Sport

Theo: Messi nuk është i frikshëm

“Ne e dimë se Argjentina është një ekip i jashtëzakonshëm dhe ne duhet të jemi në maksimumin tonë”, shtoi ai.

Published

on

Theo Hernandez ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e Francës me rezultat 2-0 ndaj Marokut.

Kjo fitore ia hapi rrugën francezëve për të luajtur në finalen e Kampionatit Botëror, kundër Argjentinës.

Theo ishte realizues i golit të parë dhe pas ndeshjes e konsideroi si një mbrëmje të pabesueshme për suksesin e arritur.

“Një mbrëmje e pabesueshme, e dinim se ishte një ndeshje e vështirë, Maroku është një ekip i jashtëzakonshëm. Por ne fituam dhe tani duhet të mendojmë për finalen. Kemi pasur një muaj të jashtëzakonshëm dhe kemi punuar shumë për të arritur këtë, tani kemi kohë të rikuperohemi dhe të jemi 100% të dielën”, tha mbrojtësi i Milanit.

Në finale ndaj Argjentinës ai do të këtë përballë njëri nga lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messin, për të cilin Theo tha se ai nuk është i rrezikshëm.

“Jo, por ne e dimë se Argjentina është një ekip i jashtëzakonshëm dhe ne duhet të jemi në maksimumin tonë”, shtoi ai.

Sport

Tre shqiptarë të ftuar nga Murat Yakin te Zvicra për Ligën e Kombeve

Published

on

By

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën prej 25 lojtarësh për katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, Skocisë dhe Sllovenisë, ku ndeshja e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut do të luhet më 6 tetor.

Pjesë e këtij grumbullimi janë tre futbollistë shqiptarë: kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, si dhe mbrojtësi i Bragës, Adrian Bajrami.

Ky i fundit rikthehet te përfaqësuesja e Zvicrës pasi ishte grumbulluar për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Suedisë dhe Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Gruda ftohet nga Gjermania, përfshihet në listën e dytë të Kloppit

Published

on

By

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Jürgen Klopp, ka publikuar të enjten dy lista me futbollistët e grumbulluar për katër ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Në mesin e tyre është edhe futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, i cili është përfshirë në listën e dytë të përfaqësueses gjermane.

Gruda, 22-vjeçar, është huazuar te Leipzigu nga Brightoni dhe tashmë ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Lista e parë do të jetë në dispozicion për ndeshjet ndaj Holandës dhe Greqisë, ndërsa lista e dytë, në të cilën bën pjesë Gruda, është grumbulluar për sfidat ndaj Serbisë dhe Greqisë.

Për Jürgen Kloppin, kjo do të jetë ndeshja e parë në krye të “Panzerëve”, pasi ai u emërua përzgjedhës i Gjermanisë, duke zëvendësuar Julian Nagelsmannin, i cili u largua pas përfundimit të Botërorit.

D.L

Continue Reading

Sport

Pas 53 vjetësh, Sunderlandi rikthehet në Evropë me fitore, Xhaka shkëlqen

Published

on

By

Një natë për t’u mbajtur mend në Sunderland.

Në rikthimin e tij në garat evropiane pas 53 vjetësh, klubi anglez e nisi aventurën në Europa League me një fitore të madhe para tifozëve të tij në “Stadium of Light”.

Sunderlandi triumfoi 1:0 ndaj AZ Alkmaarit, në një ndeshje ku protagonist ishte edhe kapiteni Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar e luajti të gjithë takimin dhe me paraqitjen e tij ishte ndër lojtarët më të spikatur të ekipit vendas.

Heroi i mbrëmjes ishte Enzo Le Fée, i cili në minutën e 66-të realizoi nga pika e bardhë për t’i dhënë Sunderlandit tri pikët në ndeshjen e parë të fazës së ligës.

Pas më shumë se pesë dekadash mungesë, Sunderlandi u rikthye në Evropë me një fitore dhe një natë të paharrueshme për tifozët e tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Dion Kacuri merr ftesën e Kosovës, mesfushori i Zvicrës U21 zgjedh Dardanët

Published

on

By

Mesfushori 22-vjeçar, Dion Kacuri, ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, dhe pritet të jetë pjesë e “Dardanëve” në katër ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve.

Sipas burimeve të Telegrafit, Kacuri e ka pranuar pozitivisht ftesën e teknikut gjerman, duke bërë kështu hapin e madh drejt përfaqësimit të Kosovës në nivel senior.

Kacuri konsiderohet si një prej talenteve të futbollit zviceran. Ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Zvicrës U18, U19, U20 dhe U21, ndërsa në total ka regjistruar 18 paraqitje dhe tri gola.

22-vjeçari aktualisht është pjesë e Lustenaut në Austri, ku luan si i huazuar nga Baseli. Në këtë sezon ai ka bërë gjashtë paraqitje dhe ka shënuar një gol, duke qenë një prej futbollistëve më të spikatur të skuadrës.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr edhe vëmendjen e Franco Fodës. Përzgjedhësi i Kosovës ishte i pranishëm në tribunë gjatë ndeshjes ndaj Sturm Grazit, ku Kacuri u vlerësua me notën 7.3 nga “Sofascore”.

Ai aktivizohet kryesisht në pozitën e qendërmesfushorit, por mund të luajë edhe si numër 6 apo numër 10, duke i dhënë fleksibilitet në fazën ofensive dhe defensive.

Nga Zvicra e shihnin si pasues të Granit Xhakës

Kacuri ishte një futbollist shumë i vlerësuar në sistemin e Zvicrës, ku për një kohë ishte konsideruar edhe si një prej kandidatëve për të ndjekur gjurmët e Granit Xhakës në mesfushë.

Megjithatë, tashmë ai ka zgjedhur Kosovën dhe do të jetë një tjetër futbollist që kalon nga përfaqësueset zvicerane te “Dardanët”.

Kacuri ka luajtur më herët edhe me Leon Avdullahun te Baseli. Dy futbollistët kishin qenë bashkë në formacionin startues të klubit zviceran në vitin 2024, ndërsa tani mund të ribashkohen edhe me fanellën e Kosovës.

Lista e plotë e Kosovës pritet të publikohet në fund të kësaj jave.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë katër ndeshje brenda 14 ditësh. Fillimisht, më 24 shtator, Kosova përballet me Irlandën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë udhëton në Austri.

Më 1 tetor, Kosova do të luajë ndaj Izraelit në Hungari, ndërsa cikli mbyllet më 4 tetor në Prishtinë, sërish ndaj Austrisë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara