Lajmet

Boris Johnson bën homazhe tek vendi ku u ther për vdekje deputeti britanik

Vrasja tragjike e Sir David Amess është shpallur një incident terrorist.

Publikuar

Kryeministri Boris Johnson dhe lideri i laburistëve Sir Keir Starmer kanë vizituar vendin ku një deputet u godit me thikë për vdekje.

Johnson dhe Starmer vendosën lule dhe në heshtje bënë nderimet e tyre në rrugën e qetë të banimit jashtë Kishës Metodiste Belfairs.

Vrasja tragjike e Sir David Amess është shpallur një incident terrorist, raporton Metro, përcjell Klankosova.tv.

Deputeti konservator, i cili përfaqësonte Southend West, u sulmua gjatë një operacioni në zonën zgjedhore.

Një 25 vjeçar, që besohet të jetë britanik me trashëgimi somaleze, është arrestuar nën dyshimin për vrasje.

Vdekja e mbështetësit 69-vjeçar veteran vjen vetëm pesë vjet pas vrasjes së deputetit të laburistëve, Jo Cox.

Lajmet

Çka tutje pas votimit në Asamblenë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE?

Pro anëtarësimit ishin 131 eurodeputetë, ndërkaq 29 ishin kundër.

Publikuar

nga

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me shumicë votash rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill. Pro anëtarësimit ishin 131 eurodeputetë, ndërkaq 29 ishin kundër.

Tutje faza finale për anëtarësim të plotë i takon ministrave të jashtëm të Këshillit të Evropës, që pritet të mbahet në maj.

Në këtë kontekst, ditë më parë ishte ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, që fazën përfundimtare të anëtarësimit e konsideroi si të vështirë për Kosovën.

Për një prononcim për UBTnews, ish-diplomati Sylë Ukshini thotë se deklarata e ambasadorit gjerman rezulton si një presion politik për qeverinë e vendit.

“Nëse e lexojmë mes rreshtave, dmth në kuptimin diplomatik kjo tregon që indirekt dëshirohet t’i bëhet një lloj presioni qeverisë të Kosovës, që të përshpejtojë çështjen e statutit, të Asociacionit, sepse është bërë e qartë që krahas zotimit me shkrim që e kanë bërë tre liderët sigurisht kërkojnë tashmë hapa konkretë. Deri në maj këta sigurisht do t’i kërkojnë qeverisë që të kaloj statutin në qeveri dhe të dërgojë në gjykatën kushtetuese”, deklaroi ai.

Por cilat janë gjasat që Kosova të mos e kalojë fazën finale në Këshillin e Ministrave?

“Ky është një moment i madh, ndoshta pak jemi gëzuar më tepër se sa që duhet, sepse unë mendoj që gëzimi dhe shampanja do të duhej të ngrihej në momentin kur anëtarësohemi, por unë mendoj që edhe bashkësia ndërkombëtare përkatësisht Bashkimi Evropian është para një momenti shumë të rëndësishëm, sepse mosanëtarësimi vital i Kosovës, unë mendoj që e godet për vdekje dialogun dhe i humb çdo kuptim për të vazhduar dialogu”, deklaroi ai tutje.

Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës që nga 12 maji i vitit 2022. Një prej përfitimeve direkte të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Një person nga Polonia akuzohet në lidhje me dyshimet rreth planit për të vrarë liderin ukrainas

Ai është akuzuar për “gatishmëri për të vepruar për inteligjencën e huaj kundër Republikës së Polonisë”.

Publikuar

nga

Një person nga Polonia është akuzuar lidhur me pretendimet se ka ndihmuar rreth planit rus për të vrarë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, sipas autoriteteve në Poloni dhe Ukrainë.

Ai është akuzuar për “gatishmëri për të vepruar për inteligjencën e huaj kundër Republikës së Polonisë”, një vepër që mbart deri në tetë vjet burg nëse ai shpallet fajtor, sipas prokurorëve që bëjnë të ditur për media.

Autoritetet polake pretendojnë se personi, i quajtur Paweł K, kishte për detyrë “të ndihmonte, ndër të tjera, në planifikimin nga shërbimet speciale ruse të një sulmi të mundshëm ndaj jetës së kreut të një shteti të huaj – Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky”.

Prokurorët thanë se personi ra dakord t’u jepte informacion spiunëve rusë për sigurinë në aeroportin Rzeszów-Jasionka, në Poloninë juglindore.

Autoritetet ukrainase thanë se zbuluan komplotin dhe u dorëzuan provat kryesore zyrtarëve polakë, të cilët më pas ndaluan të akuzuarit në territorin polak.

Prokurorët polak thanë më tutje se personi kishte kontaktuar me rusët “të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë”, megjithëse nuk ishte e qartë nga deklaratat zyrtare nëse ai kishte dorëzuar ndonjë informacion.

Megjithatë nuk është hera e parë që Ukraina pretendon se ka dështuar një përpjekje për të vrarë presidentin Zelensky, i cili është bërë figurë e përpjekjeve luftarake të vendit të tij dhe ka qenë energjik në grumbullimin e mbështetjes perëndimore.

Edhe më herët, presidenti i Ukrainës është përballur me disa përpjekje të njohura për t’i vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Stano paralajmëroi se Kosova do të përballet me pasoja nëse s’e zbaton atë.

Publikuar

nga

Bashkimi Evropian ka thënë të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër çështjet më kyçe dhe më urgjente, derisa u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritur në dialogun që blloku e ndërmjetëson mes tyre prej vitit 2011.

I pyetur se çfarë mund të bëjë BE-ja për ta bindur Kosovën ta themelojë Asociacionin në 11-vjetorin e arritjes së marrëveshjes së parë këtë çështje, zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, paralajmëroi se Kosova do të përballet me pasoja nëse s’e zbaton atë.

Kosova dhe Serbia arritën për herë të parë marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare ua paraqiti palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion. Palët, fillimisht, thanë se e pranojnë në parim, por nuk kanë bërë asnjë hap përpara.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e ka pranuar këtë draft-statut.

“Çështja e Asociacionit është një prej çështjeve më kyçe dhe më urgjente. BE-ja, por edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ishim shumë të qartë dhe mbetemi shumë të qartë ndaj autoriteteve të Kosovës, se duhet ta zbatojnë, sepse dështimi që ta bëjnë një gjë të tillë do të sjellë pasoja”, tha Stano, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për Marrëveshjen e Ohrit./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Borrell kërkon ndalimin e luftës në Gaza

Kryediplomati evropian po ashtu kërkoi që të ndalen luftimet në Gaza, në mënyrë që të mos vijë deri te përhapja e luftës në rajon.

Publikuar

nga

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka marrë sot në pjesë në takimin me ministrat e G7 në Capri. Ai ka thënë se nga ky takim edhe një herë është bërë thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët e përfshira në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Kryediplomati evropian po ashtu kërkoi që të ndalen luftimet në Gaza, në mënyrë që të mos vijë deri te përhapja e luftës në rajon.

“Ne përfunduam G7 mes raporteve për sulme në Lindjen e Mesme. G7 u bën thirrje edhe një herë të gjithë aktorëve të tregojnë përmbajtje maksimale. Ne duhet të ndalojmë luftën në Gaza dhe të shmangim zgjerimin e saj në pjesën tjetër të rajonit”, ka shkruar Borrell në X.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara