Kronikë e zezë

​Therje me thikë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Published

on

Një rast i therjes më thikë është raportuar të ketë ndodhur në Vushtrri. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 17.01.2024-16:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimen mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kronikë e zezë

Ndërron jetë pionierja e të drejtave civile në SHBA, Claudette Colvin

Published

on

By

Claudette Colvin, e cila ndihmoi në dhënien fund të segregacionit racor në ShBA duke refuzuar t’ia linte vendin e saj në autobus një personi të bardhë, ka ndërruarë jetë në moshën 86 vjeçare. 

Protesta e Colvin, e cila çoi në arrestimin e saj, ndodhi në vitin 1955 në moshën 15 vjeç, ndërsa ajo jetonte në Montgomery, Alabama.

Kjo ndodhi nëntë muaj para arrestimit të Rosa Parks, e cila gjithashtu refuzoi t’ia jepte vendin e saj në autobus një personi të bardhë, në një veprim që çoi në bojkotimin e përhapur të transportit publik në qytet dhe një vendim të Gjykatës së Lartë që e ndaloi me ligj një diskriminim të tillë racor.

Arrestimi i Colvin ishte kryesisht i panjohur deri në vitin 2009, kur u botua libri i parë i detajuar rreth përvojës së saj.

Një vit pas arrestimit të saj, Gjykata e Lartë e ShBA-së vendosi që segregacioni në autobusë duhet të marrë fund. Çështja ligjore u përqendrua në dëshminë e katër paditësve, njëri prej të cilëve ishte Colvin.

Në një intervistë me BBC-në në vitin 2018, znj. Colvin kujtoi se ajo “nuk ishte e frikësuar, por e zhgënjyer dhe e zemëruar” sepse e dinte se “ishte ulur në vendin e duhur”.

Ajo ishte personi i parë që u arrestua për kundërshtimin e politikave të Montgomery-t për ndarjen në autobusë, por historia e saj mbeti relativisht e panjohur për dekada. Ishte Rosa Parks ajo që u bë një nga figurat kryesore të lëvizjes për të drejtat civile pasi rasti i saj shumë i ngjashëm çoi në bojkotin në shkallë të gjerë të sistemit të autobusëve në qytet.

Colvin tha se ishte frymëzuar nga aktivistet e mëdha kundër skllavërisë Harriet Tubman dhe Sojourner Truth.

“Sa herë që njerëzit më pyesin: ‘Pse nuk u ngrite kur të pyeti shoferi i autobusit?’ Unë them se ndjeva sikur duart e Harriet Tubman po më shtynin poshtë në njërën shpatull dhe duart e Sojourner Truth po më shtynin poshtë në shpatullën tjetër”, i tha ajo BBC-së.

Më vonë në jetë, ajo u bë infermiere në Nju Jork. Sipas organizatës së saj, ajo vdiq në Teksas.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Nxënësi godet me shufër metalike edukatoren e kopshtit në Pejë

Published

on

By

Një edukatore e një kopshti në Pejë është goditur me shufër metalike.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se edukatorja është dërguar në Emergjencën e Pejës.

Sot në orën 10:40, policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren, duke i shkaktuar lëndime”, tregon Gashi.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Therje me thikë në një lokal ne qendër të Klinës, dy të plagosur

Published

on

By

Dy persona janë therur me thikë para pak minutash në qendër të Klinës. Burime të mediave bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit.

Dy persona e plagosur janë nisur për spitalin e Pejës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy grupeve.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

Published

on

By

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë një burrë e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari gjendet në arrati.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje ankuesi m/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Ndërsa, në Deçan një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Ai është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Një burrë tjetër në Malishevë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij. Ai është dërguar në mbajtje.

Raportohet  se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshorti i saj i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër me nënshtetësi të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë, një person me probleme mendore ka thyer dhe demoluar gjësende në shtëpi. Ai është ndaluar për 48 orë.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me probleme mentale ka thyer dhe demoluar gjësende të ndryshme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

Një grua në Rahovec ka raportuar se është kanosur nga ish bashkëshorti i saj.

Raportohet se ish bashkëshorti i ankueses f/k ,i dyshuari mashkull kosovar (m/k) e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale. Rasti nën hetime.

Continue Reading

Të kërkuara