Lajmet

Tetë vitet e fundit më të ngrohtat që kur ka filluar regjistrimi i temperaturave

Kjo sipas Copernicus Climate Change Service.

Published

on

Tetë vitet e fundit ishin më të ngrohtat e regjistruara edhe pas ftohjes së shkaktuar nga La Nina, tha këtë javë shërbimi i monitorimit të klimës në Bashkimin Evropian.

Temperaturat mesatare përgjatë vitit 2022 – të cilat panë një numër fatkeqësish natyrore të paprecedenta dhe vdekjeprurëse nga ndryshimet klimatike – e bëjnë atë vitin e pestë më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në shekullin e 19-të, sipas Copernicus Climate Change Service.

Pakistani dhe India veriore u dogjën nga një valë e nxehtë pranverore dymujore me temperatura mbi 40 gradë Celsius (104 gradë Fahrenheit), kurse Pakistani u pushtua nga përmbytjet që mbuluan një të tretën e vendit.

Franca, Britania, Spanja dhe Italia vendosën rekorde të reja të temperaturës mesatare për vitin 2022, me Evropën në tërësi që do të ketë vitin e dytë më të nxehtë ndonjëherë, tha Copernicus në një raport vjetor.

Valët e të nxehtit në të gjithë kontinentin u ndërlikuan nga kushtet e rënda të thatësirës.

Temperaturat evropiane janë rritur me më shumë se dyfishi i mesatares globale gjatë 30 viteve të fundit, me rajonin që tregon shkallën më të lartë të rritjes nga çdo kontinent në glob.

“2022 ishte një vit tjetër i ekstremeve klimatike në të gjithë Evropën dhe globalisht”, tha në një deklaratë nënkryetarja e Copernicus Climate Change Service, Samantha Burgess.

Zona të mëdha të Lindjes së Mesme, Kinës, Azisë Qendrore dhe Afrikës Veriore panë gjithashtu një ngrohtësi të paprecedentë gjatë gjithë vitit 2022.

“Asnjë shenjë ngadalësimi”
Kina dhe Evropa Perëndimore raportuan ndikime negative në bujqësi, transportin lumor dhe menaxhimin e energjisë në lidhje me kushtet e motit.

Rajonet polare të Tokës gjithashtu përjetuan temperatura rekord vitin e kaluar.

Stacioni i largët i Vostokut thellë në brendësi të Antarktidës Lindore arriti një temperaturë relativisht të butë minus 17.7C, më e ngrohta e matur ndonjëherë në historinë e tij 65-vjeçare.

Në skajin tjetër të globit, Grenlanda përjetoi temperatura të shtatorit 8 gradë Celsius më të larta se mesatarja, duke përshpejtuar shkrirjen e shtresave të akullit që është bërë një kontribues kryesor në rritjen e nivelit të detit.

Vitet më të nxehta të regjistruara në nivel global deri më tani janë 2016, 2020, 2019 dhe 2017, sipas Copernicus.

Përqendrimet atmosferike të dy gazeve kryesore serrë që nxisin ngrohjen globale – dioksidi i karbonit (CO2) dhe metani (CH4) – gjithashtu vazhduan një rritje prej dekadash në nivele rekord.

Nivelet e CO2 u rritën në 417 pjesë për milion – niveli më i lartë në mbi dy milionë vjet. Metani u rrit në 1,894 pjesë për miliard në nivele të papara në 800,000 vjet.

“Përqendrimet atmosferike po vazhdojnë të rriten pa asnjë shenjë ngadalësimi”, tha Vincent-Henri Peuch, drejtor i Copernicus Climate Change Service./UBTNews/

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara