Lajmet

Tetë të vdekur dhe 553 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

Tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), dhe Mitrovicë 1 rast (62 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se janë regjistruar 553 raste pozitive nga testimi i 3 mijë e 649 mostrave në 24 orët e fundit.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Prizren 32 raste, Lipjan 28 raste, Podujevë 25 raste, Vushtrri 23 raste, Gjilan 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Obiliq 19 raste, Klinë 9 raste, Pejë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Rahovec 4 raste, Ferizaj 3 raste, Istog 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Skenderaj dhe Viti 1”, njofton IKShPK.

Po ashtu janë shëruar edhe 534 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 65 mijë e 594, ndërsa raste aktive janë 11 mijë e 63./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?

Published

on

By

Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Ndërsa, gjatë këtij muaji, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 450.55 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.61 GWh ose 4,55 për qind më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërsa, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9,79%.

Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit)”, thuhet në raportin e Agjencia e Statistikave të Kosovës të publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin shtator 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë..

Ndësa, sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte rreth 599.92 mijë ton, ose 0,42 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Continue Reading

Lajmet

​Ushtria ruse humb edhe 1050 trupa të tjera në Ukrainë

Published

on

By

Humbjet luftarake të ushtrisë ruse në Ukrainë nga 24 shkurt 2022 deri më 22 nëntor 2024, arrijnë në afro 728.300 ushtarë, duke përfshirë edhe 1.050 trupa të tjerë të vrarë ose të plagosur në aksion gjatë ditës së kaluar.

Këtë e tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook , sipas Ukrinform.

Mbrojtësit ukrainas kanë shkatërruar gjithashtu 9,399 tanke armike (+1 ditën e kaluar), 19,156 automjete luftarake të blinduara (+13), 20,736 sisteme artilerie (+5), 1,254 sisteme raketash të shumëfishta lëshimi (+1), 1,004 sisteme të mbrojtjes ajrore ( +1), 369 avionë, 329 helikopterë, 19,260 ajrore pa pilot automjete (+1), 2,764 raketa lundrimi (+8), 28 anije luftarake/prerëse, 1 nëndetëse, 29,777 automjete motorike (+32) dhe 3,675 njësi të pajisjeve speciale (+1).

Continue Reading

Lajmet

​Asnjë aktivitet i organizuar për Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Published

on

By

Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongresin e Manastirit, është paralajmëruar të jetë festë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Megjithatë, Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave, nuk e kanë parë të rrugës të organizojnë asnjë aktivitet.

Të vetmin organizim për këtë ditë e ka organizuar Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Ky institut hapjën e Ditëve të Alfabetit e bëri me temën qendrore “Profili shumëdimensional i shkrimtarit Ismail Kadare”. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues politikë, anëtarë të korit diplomatik, akademikë, hulumtues shkencorë dhe familjarë të trungut të familjes Qiriazi.

Në fjalën e tij hyrëse, drejtori i institutit, Skender Asani, theksoi se Kongresi i Alfabetit ka shërbyer si një ngjarje unifikuese për shqiptarët dhe një urë komunikimi me fqinjët ballkanas e miqtë evropianë.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, e përshkroi këtë ngjarje si një hallkë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një kujtesë për përgjegjësinë që bartësit e funksioneve politike kanë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të RMV-së, Bllazhe Boev, u shpreh se përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore dhe se zhvillimi i larmisë gjuhësore në Maqedoni është vlerë që e pasuron vendin.

Ndërkaq akademiku Gëzim Hoxha, përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, theksoi simbolikën e Kongresit të Manastirit si një faktor përbashkimi kombëtar i cili vazhdon të shërbejë si një faktor kohezioni mes shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

Një pjesë e rëndësishme e manifestimit ishte përurimi i botimit të edicionit të pestë të Ditëve të Alfabetit nga kryeredaktorja dhe bashkëpunëtorja hulumtuese e ITSHKSH Hidajete Azizi, botim ky që përmbledh aktivitetet shkencore nga po ky manifestim vitin e kaluar.

Gjatë Ditëve të Alfabetit, nga 14 deri më 22 nëntor, studiues nga Tirana, Prishtina dhe vendi do të trajtojnë me qasje të ndryshme dhe unike figurën e Ismail Kadaresë, duke e analizuar nga këndvështrime të ndryshme dhe pritet që kjo ngjarje të ketë një përmbajtje të pasur dhe mjaft të veçantë.

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres.

Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Për shqiptarët e Maqedonisë kjo është ditë feste dhe nuk punohet, ndërsa në Manastir funksionon Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në të cilin gjenden rreth 56 fotografi të pjesëmarrësve dhe 230 dokumente në formë digjitale dhe në letër.

Continue Reading

Aktualitet

Trashëgimia e Prizrenit në filatelinë kosovare, emision i ri i pullave postare “Kalaja e Prizrenit”

Published

on

Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim një emision të ri pullash postare, që ka për temë “Kalaja e Prizrenit”. Ky emision vjen si një nderim dhe një vlerësim për një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të Kosovës, një trashëgimi e pasur që ka formuar identitetin kombëtar dhe kulturor të vendit. Pullat e reja postare synojnë të promovojnë vlerat e jashtëzakonshme kulturore të Kalasë së Prizrenit dhe rëndësinë e saj për trashëgiminë e Kosovës, si dhe të inkurajojnë ruajtjen e këtyre vlerave për brezat e ardhshëm.  

Kalaja e Prizrenit është një ndër ndërtimet më të lashta dhe më të rëndësishme të rajonit, me një histori që shkon më tej se periudha antike. Ajo ka qenë një pikë strategjike dhe një fortesë e rëndësishme për qytetin gjatë periudhave të ndryshme historike, duke përfshirë dominimin e Perandorive Romake, Bizantine dhe Osmane. Me muret e saj të forta prej guri dhe pozicionin e saj të jashtëzakonshëm gjeografik, Kalaja e Prizrenit ka mbrojtur qytetin dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e këtij rajoni, duke e bërë një simbol të fortë të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Kalaja nuk është vetëm një monument i së kaluarës, por një hapësirë e gjallë kulturore, ku zhvillohen aktivitete artistike dhe kulturore të ndryshme, si ekspozita, koncerte, festivale dhe ngjarje të tjera që lidhin të kaluarën me të tashmen. Ajo mbetet një pikë e rëndësishme për ruajtjen e traditave dhe kultivimin e artit dhe kulturës në Kosovë.

Ky emision i ri i pullave postare, i dedikuar Kalasë së Prizrenit, është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët, koleksionistët dhe bizneset të kontribuojnë në ruajtjen e këtij simboli të historisë dhe kulturës kosovare. Posta e Kosovës inkurajon të gjithë ata që merren me filatelinë të shfrytëzojnë këtë mundësi për të pasuruar koleksionet e tyre me një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit.

Në një kohë kur filatelia vazhdon të jetë një mjet i rëndësishëm për ruajtjen dhe përhapjen e vlerave kulturore, ky emision i ri i pullave postare do të mbetet një testament i përjetshëm i vlerave historike dhe kulturore të Kosovës, si dhe një kujtesë për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë për brezat e ardhshëm./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara