Lajmet

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor. Ai thotë se mund të marrë vota nga deputetë jo-serbë si dhe nga ndonjë deputet tjetër opozitar.

Në një intervistë për Agjencinë Bullgare të Lajmeve (BTA), Kurti flet edhe për dialogun, duke thënë se do të hapet një kapitull i ri me Serbinë përmes një dialogu të sinqertë. Ai ka përsëritur se dialogu do të jetë prioritet i katërt pas punësimit, drejtësisë dhe pandemisë COVID-19.

Në lidhje me integrimin në Bashkimin Evropian, Kurti deklaroi se do të punojë me pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, si Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro, për të ndryshuar mendim rreth mëvetësisë së Kosovës.

Intervista e plotë:

BTA: Kush do të ishte partner i mundshëm në qoftë se do të kishte nevojë për një koalicion qeverisës?

Albin Kurti: Ne veçse e kemi bërë koalicionin para zgjedhjeve, dhe ky koalicion parazgjedhor të cilin e kemi krijuar me listën e Presidentes Vjosa Osmani, gjë që ka bërë që këto zgjedhje të parakohshme të shndërrohen në referendum të njerëzve, ku ne arritëm fitore me një lumë votash. Si pasojë, ne nuk shohin asnjë parti tjetër nga “garda e vjetër” apo “Ancien Régime” siç parapëlqejmë t’i quajmë, si partner të ardhshëm të qeverisë sonë. Si rrjedhojë, nëse me 50 përqind të votave, ne nuk kemi 61 deputetë të parlamentit për shkak të 20 vendeve të rezervuara për minoritetet, ne planifikojmë të marrim deputetë të parlamentit nga minoritetet joserbe, dhe ndoshta disa anëtar të parlamentit nga opozita të cilët thjeshtë do të donin të përfaqësonin njerëzit të cilët i kanë votuar, përkundër partive të cilave u përkasin. Jam i bindur se qeveria jonë do të ketë shumicën, pa pasur nevojë të hyjë në asnjë lloj negociatash me ata të cilët janë mundur nga lista jonë e përbashkët.

BTA: Cilat janë disa nga problemet kryesore në Kosovë të cilat synoni t’i zgjidhni, dhe çfarë hapash do të merrni për t’i zgjidhur ato?

Albin Kurti: Përkundër rajonit, moshës, apo nacionalitetit në Kosovë, njerëzit pajtohen në atë se janë dy çështje të pazgjidhura: punësimi dhe drejtësia. Kështu që, ne planifikojmë të kemi investime intensive të punës për të ngritur nivelin e punësimit, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë, dhe nga ana tjetër, ne planifikojmë të luftojmë korrupsionin dhe krimin, dhe të sjellim rregull e ligj dhe të krijojmë Bankën Zhvillimore për të ulur normat e interesit dhe për të rritur grejsperiudhat, në mënyrë që të kemi më shumë investime, nivel më të lartë punësimi, më shumë prodhim, më shumë eksporte, më pak importe, dhe në këtë mënyrë të dalim nga kjo krizë e shumëfishtë në një hekurudhë të progresit socio-ekonomik. Ne kandiduam dhe fituam me biletën e punësimit dhe drejtësisë.

BTA: Cila është perspektiva juaj mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe cili është propozimi i qeverisë së re për vazhdimësinë e këtij dialogu?

Albin Kurti: Këto janë ditët që festojmë përvjetorin e 13-të të shpalljes së pavarësisë, dhe kemi vënë re se në çdo sondazh, në çdo pyetësor, opinion publik, lokal apo internacional, dialogu me Serbinë është prioriteti numër gjashtë ose shtatë. Ne do të bëjmë një koncesion dhe ta shndërrojmë në prioritetin numër katër pas punësimit, drejtësisë dhe pandemisë Covid-19. Ne do të hapim një kapitull të ri me Serbinë përmes një dialogu të sinqertë bazuar në dyanshmëri dhe barazi, ku të dyja palët do të shpalosim marrëveshjet paraprake të këtyre gjashtë viteve të dialogut në Bruksel ku Beogradi thotë se kemi 47 marrëveshje, ndërkohë që ne insistojmë që kemi vetëm 33 të tilla, disa prej të cilave do të implementohen pjesërisht, disa plotësisht, e disa nuk do të implementohen fare. Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë, mirëpo unë shpresoj se do të arrijmë të krijojmë një dialog të ri nën kujdestarinë e Brukselit dhe më ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Ne duam që qasjen transaksionare të ish-Presidentit Trump ta shndërrojmë në një qasje transatlantike, duke pasur parasysh që normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizojë vetë Serbinë dhe njëherit edhe Kosovën. Ne kemi nevojë për zhvillim. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj; ata shpallen katër luftëra në ish-Jugosllavi, dhe kanë nevojë te demokratizohen. Unë besoj se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të bëhet në kurriz të normalizimit të këtyre njësive të veçanta, përkatësisht Serbi dhe Kosovë.

BTA: Si e shihni integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian?

Albin Kurti: Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është një proces që po ecën shumë ngadalë. Kjo për arsye se nga njëra anë, ne akoma nuk kemi liberalizimin e vizave, megjithëse kemi plotësuar të gjitha kriteret. Kurse nga ana tjetër, kemi pesë vende mosnjohëse: Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron. Unë planifikoj të punoj me këto shtete dhe t’i bind ato se nuk duhet t’i frikësohen pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj, dhe se nuk duhet ta krahasojnë veten e tyre me Serbinë e cila kreu gjenocid në pranverën e 1999-ës në Kosovë. Integrimi i Kosovës në BE është diçka që të gjithë njerëzit në Kosovë e duan, mirëpo unë njëherit e di që ne nuk do të futemi në BE, por nga vetja dhe brenda vetës, ne do të krijojmë vlera dhe standarde evropiane. Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, akoma e pa integruar në BE, nuk janë thjeshtë fqinjë të BE-së, meqenëse jemi të rrethuar nga BE-ja, dhe të gjitha këto gjashtë shtete duhet të përfshihen sa më shpejtë të jetë e mundur. Ballkani dhe BE-ja janë shumë të rëndësishëm për njëri-tjetrin.

BTA: Cili besoni se është roli i Bullgarisë në integrimin e Kosovës në BE?

Albin Kurti: Bullgaria është aleat i afërt, dhe në besojmë se mund të mësojmë shumë nga Bullgaria kur bëhet fjalë për integrim në Bashkimin Evropian. Qeveria jonë do të aplikojë për statusin e kandidatit, dhe unë shpresoj që të bashkëpunojë nga afër me Bullgarinë, si kur bëhet fjalë për integrimin në Evropë, por njësoj edhe kundrejt marrëdhënieve tona bilaterale, sepse unë mendoj se sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, ne mund të ndajmë dhe të shkëmbejmë shumë më shumë se deri tani. Ne i takojmë Evropës Juglindore, kemi histori të përbashkët, dhe besoj se ndajmë edhe qëllime dhe interesa të përbashkëta.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara