Sport

Tifozët kërkojnë transferimin e një mesfushori, Klopp: Duhet të jetë lojtari i duhur

“Nëse do ta kishim zgjidhjen e duhur atëherë ne veçse do të kishim transferuar dikë” shtoi ai.

Published

on

Lëndimet e kanë kapluar gjigantin anglez, Liverpool, ku reparti më i prekur është ai i mesfushës.

Së fundmi, skuadra e Jurgen Klopp mbeti edhe pa mesfushorin Thiago, i cili pësoi lëndim në ndeshjen hapëse të sezonit të Premier Ligës kundër Fulhamit.

Po ashtu, në listën e lojtarëve të lënduar bëjnë pjesë edhe mesfushorët, Curtis Jones, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Naby Keita.

Me këto probleme të cilat mund të ndikojnë në garat për tituj, tifozët e Liverpoolit vazhdimisht po kërkojnë për një transferim të ri, për të mbuluar nevojat në repartin e mesfushës.

Tani, këtyre kërkesave iu është përgjigjur trajneri, Jurgen Klopp, i cili në një konferencë për media tha se për ta transferuar një mesfushorë, ai duhet të jetë lojtari i duhur.

“Duhet të jetë lojtari i duhur, dhe jo çfarëdo lojtari. Nëse do ta kishim zgjidhjen e duhur atëherë ne veçse do të kishim transferuar dikë. Ne nuk jemi kokëfortë. Tanimë ne kemi pasur bisedime të shumta dhe nuk duket se diçka do të ndodhë”, tha Klopp.

Mbetet të shihet nëse Liverpooli do t’i rikthehet merkatos verore dhe të gjejë një mesfushorë të ri për skuadrën, ku emri më i përfolur është Matheus Nunes i Sporting Lisbonës.

Sport

Zyrtare: Raul Gonzalez largohet nga Real Madrid

Published

on

Raul nuk do të vazhdojë tek Real Madrid Castilla, pra ka dhënë dorëheqje.

Në këtë mënyrë, trajneri përfundon një periudhë gjashtëvjeçare në krye të ekipit rezervë të Real Madridit.

Që atëherë, ai ka arritur të menaxhojë 209 ndeshje, me një rekord prej 82 fitoresh, 70 barazimesh dhe 57 humbjesh.

Raul do të zëvendësohet në këtë pozicion nga Arbeloa , i cili kalon te Castilla nga ekipi Juvenil A, ku ka pasur tre vite të suksesshme.

Continue Reading

Sport

“Njeriu i Everestit” thyen rekord me ngjitjen e 31-të

Published

on

Nepalezi Kami Rita, i njohur edhe si “Njeriu i Everestit”, është ngjitur në malin Everest për herë të 31-të, duke thyer rekordin e tij për ngjitjet më të shumta në majën më të lartë në botë.

55-vjeçari, i cili po udhëhiqte një grup zyrtarësh të ushtrisë indiane në mal, arriti majën e saj prej 8,894 metrash në orën 04:00 sipas orës lokale të martën

“Sherpa Kami Rita nuk ka nevojë për prezantim. Ai nuk është vetëm një hero kombëtar i ngjitjes, por një simbol global i vetë Everestit”, tha organizatori i ekspeditës Seven Summit Treks në një deklaratë, raporton BBC.

Rita u ngjit për herë të parë në majën e Everestit më 1994 duke udhëhequr një ekspeditë tregtare dhe e ka arritur majën pothuajse çdo vit që atëherë. Ai e ngjiti atë dy herë në disa vite, si në vitin 2023 dhe 2024.

Konkurrenti më i afërt për rekordin e Everestit është sherpazi nepalez Pasang Dawa, i cili e ngjiti majën 29 herë – përpjekja e fundit e bërë javën e kaluar. Kami Rita më parë u ka thënë mediave se si ngjitjet e tij janë thjesht punë.

“Jam i lumtur për rekordin, por rekordet përfundimisht thyhen”, i tha ai AFP-së në maj të vitit të kaluar. “Jam më i lumtur që ngjitjet e mia ndihmojnë Nepalin të njihet në botë”.

Ky sukses i Kami vjen një javë pasi alpinisti britanik Kenton Cool u ngjit në majë të Everestit për herë të 19-të, duke thyer gjithashtu rekordin e tij për numrin më të madh të ngjitjeve për një jo-sherpa.

Më shumë se 500 njerëz dhe guidat e tyre janë ngjitur me sukses në Everest këtë sezon ngjitjeje, i cili po i vjen fundi.

Nepali lëshoi ​​më shumë se 1,000 leje ngjitjeje këtë sezon – duke përfshirë Everestin dhe maja të tjera – sipas departamentit të turizmit. Numri i përpjekjeve për në majën e Everestit është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Megjithatë, kjo ka çuar në shqetësime rreth mbipopullimit dhe ndikimit në mjedis.

Continue Reading

Sport

Fisnik Asllani dhe klubi i tij Elversberg nuk ia dalin të promovohen në Bundesliga

Published

on

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani dhe klubi i tij Elversberg, nuk ia kanë arritur qëllimit që të promovohen në Bundesliga. 

Sot (e hënë) Elversbergu e zhvilloi ndeshjen e kthimit ndaj Heidenheimit në përballjen e barazhit e cila do të dhuronte ekipin që do të luante në elitën e futbollit gjerman sezonin e ardhshëm. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Në atë sfidë Asllani ishte shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi kishte kontribuar me një gol dhe një asistim.

Ndërkaq, në sfidën e kthimit ylli dardan ishte i pafat, pasi në minutën e 49-të atij iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Heidenheimi arriti të shënojë në minutën e 95-të të takimit për të marrë fitoren me rezultat 2-1, duke siguruar kështu mbetjen në elitë me rezultat të përgjithshëm 4-3.  Në nivel personal për Asllanin ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm pasi ai kishte prodhuar shifra fantastike.

22-vjeçari pati 33 paraqitje për klubin këtë edicon, ku ka arritur të shënojë 18 gola dhe të dhurojë tetë asistime.

Continue Reading

Sport

Silvinjo publikon listën e lojtarëve për përballjet ndaj Serbisë dhe Letonisë

Published

on

By

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”, përballë Serbisë dhe Letonisë.

Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, ka publikuar listën me 27 futbollistët e ftuar për këto dy sfida të rëndësishme, ku nuk mungojnë emrat e njohur të përfaqësueses shqiptare.

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar:

Portierë:
Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani

Mbrojtës:
Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami

Mesfushorë:
Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha

Sulmues:
Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Ndeshja ndaj Serbisë do të zhvillohet më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, me fillim nga ora 20:45.
Takimi i dytë, ndaj Letonisë, do të luhet më 10 qershor në stadiumin “Skonto Stadions” në Riga, po në orën 20:45.

Continue Reading

Të kërkuara