Sport

Dështoi në transferimin e Azpilicuetas, Barcelona gjen alternativën te Arsenali

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin.

Publikuar

Siç raportohet nga “Mundodeportivo”, gjiganti katalunas, Barcelona është duke e konsideruar transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin.

Barça është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë, pasi që dështoi në transferimin e Cezar Azpilicuetas së Chelseat.

Bellerin dëshiron që të largohet nga Arsenali këtë verë në formën e lojtarit të lirë, dhe Barcelona mund të jetë destinacioni i tij i radhës.

Por, problemi i vetëm qëndron te Barcelona, pasi që ende nuk ka arritur të regjistrojë disa nga transferimet e reja.

Përveç Bellerinit, që Barcelona e sheh si alternativë të Azpilicuetas, gjiganti katalunas po synon që të sjellë në skuadër edhe një tjetër mbrojtës nga Chelsea, ku po e kërkon me çdo kusht transferimin e spanjollit, Marcos Alonso.

Sport

“Do të jetë test tejet i vështirë”, Klopp flet para ndeshjes me Tottenhamin

Tottenhami po e shijon fillimin më të mirë të Premier Ligës pas 57 vitesh.

Publikuar

nga

Liverpooli është përgatitur për një ndeshje të vështirë në Premier Ligë kundër Tottenhamit, tha Jurgen Klopp ndërsa lavdëroi edhe trajnerin e londinezëve, Ange Postecoglou.

Tottenhami po e shijon fillimin më të mirë të Premier Ligës pas 57 vitesh, ndërsa Liverpooli po synon fitoren e gjashtë me radhë në kampionat dhe të tetën në të gjitha garat.

Postecoglou, i cili e përfundoi karrierën e tij te Celticu në Skoci duke e fituar tripletën para se t’i bashkohej Tottenhamit në qershor, ka një mision të vështirë për ta këndellur klubin londinez, por në këtë fillim të sezonit po tregon paraqitje dhe rezultate tejet të mira.

“Është një test tejet i vështirë. Nuk mund ta mbajë mend një ndeshje të lehtë; ne luajtëm kundër Newcastle, ishte e vështirë, gjithashtu Chelsea. Ndeshjet si mysafirë kanë qenë të vështira, dhe ndeshjet në shtëpi gjithashtu. Tottenhami po luan shumë mirë. Ange duket si një top trajner, mezi pres që të takohem me të”, tha Klopp.

Nesër me fillim nga ora 18:30 Tottenhami e pret Liverpoolin në shtëpi në kuadër të xhiros së shtatë të Premier Ligës angleze. 

Vazhdo të lexosh

Sport

Pochettino e pranon, ylli anglez mungon ndaj Fulhamit

Chelsea ndodhet në vendin e 14-të në tabelë me pesë pikë.

Publikuar

nga

Chelsea iu rikthye fitores pasi që së fundmi e mposhti në Carabao Cup skuadrën e Brightonit, por që kjo fitore i kushtoi londinezëve me lëndimin e Ben Chilwell.

Chilwell u detyrua të largohet nga loja, dhe lëndimi i tij në muskul do ta mbajë atë jashtë fushave për të ardhmen e afërt, ka thënë trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino.

“Mendoj se është lajm i keq, ajo çfarë doktorët më kanë thënë nuk është gjë e mirë. Duket si një lëndim i rëndë kështu që ne do të shohim ditëve në vazhdim për periudhën që ai do të mungojë në skuadër”, tha Pochettino.

“Jemi tejet të mërzitur për lajmin për Chilwell. Koha është e vështirë të thuhet tani. Stafi mjekësor do të na tregojnë neve dhe klubi do të lëshojë komunikatë”, shtoi më tej Pochettino.

Chelsea ndodhet në vendin e 14-të në tabelë me pesë pikë, me Fulhamin që ka tri pikë më shumë në vendin e 11-të.

Vazhdo të lexosh

Sport

Lojtari i skuadrës franceze kërcënon të hidhet nga ura

Shërbimet emergjente duke përfshirë policinë dhe zjarrfikësat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Publikuar

nga

Një lojtar i OGC Nice thuhet se po kërcënon që të hidhet nga një urë, sipas lajmeve të fundit nga Franca.

Mediumi francez “BFM Nice Cote d’Azur” thotë se lojtari, emri i të cilit nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndaloi në pjesën A8 të autostradës dhe po kërcënon se do të hidhet nga ura Magnan, 100 metra lartësi nga toka.

Shërbimet emergjente duke përfshirë policinë dhe zjarrfikësat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konferenca e mediave e klubit të Nice është anuluar.

“RMC” ka përditësuar rastin në fjalë se klubi i Nice ka dërguar një psikolog në vendin e ngjarjes, me shpresën që fundi i saj të jetë pozitiv.

Vazhdo të lexosh

Sport

Derbi mes Dritës dhe Gjilanit nuk luhet në Gjilan

Ndeshja është zhvendosur në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Publikuar

nga

Përmes një komunikate zyrtare, Drita e ka konfirmuar se ndeshjen ndaj Gjilanit nuk do ta luajë në Gjilan.

Bëhet e ditur se Drita-Gjilani, e cila ishte paraparë të zhvillohet në Gjilani, është zhvendosur në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Ky ndryshim vjen si pasojë e kushteve infrastrukturore dhe situatës së krijuar në vend gjatë ditëve të fundit.

Po ashtu, bëhet e ditur se ndeshja do të zhvillohet vetëm me praninë e tifozërisë vendase “Intelektualët”.

Drita dhe Gjilani përballen këtë të diele me fillim nga ora 15:00.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara