Lajmet

Thënie të urta nga Islanda

Published

on

Mos pyet “sa vjeç je”, por “çfarë shëndeti ke”.

Armët e grave janë: gjuha, thonjtë dhe lotët.

Në demokraci shteti dhe qytetari barazohen, janë një dhe kanë një fat, kurse në diktaturë shteti është një vegël e pushtetarëve politikë dhe armik i popullit.

Nëse i veni një çmim të vogël vetes, të jeni të sigurtë se bota nuk do ta rrisë çmimin.

Mënyra më e mirë të dalësh me sukses në këtë botë, është të veprosh sipas këshillave që u jep të tjerëve.

Nga deti më e madhja pasojë është dielli, nga dielli më e madhja pasojë është shpirti, nga dashuria më e madhja pasojë është vuajtja shpirtërore.

Nuk është e bukur gruaja e bukur, por ajo që na pëlqen.

Kur qesh, të gjithë të shohin, kur qan, asnjë s’të vë re.

Kur vdes një plak, bota ka humbur një biblotekë.

Marinari i mirë njihet në kohë fortune.

Jeta është një shkollë ku janë shumë të pakët ata që marrin nota të mira.

Jetoni bashkë si vëllezër dhe bëni biznes si të panjohur.

Natyra, koha dhe durimi janë tre mjekët e mëdhenj.

Ju lutem, vëreni trurin tuaj në veprim përpara se të filloni të veni gojën në funksionim.

Kam qenë fatkeq në të dy martesat e mia: gruaja e parë është shkurorëzuar nga unë, kurse e dyta, nuk dëshiron ta bëjë këtë.

Këmbana fton për në kishë, por vetë s’shkon kurrë.

Kujdesuni për tokën, dhe ajo do të kujdeset për ju.

Kulmi i marrëzisë është kur babai yt të shpjegon se prejardhjen e ke nga majmuni.

Kur ligji s’është më ligj, shteti s’është më shtet.

Kur linde ti qave, por qeshën të tjerët. Jeto në mënyrë të tillë që, kur të të vijë vdekja, të shkosh i qeshur dhe të tjerët të qajnë për ty.

Fundin e kuletës e fundin e mendjes mos e trego kurrë.

Gjërat që prindërit nuk i kanë mësuar nga përvoja, mund t’i mësojnë nga fëmijët e tyre.

I dituri nuk pranon asgjë të paprovuar.

I maturi në të ngrënë është mjek i vetvetes.

I mençuri nuk i thotë të birit mos gabo, por gabo sa më pak.

Jeta është një gjë e madhe e përbërë prej gjërash të vogla.

Drejtoje drurin sa është i njomë.

Është më e lehtë të zësh miza me mjaltë se me uthull.

Fjalët e njëjta, kanë kuptime të ndryshme, te njerëzit e ndryshëm, te njerëzit e njëjtë, në kohë të ndryshme.

Fjalët gushëlluese të përdorura me vend dhe në çastin e duhur, janë ilaçi më i vjetër i njerëzimit.

Francezët kanë pasion për revolucionin, por apati për ndryshim.

Çdo vit e më tepër nevojitet më pak kohë për të kapërcyer Atlantikun dhe, më shumë kohë për të vajtur në punë.

Dallimi në mes të të mençurve dhe budallenjve nuk qëndron aty, se te mençurit nuk gabojnë., – ata vetëm nuk i përsërisin të njëjtat gabime.

Dashuro për të jetuar dhe urre për të mbijetuar.

Defektet janë si aromat: i ndien vetëm ai që është afër, jo ai që i bart.

Dobësitë e të rriturve varen nga ndërtimi i gabuar i marrëdhënieve nënë-fëmijë.

Arsimimi është që ju të mësoni mjaft rreth asaj sesa pak ju dini.

Atyre që ndërtojnë kështjella në ajër, jeta u merr qira të madhe.

Besimi dhe nderimi janë dy shtylla themelore të dashurisë, pa të cilat ajo nuk mund të qëndrojë; sepse pa nderim dahsuria s’ka asnjë vlerë dhe pa besimin dashuria s’është e lumtur.

Besimi i tepruar ndonjëherë mund të jetë marrëzi, mirëpo mosbesimi i tepruar gjithnjë është fatkeqësi.

Bëhu më i mirë nëse nuk bëhesh dot më i ditur.

Çfarë fiton një njeri që fiton botën, por humb shpirtin?!

Ai që me lot i njomë ndjenjat, mund ta ruajë dinjitetin.

Ai që pikturon lulen, nuk pikturon aromën.

Ajo që flitet – i dedikohet momentit aktual. Ajo që shkruhet – i dedikohet ardhmërisë.

Ajo që kërkohet e thuhet në gjuhën zyrtare në vendet diktatoriale, të deklaruara e të maskuara, është aq në kundërshtim me atë që ekziston në të vërtetë, sa që njeriun me ndjenja e shpirt një gjendje e tillë e torturon.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara