Shëndeti

Tetë shenja se trupi juaj ka nevojë për vitaminë D

Një sistem imunitar i dobët.

Published

on

Vitamina D është një vitaminë e tretshme që ndikon shumë në sistemet e trupit tonë nga sigurimi i furnizimit me kalcium ndaj eshtrave tona deri tek forcimi i sistemit tonë imunitar.

Ne normalisht e marrim këtë vitaminë nga ushqimet, suplementet dhe rrezet e diellit, por kur diçka shkon keq dhe ne përballemi me mungesën e vitaminës D, sistemet tona të trupit mund të dëmtohen.

Djersitja e kokës

Ka një sërë simptomash që mund të tregojnë se niveli i vitaminës D është i ulët. Literatura shkencore e përshkruan djersitjen e tepruar tek të sapolindurit si një nga shenjat e hershme të mungesës së kësaj vitamine.

Një nga simptomat më pak të dukshme të mungesës së vitaminës D tek të rriturit është djersitja e tepërt e kokës në krahasim me pjesën tjetër të trupit.

Nëse koka juaj djersitet shumë kjo mund të lidhet me mungesën e vitaminës D në trupin tuaj dhe mund t’ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Dhimbja e kockave

Mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë aftësinë e trupit për të futur kalciumin në indet e kockave, të cilat mund të çojnë në osteomalacia ose dobësim të eshtrave.

Një mangësi e vitaminës D mund të shoqërohet me dhimbje të ndryshme muskulo-skeletore, në veçanti, me dhimbje të kockave tibiale dhe butësi.

Rekomandohet të siguroheni që po merrni përditë sasinë e nevojshme të Vitaminës D për të shmangur dhimbjen e kockave, frakturat e kockave dhe sëmundjet e lidhura me të si osteoporozën.

Dhimbje muskulore

Vitamina D prek jo vetëm eshtrat tona, por edhe muskujt tanë. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë dhimbje të forta muskulore, dobësi, masë të zvogëluar të muskujve dhe shërim të dobët të muskujve pas një aktiviteti fizik të fortë.

Nivelet e ulëta të vitaminës D gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje kronike të përhapura në trup, që është një nga simptomat kryesore të fibromialgjisë.

Një sistem imunitar i dobët

Vitamina D luan një rol të madh në mbështetjen e sistemit imunitar. Pa dijeni, mjekët filluan të përdorin këtë vitaminë për të trajtuar infeksionet shumë kohë më parë, para se të zbuloheshin antibiotikët.

Pacientët e tuberkulozit, për shembull, u dërguan në sanatoriume ku ata ishin të ekspozuar ndaj dritës së diellit, të cilat, siç mendonin mjekët, vriste drejtpërdrejt infeksionin.

Pra, nëse vuani nga infeksione të shpeshta virale, niveli i ulët i vitaminës D mund të jetë arsyeja.

Lodhja dhe dobësia

Shpesh tentojmë t’ia atribuojmë lodhjen dhe mërzinë me një mënyrë jetese të zënë ose me mungesën e gjumit. Megjithatë, rezulton se mungesa e vitaminës D në trup mund të përfshihet gjithashtu.

Një studim që vërejti efektin e plotësimit të vitaminës D tek pacientët me lodhje, tregoi një reduktim të ndjeshëm të simptomave të lodhjes pas normalizimit të niveleve të vitaminës D.

Shërimi i ngadaltë i plagëve

Një studim ka treguar se trajtim 12 javor të plotësimit me vitaminë D rezulton në një reduktim të ndjeshëm të plagëve në mesin e pacientëve me ulcera në këmbë të personave diabetikë.

Shkencëtarët besojnë se vitamina D kishte një efekt pozitiv në stabilizimin e niveleve të glukozës në gjak dhe kolesterolit në pacientët nën hulumtim.

Nëse plagët tuaja shërohen ngadalë (sidomos nëse keni diabet), kushtojini vëmendje nivelit të kësaj vitamine në trupin tuaj.

Humbja e flokëve

Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë humbjen e flokëve dhe mungesa e vitaminës D është një prej tyre. Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në një proces të dëmtuar të ciklit të rritjes së flokëve, hollimit dhe rënies së tyre.

Vitamina D luan një pjesë integrale në procesin e rritjes së flokëve në pikën e lindjes së flokëve dhe mund të përdoret si një shtojcë që synon trajtimin e humbjes së flokëve.

Ankthi dhe depresioni

Vitamina D është një vitaminë unike që ndikon shumë pjesë të trupit tonë, duke përfshirë edhe trurin. Pasi vitamina të merret përmes ushqimit ose të sintetizohet në lëkurën tonë, ajo liron neurotransmetues si dopaminën dhe serotoninën që ndikojnë në funksionimin e trurit.

Sipas shkencëtarëve, mungesa e vitaminës D mund të çojë në ankth, depresion dhe madje mund të lidhet me sëmundjet mendore duke përfshirë skizofreninë.

Nëse keni ndonjë nga shenjat e mungesës së vitaminës D, planifikoni një vizitë tek mjeku juaj i cili do të vlerësojë nivelin e kësaj vitamine në trupin tuaj dhe do t’ju përshkruajë dozën e nevojshme të vitaminës D.

Shëndeti

Katër rregulla të ushqyerjes për të qëndruar në formë

Published

on

Doktori Kurt Hong, që është profesor në Universitetin e Kalifornisë Jugore, ka thënë se për të qëndruar i ri njeriu duhet të konsumojë sa më shumë fruta, perime, e peshk. Ai ka rekomanduar gjithashtu që ushqimi të gatuhet në shtëpi në mënyrë që të shmangen ushqimet e shumëpërpunuara.

Doktori ka dekada që studion lidhjen mes ushqimit dhe jetëgjatësisë. Ai ndihmon pacientët të shmangin sëmundje si diabeti i tipt 2 dhe kanceri, por njëkohësisht, praktikon atë që predikon edhe për vete.

“Gjithmonë i them gruas në shaka: E bëj edhe për arsye egoiste. Po kërkoj gjithmonë mënyra për të qëndruar i ri”, ka thënë Hong për Business Insider.

Hong është 52 vjeç dhe baba i tre fëmijëve, por thotë se ndiehet shumë më i ri se mosha që ka.

“Trupi mund të të thotë se je 52, por ti mund të sillesh dhe të ndihesh si 35-vjeçar, ose anasjelltas”, ka shpjeguar ai.

Ai ndjek një model të thjeshtë ushqimi, bazuar kryesisht në dietën mesdhetare, të cilën e përshkruan si çelësin për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm.

Hani perime dhe fruta çdo ditë

“Këshilla ime numër një është: Hani frutat dhe perimet”, ka thënë Hong.

Ai thekson rëndësinë e fibrave që gjenden te bimët, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit, shëndetin e zemrës, mbrojtjen nga disa lloje kanceri dhe krijimin e një mikrobiome të shëndetshme në zorrë.

Një studim i vitit 2019 që ndoqi mbi 12,000 njerëz për 29 vjet, zbuloi se ata që hanin rreth 4-5 porcione bimësh në ditë dhe pak ose aspak mish të përpunuar, kishin 18-25 për qind më pak gjasa për të vdekur herët.

Konsumoni më shumë peshk, më pak mish të kuq

“Unë ha shumë peshk”, ka treguar Hong.

Ai preferon salmon të egër, ton albakor dhe halibut, të gatuar në furrë ose të zier, jo të skuqur. Peshku është i pasur me omega-3, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe ul rrezikun për Alzheimer dhe probleme mendore me kalimin e moshës.

“Edhe nëse nuk hani peshk çdo ditë, përpiquni ta konsumoni 2-3 herë në javë”, ka sugjeruar ai.

Mos e teproni me sasinë

Edhe nëse hani ushqime të shëndetshme, sasia ka rëndësi, paralajmëron mjeku.

“Mund të hash gjërat e duhura, por nëse ke peshë të tepërt, prapëseprapë ke inflamacion në trup që rrit rrezikun për sëmundje kronike”, ka thënë ai.

Hong përpiqet të ruajë ekuilibrin mes kalorive dhe përbërësve të dobishëm. Për shembull, mëngjesin mund ta fillojë me tre vezë të ziera, por konsumon vetëm të bardhat e dy prej tyre për të reduktuar kaloritë, pa humbur proteinën.

“Është çështje sasie dhe cilësie”, ka shtuar ai.

Gatuani në shtëpi për të shmangur ushqimet e shumëpërpunuara

Ushqimet e shumëpërpunuara janë të lehta për t’u gjetur dhe për t’u konsumuar, por sipas Hong, janë të lidhura me sëmundje të zemrës, diabet, kancer, depresion dhe vdekje të hershme.

“E kuptoj që është e pamundur t’i shmangësh plotësisht, janë kudo. Por përpiqem të përgatis ushqimin vetë sa më shumë që mundem”, ka thënë ai.

Continue Reading

Shëndeti

Kafeja jo vetëm që ju këndell, por ju ndihmon edhe kundër kësaj sëmundjeje

Published

on

Një filxhan kafe është thelbësore për mëngjesin e njerëzve. Për shumë prej tyre, janë të nevojshme disa filxhanë në ditë për të përballuar ditën.

Përveçse është mënyrë e mirë për t’u zgjuar, kërkimet kanë zbuluar se kjo pije mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2.

Studiues nga universitete në Korenë e Jugut përdorën të dhëna 149 publikime shkencore për të shqyrtuar efektet e kafesë në proceset metabolike që lidhen me zhvillimin e diabetit tipi 2.

Ata që pinë nga 3-5 filxhanë përfitojnë nga përbërje natyrale të quajtura polifenole. Studiuesit u përqendruan te pesë acide hidroksikinamike që gjenden në kafe dhe analizuan si ndikojnë në zorrët e holla, pankreas, mëlçi dhe inde tjera trupore.

U zbulua se konsumimi i përditshëm i kafesë së zezë ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, të ulë inflamacionin, të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, të ofrojë veti antioksiduese dhe të përmirësojë përpunimin e glukozës në trup.

Rezultatet ishin si për kafenë me kafeinë, ashtu edhe për atë pa, duke sugjeruar se përfitimet përfshirë ulje prej 20% deri 30% të rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2 te ata që pijnë kafe rregullisht, vijnë nga përbërje të tjera përveç kafeinës. Gjetjet u botuan në International Journal of Molecular Sciences.

Studiuesit shkruan:

“Kafja dhe përbërjet e saj bioaktive, përfshirë acidin klorogjenik dhe derivatet e tij hidroksikinamike… kanë potencial të rëndësishëm në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit të tipit 2.”

Zhaoping Li, profesoreshë e mjekësisë dhe drejtoreshë e Divizionit të Nutricionit Klinik në Universitetin e Kalifornisë, edhe pse nuk ishte pjesë e studimit, është shprehur se pajtohet me gjetjet e tij.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Forconi zemrën pa ilaçe, këshillat praktike për shëndet kardiovaskular

Published

on

Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, por shumica e tyre mund të parandalohen përmes stilit të shëndetshëm të jetesës.

Ja disa këshilla të thjeshta për të forcuar zemrën:

Aktivitet fizik i rregullt

Bëni të paktën 30 minuta ushtrime 5 herë në javë – ecje, not, biçikletë – për të përmirësuar qarkullimin dhe ulur tensionin.

Ushqehuni shëndetshëm

Zgjidhni ushqime me fibra, omega-3, fruta e perime. Shmangni yndyrnat e ngopura, ushqimet e përpunuara dhe sheqerin e tepërt.

Hiqni dorë nga duhani

Lënia e duhanit ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës, edhe në një kohë të shkurtër.

Menaxhoni stresin

Përdorni teknika relaksuese si joga, meditimi apo ecja në natyrë për të mbajtur zemrën të qetë dhe presionin e gjakut të qëndrueshëm.

Kontrolloni shëndetin rregullisht

Matni tensionin dhe kolesterolin herë pas here, pasi nuk japin shenja, por dëmtojnë zemrën në heshtje.

Flini mjaftueshëm

Gjumi 7–8 orë në natë ndihmon në ruajtjen e funksioneve të zemrës dhe balancimin e sheqerit në gjak.

Ruani peshën ideale

Mbipesha rrit rrezikun për sëmundje kardiake. Ushqimi i balancuar dhe lëvizja janë çelësi për peshë të qëndrueshme.

Me këto zakone, zemra juaj mund të jetë më e fortë dhe më e shëndetshme për një kohë të gjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Kur mund të jetë e rrezikshme “kërcitja” në qafë?

Published

on

Kërcitja në qafë, e njohur si krepitacion, shpesh është e padëmshme dhe lidhet me shpërthimin e flluskave të gazit në lëngun sinovial ose me fërkimin e tendinave dhe ligamenteve mbi kocka.

Ky fenomen bëhet më i shpeshtë me moshën dhe qëndrimin e keq të trupit.

Sipas kiropraktikut Dr. Andrew Bang nga Cleveland Clinic, kërcitja krijon ndjesi lehtësimi, pasi ul presionin në nyje. Shkaqet kryesore janë: presioni negativ në nyje, lëvizja e tendinave/ligamenteve dhe ndarja e fascias nga lëkura.

Kur duhet të shqetësohemi?

Nëse kërcitja shoqërohet me dhimbje, ënjtje, ngurtësi ose kufizim të lëvizshmërisë, mund të tregojë probleme si artriti, dëmtime të ligamenteve apo shtypje të nervave. Raste të rralla lidhen edhe me dëmtim të enëve të gjakut në qafë.

Ju bëjmë apel të keni kujdes me manipulimet kiropraktike, përdorimi i shpeshtë mund të dëmtojë stabilitetin e nyjeve, rekomandohet jo më shumë se një herë në javë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara