Lajmet

Tetë ushqime dhe pije që qetësojnë si me magji fytin e acaruar

Lexoni cilat janë ato.

Published

on

Kur kemi probleme me fytin, zakonisht hamë shumë pasi e kemi të lënduar fytin, por disa ushqime janë shumë të rëndësishme pasi lehtësojnë dhimbjet, zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë sistemin imunitar gjithashtu.

Më poshtë lexoni për tetë ushqimet më të mira kundra fytit të acaruar: ato janë të gjitha qetësuese, të lehta për t’u përtypur dhe të pasura në nutrientë.

Kasatat me fruta

Ato ofrojnë një lehtësim të menjëhershëm. Zgjidhni brande me fruta natyrale dhe jo ngjyrues e shije artificiale. Në këtë mënyrë, përveçse shmangni sheqernat e shtuara merni edhe antioksidantë. Ju mund t’i përgatisni edhe vetë në shtëpi duke blerë disa forma dhe duke krijuar kasata me fruta si boronicat, kivi, shega apo dhe perime si spinaqi e domatet. Lëngu i qershive është gjithashtu një përbërës i zgjuar pasi lehtëson inflamacionin dhe ju ndihmon të qetësoheni falë melatoninës.

Supë me hudhër, shafran Indie dhe piper të zi

Supa e ngrohtë është shumë komode dhe avulli ndihmon në lehtësimin e kongjestionit kur jeni të bllokuar. Gjithashtu supat me perime sigurojnë nutrientë e antioksidantë dhe janë një mënyrë e mirë për të shtuar përbërës si hudhra e cila është inflamatore, antivirale e antibakteriale, apo shafrani i Indisë i cili lufton inflamacionin falë prezencës së kurkuminës. Kurkumina funksionon më mirë në prani të piperinës e cila gjendet tek piperi i zi, kështu që mos e harroni dhe këtë të fundit.

Pure patatesh të ëmbla me kanellë

Patatet e ëmbla forcojnë imunitetin në dy mënyra: përmes vitaminës A dhe vitaminës C.  Ato përmbajnë gjithashu inflamatorë e antioksidantë që focojnë imunitetin dhe duke i shtypur në formë pureje, qetësoni fytin e lënduar. Kanella shton shijen, por gjithashtu është një burim antioksidantësh dhe forcon imunitetin duke e mbrojtur nga viruset, bakteret dhe kërpudhat.

Çaj kamomili me limon

Çaji i kamomilit ka përbërës anti-inflamatorë, gjithashtu na ndihmon të bëjmë një gjumë të mirë i cili është thelbësor kur jemi të sëmurë. Nëse keni kollë, benefitet antispasmatike të kamomilit mund t’ju qetësojnë. Shtoni pak limon të freskët për një bonus vitamine C dhe antioksidantësh.

Xhinxher

Xhinxheri i freskët është një anti-inflamator i fuqishëm. Gjithashtu lufton të përzierat, forcon imunitetin, dhe ka veti anti-virale e antibakteriale. Qërojeni, grijeni imët dhe përdoreni tek kasatat me fruta, çaji me mjaltë, tërshëra, patatet e shtypura ose smoothiet.

Mjalti

Nëse fyti juaj i acaruar shoqërohet me kollë, mjalti mund t’ju vijë gjithashtu në ndihmë. Jo vetëm që ka veti antibakteriale dhe  anti-inflamatore, por ka dhënë provat edhe si një medikament kundër kollës. Zgjidhni mjaltë organik ose mjaltë Manuka me origjinë nga Zelanda e Re, i cili sipas një studimi, ndalon riprodhimin e virusit të gripit. Përdoreni në çajra, tërshërë, pure patatesh, smoothie etj.

Tërshërë me banane të shtypura

Antioksidantët dhe magnezi që gjenden tek tërshëra ndihmojnë në uljen e inflamacionit kurse zinku përshpejton procesin e shërimit dhe forcon imunitetin. Tërshëra gjithashtu është e lehtë për t’u tretur dhe ashtu si supa, krijon një bazë ku mund të përdorni përbërës të ndryshëm të shëndetshëm. Në këtë rast, do të përdorim bananet e shtypura të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë. Gjithashtu mund të shtoni pak mjaltë, xhinxher e kanellë. Hajeni të ngrohtë, të përizer me ujë të nxehtë ose lëreni gjithë natën të zhytur në qumësht bajamesh me fruta dhe erëza e konsumojeni në mëngjes.

Smoothie-t

Një smoothie mund të kthehet lehtësisht në një vakt të plotë dhe të sigurojë proteina të shëndetshme, yndyra të mira dhe karbohidrate, vitamina, minerale e antioksidantë. Nëse keni mungesë oreksi, një smoothie ose dy në ditë ju ndihmojnë për të marrë nutrientët e duhur dhe qetësojnë fytin e acaruar: përdorni proteina pluhur, gjalpë bajmesh ose avokado, qumësht bajamesh ose ujë, fruta të ngrira, xhinxher, shafran Indie, piper të zi./neps.al

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara