Lajmet

Tetë këshilla të vlefshme për nënat e reja

Më poshtë do t’ju listojmë disa këshilla bazë që do t’ju ndihmojnë të mësoheni me situatën.

Published

on

Nëse sapo jeni bekuar me një fëmijë dhe jeni mama pa eksperiencë, me shumë mundësi ndiheni tmerrësisht e lodhur nga e gjithë kjo dhe kërkoni një zgjidhje.

Më poshtë do t’ju listojmë disa këshilla bazë që do t’ju ndihmojnë të mësoheni me situatën.

  1. Qetësohuni: Merreni lehtë. Mendoni që bebja sapo ka ardhur në jetë dhe një mama e mbushur nga paniku dhe lodhja do të ishte një sfidë për të e jo qetësi.
  2. Çliroje veten nga disa prej përgjegjësive në lidhje me shtëpinë. Përpiqu që të paktën këtë periudhë të jesh vetëm “Mami”. Asgjë nuk do të ndodhë nëse një ditë nuk i hekuros të gjitha këmishat apo nuk i merr pluhurat.
  3. Fli!Fli!Fli! Në mundësinë e parë që të jepet, qoftë edhe disa minuta, fli! Sapo bebeja të këtë mbyllur sytë për të fjetur, flini dhe ju menjëherë bashkë me të. Mos humbni minuta duke thënë me vete “Tani s’do mundem të fle më kurrë si dikur”, por flini! Do ta vini re se do t’ju shtohet si energjia ashtu edhe qumështi. Gjithashtu do ta ndjeni veten shumë më mirë e të mbushur me pozitivitet.
  4. Pranoni çdo lloj ndihme: Lërjani beben për disa minuta mamasë, motrës, shoqes apo bashkëshortit dhe bëni një dush të ngrohtë, qetësohuni, masazhoni fytyrën tuaj me krem, apo krihini flokët me një model tjetër, dilni para pasqyrës dhe shikojeni veten të rigjeneruar.  Kjo jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni mirë, por do t’ju rrisë vetëbesimin.
  5. Bebeja në fakt nuk po qan!: Bebeja qan sepse nuk di forme tjetër të shprehuri, por në fakt ai ose ajo thjeshtë po ju kërkon diçka. Sidomos bebet e sapolindura, zakonisht kanë nevojë për përqafimin tuaj. Mos i dëgjoni të tjerët nëse ju thonë :” Mos e mëso ta mbash në krahë!”. Bebet ndonjëherë kanë nevojë jo vetëm për përqafimin por edhe për aromën tuaj. Kështu që, sa më shumë përqafime për të voglin tuaj, i cili ka nevojë për dashuri dhe përkujdesje.
  6. Mos kini shumë pritshmëri as nga vetja as nga foshnja juaj. Mësohuni me situatën. Ju jeni nënë e re dhe është normale që shumë gjëra të mos i dini. Kështu që, mos e fajësoni veten për çdo gjë dhe mos u demoralizoni. Foshnja gjithashtu sapo ka ardhur në një botë krejtësisht të re, jepini kohë të mësohet, kini durim dhe mos harroni se ai ka shumë nevojë për ju.
  7. Mos i kushtoni shumë rëndësi kritikave që ju vijnë nga të tjerët dhe krahasimeve që u bëjnë bebit tuaj me fëmijët e tyre. Çdo fëmijë është i ndryshëm nga të tjerët. Mund t’ju thonë se fëmijët e tyre flinin 8-orë pa ndërprerje, pinin qumështin pa naze, nuk sëmureshin kurrë, e të tjera si këto. Natyrisht do t’ju duket sikur bebja juaj është shumë grindavec e tekanjos, por jo. Askush nuk flet për mungesën e oreksit, të qarat pa fund e netët pa gjumë, kështu që sapo të dëgjosh fjalë të tilla, thjeshtë mos i kushto rëndësi. Më e mira do të ishte, që për disa kohë ti shmangësh bisedat me këto persona.
  8. E fundit por jo nga rëndësia “Falendero!“. Falëndero Zotin që të privilegjoi me mëmësinë dhe një dhuratë aq të bukur sa fëmija. Mos harro, se shumë të tjerë luten çdo ditë për një dhuratë si kjo.

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara