Kulturë

Thënie motivuese kur jeni në depresion

Published

on

“Për mbi 20 vite kam luftuar me depresion kronik. Përveç dietës dhe ushtrimeve fizike, ndihmës nga doktorët dhe lidhjeve të shëndetshme me tjerët, unë kam mësuar se edhe fjalët motivuese mund të jenë armë e fuqishme në luftën kundër depresionit. Përderisa medikamentet mund ta shërojnë trupin, fjalët motivuese mund ta shërojnë shpirtin”, ka shkruar Seth Adam Smith.

Më poshtë, jua sjellim 15 thëniet, të cilat e kanë ndihmuar Smith në betejën e tij kundër depresionit:

“Shërimi nga depresioni kërkon angazhim të gjatë sa vet jeta. Këtë angazhime kam bërë për hatrin e jetës sime dhe për hatrin e atyre që më duan” – Susan Polis Schutz

“Porsa të zgjidhni shpresën, çdo gjë është e mundur” – Christopher Reeve

“Një margaritar është një gjë e bukur e cila prodhohet nga një jetë e lënduar. Është loti i cili rezulton nga lëndimi i një goce deti. Thesari i qenies tonë në këtë botë gjithashtu shkaktohet nga një jetë e lënduar. Nëse nuk do të ishim lënduar, atëherë nuk do të kishim mundur ta prodhojmë margaritarin” – Stephan Hoeller

“Karakteri nuk mund të zhvillohet në lehtësi dhe heshtje. Vetëm përmes eksperiencës dhe vuajtjes një shpirt mund të forcohet, ambiciet mund të lindin dhe suksesi mund të arrihet” – Helen Keller

“Një qëndrim pozitiv ju jep pushtet mbi rrethanat, në vend se rrethanat të kenë pushtet mbi ju” – Joyce Meyer

“Nëse vetëm do të mund ta dinit sa të rëndësishëm jeni në jetën e atyre që i takoni; sa të rëndësishëm mund të jeni te personat të cilët as që mund t’i keni ëndërruar. Gjithmonë ekziston diçka nga vetja juaj të cilën do ta lini në çdo takim me një person tjetër” – Fred Rogers

“Atë çfarë shushunja e quan përfundim të botës, ‘mjeshtri’ e quan flutur” -Richard Bach

“Mbajeni veten të zënë nëse dëshironi ta shmangni depresionin. Për mua, mungesa e aktivitetit është armiku i vërtetë” – Matt Lucas

“Ndonjëherë gëzimi juaj është burim i buzëqeshjes, por ndonjëherë buzëqeshja juaj mund të jetë burimi i gëzimit tuaj” – Thith Nhat Hanh

“Ndoshta njëherë duhet të njoftoheni me errësirën para se ta vlerësoni dritën” – Madeleine L’Engle

“Humori i mirë është forcues për mendjen dhe trupin. Është kundërhelmi më i mirë i shqetësimit dhe depresionit. Është aset biznesor. I tërheqë dhe i mbanë miqtë. I ndriçon pengesat e njerëzve. Është rrugë direkte për në qetësi dhe kënaqësi” – C. S. Lewis

“Ekzistojnë gjëra shumë, shumë më të mira në të ardhmen sesa ato që i kemi lënë pas” – Greenville Kleisser

“Shkalla më e madhe e qetësisë së brendshme vjen nga zhvillimi i dashurisë dhe mëshirës. Aq më shumë që kujdesemi për lumturinë e tjerëve, aq më e madhe është ndjesia jonë e mirëqenies” – Tenzin Gyatso.

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara