Shëndet

Tetë shenjat paralajmëruese të problemeve me mëlçinë

Verdhëza është njëra prej tyre.

Published

on

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm, që ndihmon në pastrimin e trupit, përthithjen e ushqyesve e shumë më tepër.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 8 shenjat paralajmëruese të problemeve me mëlçinë.

Verdhëza

Verdhëza ndodh kur pigmentet e lëngjeve biliare qarkullojnë në gjak. Ky problem vërehet më shumë tek të miturit por nuk përjashtohen as të rriturit.

Enjtja e kyçeve

Sa herë që shënohet një problem me mëlçinë apo edhe veshkat, graviteti shkakton akumulimin e lëngjeve në zonën e gjymtyrëve të poshtme siç janë këmbët.

Ndryshimet në oreks

Oreksi tek njeriu pëson luhatje si pasojë e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë këtu ato që prekin mëlçinë. Nëse mëlçia është në telashe, atëherë oreksi ikën.

Problemet me mëlçinë manifestohen edhe me rënien e peshës pavarësisht ushqyerjes normale.

Diarea

Diarea vërehet shpesh tek njerëzit me probleme me mëlçinë. Nëse bëhet fjalë për diare të vazhdueshme, nuk duhet ta injoroni.

Nxirjet në lëkurë

Mëlçia prodhon proteina të nevojshme për mpiksjen e gjakut.

Kur ky organ has vështirësi, atëherë nivelet e proteinës janë në rënie dhe nxirjet në lëkurë e gjakderdhja janë më të shpeshta.

Drobitja

Nëse ndiheni rregullisht të drobitur, atëherë mund të keni ndonjë problem me mëlçinë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, akumulimi i mbetjeve të ndryshme në mëlçi ul nivelet e oksigjenit dhe shkakton lodhje të vazhdueshme.

Dhimbje më shpatullën e djathtë

Kjo simptomë vërehet në rastet e tumoreve të mëlçisë. Kjo masë tumorale shkakton presion në nerva dhe dhimbje në shpatull.

Nuk është për t’u shqetësuar për çdo dhimbje shpatulle, por nëse dhimbja zgjat, mirë është të konsultoheni me mjekun.

Dhimbje në të djathtë të stomakut 

Nëse dhimbja buron në anën e djathtë të brinjëve, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek. Burimi i kësaj dhimbjeje mund të jetë ndonjë problem me mëlçinë.

Të vjellat

Kur mëlçia është në telashe, trupi e ka shumë të vështirë të përpunojë ushqimet dhe lëngjet.

Stresi në sistemin tretës është i jashtëzakonshëm ndërkohë që dhimbjet janë të forta. Stomaku enjtet dhe të vjellat përsëriten disa herë gjatë ditës.

Ndryshime në personalitet

Problemet me mëlçinë shoqërohen ne lëshimin e shumë toksinave në qarkullimin e gjakut, të cilat mund të arrijnë edhe në tru.

Njeriu mund të përballet me vështirësi në përqendrim, kujtesë dhe në gjumë. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara