Aktualitet

TikTok gjobitet 530 milionë euro për shkelje të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale

Published

on

TikTok është gjobitur me 530 milionë euro (601 milionë dollarë) për shkelje të rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale, tha sot rregullatori irlandez për mbrojtjen e të dhënave personale.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) tha se TikTok shkeli Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) të Bashkimit Evropian duke ndarë të dhënat e përdoruesve evropianë me Kinën dhe shkeli kërkesat e transparencës së bllokut.

TikTok ende mund të apelojë dënimin, i cili përveç gjobës kërkon që ajo të përshtasë përpunimin e të dhënave në përputhje me rregullat e BE-së brenda gjashtë muajve.

Gjatë hetimit, aplikacioni i ndarjes së videove tha se nuk ruante të dhëna përdoruesish nga Evropa në servera në Kinë, por në prill pranoi se kjo kishte ndodhur në një masë të kufizuar”, tha DPC.

Zëvendëskryetari i DPC, Graham Doyle, tha se TikTok nuk ishte në gjendje të garantonte që të dhënat nga përdoruesit evropianë të aksesuara nga punonjësit në Kinë mbroheshin në të njëjtën mënyrë siç mbroheshin në BE, siç kërkohej nga GDPR.

Kompania mëmë e TikTok, ByteDance, është e vendosur në Kinë./ATSH/

Bota

Më shumë se 800 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin

Published

on

Më shumë se 800 persona janë vrarë dhe gati 3.000 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë gjashtë ballë që goditi Afganistanin lindor pak para mesnatës të dielën, tha agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara.

Shumica e vdekjeve janë në provincën Kunar, thonë zyrtarët, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm pasi fshatra të tëra janë shkatërruar nga tërmeti, ka raportuar BBC.

Epiqendra ishte në një zonë të largët malore, duke e bërë të vështirë kryerjen e operacioneve të shpëtimit.

“Shkalla e shkatërrimit është e paimagjinueshme”, tha një zyrtar taleban.Fatkeqësia vjen ndërsa Afganistani po përballet me një thatësirë ​​të rëndë, shkurtime të ndihmës dhe atë që Programi Botëror i Ushqimit e përshkruan si një krizë të paprecedentë urie.

Tërmeti goditi të dielën në orën 23:47 në lindje të Jalalabadit, qyteti i pestë më i madh i vendit, në provincën lindore Nangarhar.

Continue Reading

Aktualitet

OFTK padit Agjencionin për Akreditim për programin e Fizioterapisë

Published

on

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) ka njoftuar se sot do të dorëzojë padi kundër Agjencionit Kosovar për Akreditim (AKA), lidhur me vendimin për akreditimin e Programit për Fizioterapi dhe Rehabilitim.

OFTK e konsideron vendimin e AKA-së si të kundërligjshëm, duke theksuar se bie ndesh me raportin e ekspertëve të vetë agjencisë dhe se ky veprim mund të sjellë pasoja të pariparueshme për studentët e këtij programi.

Në këtë kontekst, OFTK do të kërkojë edhe masë sigurie ndaj vendimit të AKA-së, si pjesë e padisë që do të regjistrohet gjatë ditës.

Me këtë rast, OFTK organizon një konferencë për media sot (e martë, 2 shtator 2025), duke filluar nga ora 13:00, në zyrat e OFTK-së, që gjenden në objektin e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, pranë Mjekësisë Sportive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Aktualitet

Haxhiu, Kadaj dhe Lekaj sot para gjykatës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Published

on

Sot do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës ndaj deputetëve të akuzuar.

Seanca mbahet ndaj të akuzuarve që ishin deputetë në atë kohë, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj.

Seanca është paralajmëruar të fillojë nga ora 09:30 në Pallatin e Drejtësisë.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Published

on

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të  lëvizin nga 13 e maksimalja e ditës pritet të arrij deri në 33 gradë Celsius.

Era: nga verilindja. 3 m/s– 2.6. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara