Lajmet

Tetë të vdekur dhe 554 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Publikuar

Tetë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut, si dhe janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 210 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 7 mijë e 748./UBTNews

Lajmet

Wigemark: EULEX-i do të vazhdojë përkrahjen në sundimin e rendit dhe ligjit

Publikuar

nga

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit.

Me këtë rast, ministrja Gërvalla theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet çështjen e sundimit të ligjit si element i rëndësishëm edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave.

Nga ana tjetër shefi i EULEX-it, Wigemark, ka potencuar se do të vazhdojnë përkrahjen konkrete për institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve që janë afektuar nga mbyllja dy javëshe për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme tha se përmes këtij vendimi do të mbulohet 50 përqind e qirasë dhe pagës në sektorët që janë prekur nga mbyllja.

Krahas kësaj, ekzekutivi ka ndarë edhe rreth 5 milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policorë të angazhuar në përballjen me pandeminë COVID-19.

Qeveria ndau edhe rreth 3 milionë euro me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Emërohen anëtarët e ri të Bordit të Telekomit

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e bordit të drejtorëve të Telekomit.

Kryesues i Bordit u emërua Shpëtim Dobra, kurse anëtarë, Sanije Thaçi, Floria Jeliu, Mimoza Vila, Agim Muqaj dhe Remzi Kelmendi./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Agron Llugaliu emërohet drejtor i i Doganës

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës e ka emëruar Agron Llugaliun, drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, emërimi i Llugaliut u bë përmes një procesi transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Në tetor të vitit të kaluar ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte emëruar Bajram Rexhen, ushtrues detyre të drejtorit të Doganës së Kosovës./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara