Lajmet

Theri me thikë taksistin dhe i mori para, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më datë 29 janar i pandehuri V.K., me një të mitur marrin një taksi, pronë e të dëmtuarit N.H., të cilin edhe e kanë sulmuar me thikë.

“Pranë karriges së shoferit është ulur i pandehuri V.K., ndërsa mbrapa ka qenë i ulur i miturit A.Q., dhe nga shoferi i taxit – i dëmtuari kërkojnë që ti dërgon deri në fshatin Shirokë, dhe me të arritur në fshat i pandehuri V.K., nxjerrë thikën i ’a vendos në gjoks të dëmtuarit dhe i thotë që të vazhdojë për në fshatin Mushtisht, dhe me të arritur në afërsi, i pandehuri V.K., e urdhëron të kthehen majtas dhe të shkojnë në një arë të këtij fshati, dhe me thikë e shpon në gjoks të dëmtuarin N.H., e pastaj me dhunë ia merr 82 euro dhe dy telefona personale me sim- kartela dhe së bashku me të miturin ikin në drejtim të panjohur, ndërsa të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 18.02.2021 deri me datën 17.03.2021. Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqenëse i pandehuri V.K., nga dita kritike e deri në arrestimin e tij nga organet e ndjekjes i pandehuri ka qenë në arrati, andaj këto rrethana shtojnë dyshimin se i pandehuri mund të fshihet apo të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësojë zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale hetimore”, thuhet në komunikatë./UBTNews

lajme

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Rektori Hajrizi prezanton vizionin strategjik për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Punimet e ditës së dytë të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), që po mbahet për herë të parë në Kosovë, kanë nisur me prezantimin kryesor të Prof. Dr. Edmond Hajrizit, themelues dhe Rektor i UBT-së, President i Quality Kosova dhe Zëvendëspresident i EOQ-së.

Rektori Hajrizi po sjell në vëmendje një perspektivë strategjike mbi të ardhmen e cilësisë, duke e trajtuar atë përtej standardeve tradicionale dhe certifikimit, si një element thelbësor për zhvillimin e sistemeve moderne, inovacionin dhe transformimin institucional.

Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë organizatat dhe institucionet, prezantimi i Rektorit Hajrizi vë në pah rëndësinë e ndërlidhjes së teknologjisë me besimin, përgjegjësinë dhe vlerat njerëzore, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm.

Përmes këtij prezantimi, Kongresi i 67-të i EOQ-së vazhdon të krijojë hapësirë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërkombëtare, duke vendosur në qendër sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë të ardhmen e cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Kongresi po mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke bashkuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi cilësinë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe besimin në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara