Sport

Thyen heshtjen gjyqtari i akuzuar për racizëm

Published

on

Gjyqtari i katërt në ndeshjen ndërmjet Istanbul Basaksehirit dhe Paris Saint-Germainit që është akuzuar për përdorim të gjuhës raciste, Sebastian Coltescu, ka thënë se kushdo që e njeh e di se nuk është racist.

Zyrtari rumun ka folur për herë të parë pas incidentit të të martës mbrëma që pasoi me shtyrjen e vazhdimit të ndeshjes në Ligën e Kampionëve.

Ai është cituar të ketë thënë: “Ala negru” që përkthyer në shqip do të thotë “Ky zezak”, kur është pyetur nga gjyqtari kryesor, Ovidiu Hategan, se cili trajner duhej ndëshkuar me të kuq. Me këto fjalë, ai i është referuar asistent-trajnerit të Basaksehirit, Pierre Webo.

Mirëpo, në një bashkëbisedim me të afërmit e tij që të mërkurën është publikuar në mediat rumune, Coltescu e ka mbrojtur karakterin dhe bindjet e tij.

“Unë përpiqem të jem i mirë. Nuk do të lexoj lajme në media këto ditë. Kushdo që më njeh e di se nuk jam racist! Së paku kështu shpresoj”, citon gazeta sportive rumune, ProSport, fjalët e Coltescut – ndërsa transmeton Daily Mail.

Në ndërkohë, UEFA ka nisur një hetim lidhur me ndeshjen, e cila do të rifillojë sot (e mërkurë) nga minuta kur ishte ndalur.

Ndërkohë, në bazë të nenit 3 dhe 14 të Kodit Disiplinor të UEFA-s mund të dënohen edhe gjyqtarët lidhur me veprimet e tyre ofenduese. Në bazë të tyre, kushdo që ofendon dinjiteti njerëzor të dikujt tjetër duke përfshirë ngjyrën e lëkurës, racën, religjionin, origjinën etnike, gjininë ose orientimin seksual, mund të dënohet së paku 10 ndeshje ose për një periudhë të caktuar.

Sport

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: kartoni i kuq i Asencios futet në histori

Published

on

Në minutën e 7-të të duelit Real Madri-Paçuka, gjyqtari Ramon Abati akordoi një karton të kuq direkt për 22-vjeçarin Raul Asencio pas një ndërhyrjeje ndaj Salomon Rondon, i cili ishte në pozicion të qartë për gol.

Ky përjashtim është zyrtarisht më i hershmi në historinë e garave ndërkontinentale të klubeve – në të gjitha formatet që nga viti 1960.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mateus Pereira i Al-Hilal, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 14-të gjatë ndeshjes për vendin e tretë në edicionin e vitit 2022.

Ky rast shënon gjithashtu herën e parë që nga janari i vitit 2021 që një lojtar i Real Madridit përjeton një përjashtim kaq të hershëm në një ndeshje. Atëherë, ishte Eder Militao ai që u ndëshkua me të kuq në minutën e 9-të kundër Levantes në La Liga.

Continue Reading

Sport

Man City fiton thellë ndaj Al Ain, kualifikohet tutje në Kupën e Botës për Klube

Published

on

Manchester City e ka shënuar edhe fitoren e dytë në Kupën e Botës për Klube.

Citizens triumfuan 6:0 ndaj Al Ain në xhiron e dytë të fazës. Ilkay Gundogan hapi festivalin e golave për anglezët qysh në minutën e tetë të ndeshjes.

Echeverri e vazhdoi në minutën e 27-të, kurse Erling Haaland nga penalltia në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë shënoi për 3:0.

Gundogan realizoi edhe njëherë tjetër në minutën e 73-të, para se Oscar Bobb të shënonte për 5:0 11 minuta më vonë.

E në minutën e 89-të, Cherki shënoi për 6:0, e që njëherit ishte edhe goli i parë në fanellën e Man Cityt.

Me këtë fitore, Manchester City ashtu si Juventusi e sigurojnë kualifikimin utje pasi kanë nga gjashtë pikë, kurse Wydad dhe Al Ain mbesin me na një.

Continue Reading

Sport

Në pritje të Nico Williams, Barcelona befason me goditjen tjetër

Published

on

By

Barcelona është shumë pranë finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme për të ardhmen e skuadrës, duke siguruar shërbimet e yllit të ri suedez, Roony Bardghji. Anësori i talentuar i FC Kopenhagen është në rrugën drejt “Camp Nou”, me marrëveshjen që ndodhet në fazat përfundimtare.

Sipas burimeve pranë klubit katalanas të përcjellura nga gazetari Fabrizio Romano palët janë duke punuar për të zgjidhur detajet e fundit të transferimit, të cilat pritet të mbyllen brenda ditëve në vijim. Bardghji është një nga emrat më premtues të futbollit skandinav, i njohur për shpejtësinë, tekniken dhe instinktin për gol, duke tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane prej muajsh, përcjellë KosovaPress.

Barcelona ka fituar garën ndaj disa prej tyre, duke bindur 18-vjeçarin të bashkohet me projektin e rinovimit të klubit nën drejtimin e Hansi Flick. Pritet që Bardghji të bashkohet me ekipin në muajin korrik, në kohë për përgatitjet parasezonale, ku do të ketë mundësinë të përshtatet me stilin e lojës së Barçës dhe të tregojë potencialin e tij në një skenë më të madhe.

Ky transferim shihet si një hap strategjik për të forcuar repartin ofensiv me një profil të ri dhe premtues, që mund të bëhet pjesë kyçe e së ardhmes së klubit katalanas.

Continue Reading

Sport

FIFA heton fyerjen e dyshuar raciste në ndeshjen Rudiger-Cabral gjatë ndeshjes Real Madrid – Pachuca

Published

on

Xabi Alonso foli për incidentin e tensionuar mes Antonio Rudiger dhe Gustavo Cabral në fund të ndeshjes së Kupës së Botës për Klube.

Ai konfirmoi se protokolli anti-racizëm i FIFA-s është aktivizuar e hetimi mbi rastin është në vazhdim, përplasja ndodhi në minutat e fundit, pas një pretendimi për penallti nga Rudiger që shkaktoi shkëmbim fjalësh mes dy lojtarëve.

Rudiger pretendon se u fye me term racor, ndërsa Cabral thotë se e quajti thjesht “frikacak”. Këto deklarata të kundërta janë pjesë e hetimit.

Gjyqtari Ramon Abatti e ndaloi përkohësisht lojën dhe zbatoi protokollin anti-racizëm, por tensionet vazhduan edhe pas fundit të ndeshjes.

Trajneri i Pachuca-s, Jaime Lozano, mbrojti Cabralin, duke deklaruar se nuk beson që kapiteni i tij ka bërë fyerje raciste.

FIFA pritet të sqarojë ngjarjen në ditët në vijim, ndërsa komuniteti i futbollit pret vendimin zyrtar.

Continue Reading

Të kërkuara