Teknologji

TikTok largon përmbajtjen rreth konfliktit në Izrael

Nga TikTok-u nuk dhanë detaje pse u hoq përmbajtja.

Published

on

TikTok thotë se ka fshirë mbi 500 mijë video lidhur me dhunën e fundit në Gaza.

Ndonëse nuk dha detaje mbi atë se pse është hequr përmbajtja, u rritën shqetësimet se informacionet e pasakta dhe të rreme në rrjetet sociale po nxisin tensione te të dyja palët./UBTNews/

Teknologji

Instagram forcon masat e sigurisë për adoleshentët

Published

on

Rrjeti social Instagram po shtrëngon më tej cilësimet për llogaritë e adoleshentëve, duke vendosur kufizime të reja mbi përmbajtjen që fëmijët mund të shohin në platformë.

Kompania mëmë, Meta, kishte prezantuar për herë të parë llogaritë e dedikuara për adoleshentë një vit më parë, kur nisi t’i kalonte automatikisht përdoruesit e mitur në llogari më “të mbyllura”, me cilësime më të forta privatësie dhe kontrolle prindërore.

Kohët e fundit, Meta e ka zgjeruar këtë qasje edhe në Facebook dhe Messenger, duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale për të identifikuar adoleshentët që mund të kenë falsifikuar moshën e tyre.

Tani, kompania po ndërmerr hap të ri në mbrojtjen e të rinjve online. Me ndryshimet e fundit, adoleshentët nuk do të mund të ndjekin apo të shohin përmbajtje nga persona që “publikojnë rregullisht materiale të papërshtatshme për moshën”.

Përveç kësaj, këto llogari do të hiqen nga rekomandimet dhe rezultatet e kërkimit për përdoruesit adoleshentë.

Instagram do të bllokojë një gamë më të gjerë termash të ndaluar, që lidhen me temat për të rritur, përfshirë fjalë si “alkool”, “gjakderdhje” dhe madje edhe versionet me gabime drejtshkrimore, që përdoren shpesh për të anashkaluar filtrat e platformës.

Për prindërit që kërkojnë masa më të rrepta, kompania po shton një cilësim të ri “përmbajtje e kufizuar”, i cili pritet të filtrojë edhe më shumë përmbajtje të ndjeshme — megjithëse Meta ende nuk ka dhënë detaje të plota për funksionimin e tij.

Këto masa vijnë si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Instagramit për të krijuar një mjedis më të sigurt për të rinjtë, duke balancuar privatësinë, kontrollin prindëror dhe lirinë e shprehjes në rrjetet sociale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Përditësimi i ardhshëm i ChatGPT sjell personalitet më njerëzor

Published

on

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka thënë se ChatGPT po bëhet gjithnjë e më shumë si një njeri, me përditësime të reja që pritet të dalin brenda disa javësh.

“Ne e kemi bërë ChatGPT mjaft të kufizuar për të siguruar kujdes në trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor. E dimë që kjo e bëri më pak të dobishëm për përdoruesit që nuk kishin nevojë për këtë, por duke marrë parasysh seriozitetin e çështjes, dëshiruam ta trajtonim si duhet,” shkroi ai në një postim në X.

Sipas Altman, tani që janë përmirësuar mekanizmat për të menaxhuar problemet serioze të shëndetit mendor dhe janë shtuar mjete të reja, do të jetë e mundur të lehtësohen kufizimet në shumicën e rasteve.

“Brenda disa javësh, planifikojmë të lançojmë një version të ri të ChatGPT,” shtoi ai, duke theksuar se përdoruesit do të kenë mundësinë të kenë një personalitet që sillet më shumë sipas preferencave të tyre. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

YouTube rikthehet në funksion pas ndërprerjeve globale

Published

on

YouTube ka njoftuar se ka zgjidhur problemet teknike që preknin faqen dhe aplikacionet e saj, pas një ndërprerjeje të përkohshme që ndikoi në qindra mijëra përdorues në mbarë botën.

Ndërprerjet nisën të enjten, rreth orës 7:00 sipas kohës lokale në Azi, duke ndikuar shërbimet YouTube, YouTube Music dhe YouTube TV. Përdorues nga Azia, Evropa dhe Amerika e Veriut raportuan vështirësi në hapjen e videove dhe përdorimin normal të platformës.

Sipas faqes Downdetector, vetëm në Shtetet e Bashkuara u regjistruan rreth 393,000 raportime për gabime, ndërsa për YouTube Music dhe YouTube TV u raportuan më pak se 5,000 raste.

Edhe pse kompania nuk ka bërë të ditur shkaqet e ndërprerjes apo përmasat e sakta, në një postim në X, YouTube konfirmoi se gjithçka është kthyer në normalitet: “Problemi është zgjidhur — tashmë mund të shikoni video në YouTube, YouTube Music dhe YouTube TV.”

Shërbimet e platformës funksionojnë normalisht në të gjitha rajonet. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Vlera e Samsung arrin nivele rekord, AI nxit besimin e investitorëve

Published

on

Aksionet e Samsung Electronics arritën të premten një rekord historik, duke u rritur me 6.1% dhe duke e çuar vlerësimin e kompanisë në rreth 620 trilionë won koreanë (afërsisht 433.7 miliardë dollarë amerikanë).

Kjo përbën rritje 77% vetëm gjatë 2025, duke e pozicionuar gjigantin teknologjik korean në qendër të vëmendjes së investitorëve globalë.

Sipas analistëve, ky sukses lidhet me pritjet për një rritje të fortë të kërkesës për komponentë të lidhur me Inteligjencën Artificiale, përfshirë çipat e memories DRAM dhe NAND.

Mungesat e përkohshme në furnizim mund të çojnë në rritje të çmimeve, duke përmirësuar fitimet e kompanisë në tremujorët e ardhshëm.

Ekspertët e industrisë parashikojnë se Samsung mund të sfidojë  konkurrentin më të madh, SK Hynix, duke ofruar memorie me brez të gjerë për kompani si Nvidia dhe gjigantë tjerë të teknologjisë që po ndërtojnë platforma të reja të bazuara në AI.

Samsung dhe Nvidia janë në fazat përfundimtare të negociatave për vëllimet e furnizimit, çmimet dhe oraret e shpërndarjes, marrëveshje që pritet të forcojë ndjeshëm pozitën e Samsung në tregun global të teknologjisë.

Analisti amerikan Haris Khurshid e përshkroi këtë periudhë si “momentin e Inteligjencës Artificiale për Samsung”, duke theksuar:

“Kjo rritje nuk lidhet vetëm me çipat, por me besimin e investitorëve në aftësinë e kompanisë për të udhëhequr në epokën e AI. Samsung po përjeton momentin e vet të AI-së, duke kombinuar fuqinë teknologjike me potencialin tregtar.”

Kompania, e njohur për prodhimin e gjysmëpërçuesve, smartfonëve dhe pajisjeve elektronike, ka investuar miliarda dollarë në zgjidhje të reja të AI-së dhe qendra të avancuara prodhimi, duke synuar të mbetet lider në një sektor që po rritet me ritme të shpejta.

Vëmendja shtë përqendruar edhe te planet e investimeve të Samsung për fabrika të reja, partneritetet strategjike me kompani amerikane dhe kineze të teknologjisë, hapa që mund të forcojnë pozitën e saj si një nga furnizuesit kryesorë të komponentëve për industrinë e AI-së.

Ekspertët presin që aksionet e Samsung të vazhdojnë të kenë performancë pozitive në periudhën e ardhshme, për sa kohë që kërkesa për çipa të AI-së mbetet e lartë dhe kompania arrin të përmbushë kërkesat e tregut global. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara