Kronikë e zezë

Tetë vjet burgim e 2.200 euro gjobë për vjedhje të rëndë

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit J.B. A.H., Ç.L. dhe A.L.. shtetas të Republikës së Kosovës, Të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale të kryer në bashkëkryerje dhe vazhdim vjedhje e rëndë nga neni 315 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë nga neni 315 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1, lidhur me nenin 77 nenin 28 të KPRK-së, veprën penale të kryer në bashkëkryerje cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve nga neni 197 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjyqtari individual i Divizionit Penal Burim Çaka, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin J.B. për veprat penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijedyqind (1.200) euro; të pandehurin A.H. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti e tridhjetë (30) ditëve dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind (400) euro; të pandehurin Ç.L. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti e tridhjetë (30) ditëve dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind (400) euro; dhe të pandehurin A.L. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe dënim me gjobë në shumë prej dyqind (200) euro.

Të pandehurit akuzohen se gjatë vitit 2020 – 2021, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer dymbëdhjetë (12) vjedhje të rënda, përkatësisht të pandehurit në vende dhe kohë të ndryshme kryesisht në shtëpi, lokale dhe ordinanca, pas marrëveshjeve paraprake në mes tyre, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme që vetës t’i sjellin dobi pasurore, me përdorimin e forcës dhe duke eliminuar pengesat, kanë arritur të vjedhin një televizor “Samsung”, cigare në vlerë prej treqind (300) euro dhe gjashtëdhjetë (60) euro para të metalta; tridhjetë (30) telefona të markave të ndryshme në vlerë prej dymijë (2.000) euro; një çantë ngjyre e zezë me vlerë të pa përcaktuar nga i dëmtuari, një palë rroba (trenerka) dhe stoli ari në vlerë prej njëqind (100)euro; një shumë të hollave të metalta prej 40-50 euro; një shumë të hollave të metalta prej 10-15 euro;  një (1) sef  të metaltë në vlerë prej pesëdhjetë (50) euro, një gotë në të cilën kanë qenë të vendosura dyqindegjatëdhjetepesë (265) euro; sasi të llojeve të ndryshme re cigareve dhe një sef të metaltë ku brenda kane qenë të vendosura shuma prej peqind (500) euro; tetëdhjetë litra vaj ushqimor me vlerë prej njëqind (100) euro, dymbëdhjetë (12) pako çaj nga një kg në vlerë prej shtatëdhjetepesë (75) euro, detergjent për rroba ku nuk është përcaktuar sasia dhe vlera; një sopatë dhe një toster vlera e pa-përcaktuar; një komplet thika dhe një palë këpucë; një lap-top  me vlerë prej dyqind (200) euro. 

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Continue Reading

Vendi

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

lajme

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara