi i konfliktit në shkurt.

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani, u shpreh se megjithëse armëpushimi ka sjellë një qetësi të përkohshme dhe ka ulur frikën për mungesë furnizimi, stabilizimi i plotë në Kosovë varet nga një marrëveshje afatgjatë. Sipas tij, nëse qetësia diplomatike vazhdon, pritet që çmimet të pësojnë rënie graduale edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Të kërkuara