Lajmet

Theret disa herë deputeti britanik i partisë së Johnsonit

Ai është duke marrur trajtim në vendin e sulmit.

Published

on

Deputeti britanik i Partisë Konservatore në pushtet, Sir David Amess, është therur disa herë përderisa po mbante një takim, njoftoi policia.

Sky News raportoi se deputeti veteran, i cili e ka përfaqësuar vendbanimin Southend West që nga viti 1983, u sulmua në kishën “Belfairs Methodist”.

Në raportim thuhet se një burrë u fut në takim dhe e theri disa herë deputetin. Deputeti është duke marrë trajtim në vendin e sulmit.

Lajmet

Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Koreja e Veriut ka testuar një raketë gjatë vizitës së tij në Seul më 6 janar. Sipas tij, ky veprim i Phenianit është përkujtues për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Uashingtonit, Koresë së Jugut dhe Japonisë për t’iu kundërvënë Veriut.

Koreja e Veriut gjuaji një raketë balistike me rreze të mesme veprimi rreth mesditës, sipas kohës lokale, e cila fluturoi mbi 1.100 kilometra në lindje para se të binte në det, tha ushtria e Seulit.

Disa orë pas këtij testimi, Blinken gjatë një konference për media tha se ky veprim i Phenianit vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, përfshirë ndarjen në kohë reale të të dhënat për raketat, por edhe mbajtjen e stërvitjeve trepalëshe ushtarake.

Testimi i sotëm është përkujtesë për të gjithë ne se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë”, theksoi kryediplomati amerikan.

Blinken paralajmëroi kundër thellimit të raporteve mes Phenianit dhe Moskës. Ai tha se Uashingtoni beson që Rusia po synon që të ndajë hapësirën dhe teknologjinë e satelitëve me Korenë e Veriut në këmbim të ndihmës për luftën në Ukrainë, ku më shumë se 1.000 ushtarë të Koresë së Veriut thuhet se janë vrarë apo plagosur.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili përfundon mandatin këtë muaj, ka thelluar bashkëpunimin me Korenë e Jugut dhe Japoninë, pavarësisht mospajtimeve mes fqinjëve aziatik.

Si trazirat politike në Korenë e Jugut, ashtu edhe rikthimi në Shtëpinë e Bardhë i Donald Trumpit, kanë rritur pikëpyetjet nëse ky bashkëpunim do të vazhdojë.

Ligjvënësit në Korenë e Jugut kanë votuar muajin e kaluar për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol dhe e kanë pezulluar atë nga detyra, pasi më 3 dhjetor ai shpalli gjendje të luftës. Tani, Gjykata Kushtetuese është ajo që vendos nëse ai do të shkarkohet.

Nëse Yoon largohet nga posti i presidentit, zgjedhjet presidenciale do të mbahen dhe liberalët – që vlerësohet se mund të fitojnë – kanë qenë kritikë të përpjekjeve të Yoonit për partneritetin me Tokion.

Blinken tha po ashtu se përderisa Uashingtoni ka “shqetësime të thella” për veprimet e Yoonit, është i bindur se institucionet jugkoreane do t’ia dalin.

Ndryshe, lëshimi i raketës nga Pheniani ishte i pari që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, kur lëshoi të paktën shtatë raketa balistike me rreze të mesme veprimi.

Edhe është e paqartë se çfarë lloji të raketës ka testuar Koreja e Veriut, por ky shtet vitin e kaluar testoi një raketë që funksiononte me karburante të ngurta dhe Pheniani tha se ishte raketë hipersonike, e dizajnuar që të shmangë mbrojtjen kundërajrore.

Raketat me karburante të ngurta janë më të lehta dhe më të sigurta për të operuar, nuk kanë nevojë për shumë mbështetje logjistike dhe më vështirë detektohen nga sistemet e mbrojtjes./REL/

Continue Reading

Bota

Justin Trudeau pritet të shpallë dorëheqjen

Published

on

Kryeministri kanadez Justin Trudeau mund të shpallë dorëheqjen nga pozita e tij si lider i Partisë Liberale dhe kryeministër, pas nëntë vjetësh në detyrë, sipas burimeve të afërta me të. Edhe pse nuk është marrë ende një vendim përfundimtar, raportimet sugjerojnë se njoftimi mund të bëhet publik nesër, përpara një takimi të rëndësishëm të ligjvënësve liberalë.

Dorëheqja e tij pritet të krijojë një vakuum udhëheqjeje në partinë qeverisëse, në një kohë kur sondazhet tregojnë humbje të mundshme të rëndë për liberalët ndaj konservatorëve të opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

Burimet raportojnë se presioni ndaj Trudeau është shtuar ndjeshëm pas sondazheve të pafavorshme dhe thirrjeve publike nga anëtarë të parlamentit liberal që ai të largohet. Konfliktet e brendshme brenda kabinetit, përfshirë një përplasje me ish-ministren e Financave Chrystia Freeland mbi çështjet e shpenzimeve publike, si dhe problemet në politikat e imigracionit dhe tensionet ekonomike, kanë kontribuar në rënien e mbështetjes për Trudeau.

Nëse ai vendos të japë dorëheqjen, kjo mund të sjellë thirrje për zgjedhje të parakohshme, me qëllim krijimin e një qeverie të qëndrueshme që të përballet me sfidat aktuale politike dhe ekonomike, përfshirë marrëdhëniet me administratën e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Ndërkohë, zyra e kryeministrit nuk ka dhënë ende asnjë koment zyrtar lidhur me këto spekulime./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

​Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pas kontrollimit të valixhes së një personi janë gjetur 50 fishekë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku ka bërë me dije se nga i dyshuari është sekuestruar municioni.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek. Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Bota

Kushtet ekstreme të motit në Gjermani ‘paralizojnë’ trafikun

Published

on

Pjesë të mëdha të Gjermanisë janë përballur me reshje të dendura bore, shi të ftohtë dhe erëra të fuqishme që goditën vendin gjatë natës dhe vazhdojnë sot, raportoi Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD).

Linja ajrore kombëtare Lufthansa ka paralajmëruar për vonesa dhe anulime të fluturimeve në Gjermani, Austri dhe Zvicër, sipas raportimeve nga Deutsche Welle.

Në aeroportin e Frankfurtit, më të madhin në Gjermani, janë anuluar rreth 120 fluturime, ndërsa vonesa dhe probleme janë raportuar edhe në aeroportet e Mynihut dhe Shtutgartit.

Në sektorin hekurudhor, reshjet e borës dhe akulli kanë ndërprerë disa linja trenash, duke vështirësuar ndjeshëm udhëtimet në shumë rajone.

DWD ka lëshuar paralajmërime për akull në zonën midis Pyllit të Zi, Liqenit të Konstancës dhe pyllit bavarez. Qytetarët janë këshilluar të kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë në shtëpi, pasi akulli i padukshëm dhe rrëshqitës përbën rrezik serioz për shoferët dhe këmbësorët.

Deri më tani, në pjesën perëndimore të Gjermanisë janë raportuar dhjetëra aksidente trafiku si pasojë e kushteve të rënda të motit.

Meteorologët parashikojnë që kushtet ekstreme të motit të vazhdojnë edhe për disa ditë, duke krijuar sfida të mëdha për trafikun ajror, tokësor dhe për qytetarët në tërësi. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe ndjekje të udhëzimeve zyrtare./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara