

Kuriozitete
Tetë gjërat që fëmijët nuk i harrojnë kurrë mbi prindërit e tyre
Koha kur i keni suprizuar është një prej tyre.
Published
2 years agoon
By
UBT newsNga Harley Manson
Është interesante të mendosh mbi gjërat që fëmija juaj do të kujtojë dhe ato që do të harrojë kur të rritet. Kujtimet tona janë kaq të rastësishme, por tek e fundit, ka disa gjëra që fëmija juaj nuk do t’i harrojë kurrë. Për mua një nga ato momente, ishte kur ime më hyri në dhomën time kur isha 9 ose 10 vjeç dhe më tha mua dhe motrës që të bëheshim gati.
Bëmë ashtu siç na tha, dhe të tria shkuam fillimisht të darkonim në një McDonald’s dhe më pas pamë një film në një kinema të hapur. Ishte një nga kujtimet më të mrekullueshme që kam, edhe pse ishte diçka kaq e thjeshtë dhe e rastësishme. Po ju çfarë lloj shenje po lini tek kujtesa e fëmijëve tuaj? Ja cilat janë 8 prej tyre:
1. Koha kur i keni surprizuar
Ashtu si kujtimi im dhe i motrës me mamin tonë, që na befasoi me kalimin e një mbrëmje të këndshme, edhe fëmijët tuaj do t’i kujtojnë gjërat e vogla që keni bërë për ta. Prandaj, sa herëqë keni mundësi, befasojini fëmijët tuaj.
2. Herët që i mësuat si të ishin të përgjegjshëm
Një moment tjetër i rëndësishëm që e mbaj mend, ishte kur nëna ime më detyroi të bëja gjëra që nuk doja, por që përfundimisht më bënë një njeri më të mirë kur u rrita. Ndërsa fëmijët tuaj mund të mos e pëlqejnë faktin që duhet të bëjnë disa punë në shtëpi, një ditë ata do t’ju falënderojnë që i keni bërë ata njerëz të përgjegjshëm.
3. Herët kur nuk keni apo keni kërkuar falje
Shpeshherë ne mendojmë se fjalët tona janë gjërat më e rëndësishme që duhet të kenëparasysh fëmijët tanë. Por ndonjëherë e teprojmë, dhe kjo s’duhet të na pengojë që të kërkojmë falje. Në fakt, si prind, duhet t’u kërkoni gjithmonë ndjesë fëmijëve tuaj, pasi po i mësoni ata të marrin përgjegjësi mbi vete.
4. Sa shumë u keni bërtitur
Të gjithë prindërit e ngrenë ndonjëherë zërin në shtëpi, dhe kjo është normale. Por në rast se bërtisni gjatë gjithë kohës, fëmijët tuaj nuk do ta harrojnë këtë. Dhe fatkeqësisht mund të përfundoni duke qenë një kujtim i trishtueshëm apo edhe traumatik për fëmijët tuaj.
5. Sa herë keni qenë prezent në jetën e tyre
Fëmijët e dinë se kush është vazhdimisht i pranishëm në jetën e tyre dhe kush jo. Ata mund të mos kuptojnë plotësisht tani, por kur të rriten do të kthejnë kokën pas dhe do të shohingjithçka shumë qartë. Prandaj sigurohuni që të jeni sa më shumë të pranishëm në jetën e fëmijëve tuaj.
6. Premtimet që i keni mbajtur ose jo
Kur i premtoni fëmijës tuaj diçka dhe nuk e mbani fjalën, ata do ta mbajnë mend këtë. Anasjelltas, nëse bëni një premtim dhe e mbani, do ta kujtojnë gjithmonë atë rast.
7. Mënyra se si veproni kur nuk ju sheh askush
Edhe kur nuk mund t’ju shohë askush tjetër, janë fëmijët tuaj që e bëjnë këtë. Nëse silleni shumë mirë dhe shfaqni integritet, fëmijët tuaj do ta mbajnë mend. Nëse e kaloni gjithë kohën tuaj duke abuzuar me ta, dhe duke i trajtuar si mbeturina, kjo është ajo që do t’u mbetet nëmendje.
8. Mënyra se si i keni bërë të ndihen
Nëse e bëni fëmijën tuaj të ndihet i dashur nga ju, të ndihet i sigurt dhe i plotësuar, kjo do të kujtohet prej tij. Nga ana tjetër, nëse vazhdimisht e përçmoni, kjo është ajo çfarë do të mbajë mend kur të rritet. / awareness – bota.al
Kuriozitete
Autizmi tashmë mund të zbulohet nga testi në një fije floku
Published
1 day agoon
July 5, 2025By
UBT News
Shkencëtarët kanë shpikur një test universal për autizmin tek foshnjat që përdor një fije floku.
Ai analizon mostrën për nivelet e metaleve si plumbi dhe alumini, të cilat janë më të larta te fëmijët autikë. Testi përfshin dërgimin e një mostre flokësh në laborator për analizë dhe u tregua se parashikonte autizmin me saktësi 81 për qind të kohës në një studim të rishikuar nga kolegët.
Shkencëtarët tjerë e shpallën testin si zhvillim ‘novator’ për gjendjen famëkeqe të vështirë për t’u diagnostikuar që prek 5.4 milionë amerikanë dhe 700,000 britanikë. Për shkak se nuk ka asnjë test standard për gjendjen, mjekët duhet të mbështeten në historinë e zhvillimit dhe sjelljen e fëmijës.
Për testin, shkencëtarët përdorin një lazer për të hequr shtresën sipërfaqësore të flokëve. Një lazer i dytë, më i fuqishëm, lëshohet më pas përgjatë flokëve, i cili merr matje në 650 pikë për çdo centimetër. Kjo gjithashtu e kthen fillesën në plazmë.
Kontrollon për substanca të lidhura me autizmin duke përfshirë metale; plumbi, kadmiumi, arseniku, zinku e bakri ndër të tjera. Hulumtimet e mëparshme kanë gjetur nivele të larta të të tre metaleve elementare në flokët e fëmijëve autikë. Rezultatet futen në program i cili kërkon modele që tregojnë autizëm.
Ata testuan metodën në fijet e flokëve të mbledhura nga 220 fëmijë japonezë kur ata ishin rreth një muajsh. Rezultatet u krahasuan me diagnozën klinike të autizmit, e përfunduar kur të rinjtë ishin rreth katër vjeç. Shkencëtarët zbuluan se testi i tyre identifikoi saktë autizmin në 394 raste (81 për qind e totalit).
Ai identifikoi autizmin në 96.4 për qind të fëmijëve dhe ia dha plotësisht të qartë 75.4 për qind që nuk kishin autizëm. Autizmi është diçka me të cilën njerëzit lindin, gjë që çon në funksionimin e trurit të tyre ndryshe nga ai i njerëzve të tjerë. Ata me këtë gjendje mund të luftojnë për të komunikuar, e kanë të vështirë të kuptojnë se si mendojnë ose ndihen të tjerët, ose shqetësohen dhe mërziten në situata të panjohura dhe ngjarje shoqërore.
Shkencëtarët nuk janë të qartë se çfarë e shkakton këtë gjendje, megjithëse mendohet se janë të përfshirë faktorë mjedisorë dhe gjenetikë.
Kuriozitete
6+ orë në telefon? Ekspertët thonë: përballesh me më shumë probleme financiare
Published
1 day agoon
July 5, 2025By
UBT News
Një studim i fundit sugjeron se personat që kalojnë më shumë se 6 orë në ditë në telefon janë më të prirur të përballen me vështirësi financiare, si të jetuarit nga një rrogë në tjetrën ose mungesa e kursimeve.
Ekspertët besojnë se kjo lidhet me të ashtuquajturën “zhvendosje kohe”, pra, orët e kaluara duke lëvizur nëpër rrjete sociale apo aplikacione zëvendësojnë kohën që mund të investohej në zhvillim profesional, edukim financiar apo ndërtimin e zakoneve të shëndetshme.
Në disa raste, përdorimi i tepërt i telefonit lidhet edhe me shpenzime impulsive apo ikje nga realiteti, çka e përkeqëson situatën financiare.
Megjithëse studimi nuk është ende i rishikuar shkencërisht, gjetjet mbështeten nga hulumtime të tjera që theksojnë se koha e pakontrolluar para ekranit mund të ndikojë negativisht në mirëqenien financiare dhe emocionale.
Kuriozitete
Studimi: Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat
Published
2 days agoon
July 4, 2025By
UBT News
Përveç kursimit të kohës dhe parave, ushqimi i ngrirë mund të kontribuojë në një sistem ushqimor më të qëndrueshëm.
Qëndrueshmëria luan rol më të madh në mënyrën si njerëzit blejnë, por a ndikon kjo në atë që blejnë në repartin e ushqimeve të ngrira?
Një anketë e re nga kompania më e madhe e ushqimeve të ngrira në Evropë sugjeron po. Gjysma e konsumatorëve evropianë po zgjedhin produkte ushqimore të ngrira për të zvogëluar shpërdorimin e ushqimit, sipas Nomad Foods, pronar i Birds Eye, Findus dhe markave të tjera shtëpiake, shkruan Euronews.
Sipas Organizatës Evropiane të Konsumatorëve, çdo vit në BE gjenerohen 59 milionë ton mbeturina ushqimore. Pra, sipas fjalëve të një gjigandi të supermarketeve në Mbretërinë e Bashkuar, çdo gjë e vogël ndihmon.
Si ndihmon ushqimi i ngrirë në uljen e mbeturinave?
Është e qartë se ngrirja e ushqimit e ruan atë për më gjatë, që do të thotë se duhet të hidhet dhe të blihet më pak. Kur ushqimi shkon dëm, nuk humbet ushqimi vetë, edhe burimet e përdorura në prodhim dhe transport, duke përfshirë karburantin, ujin, tokën, punën, plehrat dhe paketimin.
“Në vitet 2021-2022, mbeturinat ushqimore përbënin 18 milionë ton emetime të gazrave serrë në Mbretërinë e Bashkuar”, thotë Ben Ashmore, kreu i çështjeve të jashtme në FareShare, organizatë bamirëse që punon në gjithë industrinë për të ndihmuar në rishpërndarjen e ushqimit të tepërt.
“Duke rishpërndarë ushqimin e tepërt tek njerëzit dhe duke e bërë atë më të qëndrueshëm përmes ngrirjes, ne mund të ndihmojmë në uljen e mbeturinave ushqimore dhe emetimeve të lidhura me të, ndërkohë që ndihmojmë njerëzit në nevojë.”
Ka arsye pse njerëzit po mbështeten te frigoriferët, raporti i parë i Nomad Foods ‘Frozen in Focus’ tregon se qëndrueshmëria është faktor i spikatur.
Kuriozitete
Kina po kontrollon shiun me dronë: Teknologjia që “komandon” motin
Published
4 days agoon
July 2, 2025By
UBT News
Kina ka filluar zyrtarisht testimet për të kontrolluar motin dhe këtë po e bën përmes dronëve të teknologjisë së lartë që krijojnë reshje artificiale.
Në rajonin e thatë të Xinjiang, dronët lëshuan në atmosferë kimikate si jodidi i argjendit, duke stimuluar formimin e reve e rritjen e sasisë së shiut me 4%.
Sasia ishte e mjaftueshme për të krijuar stuhi të dendura, të afta të mbushnin dhjetëra pishina olimpike.
Kjo teknologji e re është pjesë e një plani të madh kombëtar, që synon të shtrihet në të gjithë vendin deri në fund të vitit 2025, me synimin kryesor të mbështesë bujqësinë dhe zonat që vuajnë nga thatësirat ekstreme.
Ndërsa Kina shkon drejt një epoke ku shiut mund t’i “komandohet”, ekspertët ngrejnë pyetje serioze mbi ndikimin afatgjatë të manipulimit të motit: Çfarë ndodh kur natyra i bindet teknologjisë?

Çmimet ndërkombëtare të UBT-së, një traditë mirënjohjeje e repsekti

Gol emocionues i Dembele, dedikim për Jota pas humbjes tragjike

Dështoi edhe tentimi i 42-të, Kuvendi ende pa kryeparlamentar

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me votim të hapur

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

Jamal Musiala pëson lëndim të rëndë në ndeshjen Bayern – PSG

Haradinaj reagon për deklaratën e Bekë Berishës: Do ta shohim kur të vijë momenti

Zemaj: Besojmë që VV do të gjejë mirëkuptimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Bogujevci: Votimi është obligim, opozita nuk duhet ta bllokojë procesin
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës