Kulturë

Test: Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin entuziasmues që ka për ju

Published

on

Ndaluni për një moment dhe shikoni fotot. Zgjidhni atë që ju tërheq më shumë dhe zbuloni mesazhin emocionues që ju sjell.

Nëse keni zgjedhur:

1. Çlirohuni nga bllokimet që ju pengojnë të arrini qëllimet tuaja

Tani jeni të rraskapitur dhe të hutuar. Përpjekjet tuaja nuk kanë qenë të suksesshme, nuk keni gjetur një zgjidhje për problemet tuaja. Ju keni vënë shumë kohë dhe energji në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por keni qëndruar të njëjtët.

Eshtë koha për t’u çlodhur, universi ju ofron mundësinë për të eleminuar problemet, pa marrë parasysh sa të mëdha janë ato. Ju jeni personi që krijoni rrethanat që rrethojnë jetën tuaj. Fotografia që keni zgjedhur thotë se keni ndihmë nga lart për të hequr qafe këto rrethana.

Për ta bërë këtë, humori juaj duhet të jetë më pozitiv. Engjëjt janë në anën tuaj dhe janë të gatshëm t’ju ndihmojnë. Hapni derën e zemrës suaj dhe besoni se liria hyn në jetën tuaj.

2. Jeta ju ofron një mundësi të re

Pas mësimeve të jetës vjen një periudhë rinovimi. Mësimet që keni marrë mund t’ju kenë shteruar, por sigurisht që ju kanë bërë më të pasur. Keni menduar se ajo që po bëni ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë, por tani sigurohuni që përvoja e fituar ju jep mundësinë për të korrigjuar gabimet që keni bërë.

Imazhi që keni zgjedhur tregon se është koha për të sjellë ajër të pastër në jetën tuaj dhe për të krijuar një rrugë rinovimi. Eshtë koha për të pastruar plagët e së kaluarës dhe për të përgatitur zemrën për përvoja të reja.

Çlirohuni nga e kaluara dhe përgatituni për jetën e re që do të vijë. Ajo që gjithmonë keni dashur thellë në shpirtin tuaj tani është në majë të gishtave.

3. Jeta do t’ju ​​mbush me ndjesi të reja dhe të këndshme

Jeta përbëhet nga ngjarje dhe përvoja të ndryshme. Imazhi që keni zgjedhur tregon se koha e kaluar për përmirësimin personal dhe punën për zhvillimin tuaj ka prodhuar rezultate të shkëlqyera.

Paqja dhe harmonia brenda jush janë pjesë e thelbit tuaj që ju jep liri dhe ju bën të ndjeni dashuri në tërësinë tuaj. Ka ardhur koha për zbulime dhe njohuri të reja.

Koha e kushtuar botës suaj të brendshme ka filluar të japë fryte, duke ju çuar drejt lirisë së shpirtit tuaj dhe nevojën për t’i kushtuar vëmendje asaj që meriton trupi juaj. Ka nevojë për vëmendje. Koha për të lëvizur përpara.

Magazinë

Ja kushtet që Chris Brown duhet të respektojë pas akuzës për sulm në Londër

Published

on

Chris Brown, 36 vjeç, është paraqitur sot në Gjykatën e Lartë të Southwark në Londër, për të dhënë deklaratën e tij lidhur me një sulm të dyshuar ndaj producentit muzikor Abraham Diaw, në një klub nate në shkurt 2023.

Sipas akuzës, Brown e ka goditur Diaw disa herë me shishe, dhe më pas e ka ndjekur në një zonë tjetër të lokalit ku e ka rrahur me grushta dhe shqelma, ndërsa viktima ndodhej i shtrirë në tokë. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe përshkruhet si “shumë serioze”.

Reperi amerikan është arrestuar në Manchester më 15 maj, disa orë pasi kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me avion privat.

Ai është liruar nga burgu me një kaucion prej 5 milionë paundësh, por me disa kushte të rrepta, përfshirë:

•Të qëndrojë në një adresë të përcaktuar në Mbretërinë e Bashkuar

•Të mos i afrohet klubit “Tape” në Londër

•Të mos kontaktojë viktimën, bashkëpandehurin apo dëshmitarët

•Pasaportën ta përdorë vetëm për lëvizje të lidhura me turneun

Nëse shkel ndonjë nga këto kushte, rrezikon të humbasë shumën e garancisë dhe të kthehet pas hekurave.

Seanca u zhvillua edhe në prani të bashkëpandehurit, reperit amerikan Omololu Akinlolu, 38 vjeç, me të cilin do të përgatitet procesi gjyqësor.

Continue Reading

Kulturë

21 qershori – Dita Ndërkombëtare e Muzikës

Published

on

Festa e Muzikës, e njohur gjithashtu si Dita Ndërkombëtare e Muzikës, është një festë globale që kremton muzikën dhe krijuesit e saj, duke promovuar kulturën muzikore si një gjuhë universale që bashkon njerëzit pa dallim moshe, kulture apo origjine.

Ajo zhvillohet çdo vit më 21 qershor, në ditën më të gjatë të vitit në hemisferën veriore, duke shënuar edhe fillimin e verës.

Festa e Muzikës është krijuar nga Jack Lang , ish- Ministër i Kulturës i Francës në 21 qershor 1981 dhe festohet në të gjithë botën në formën e një festivali muzikor.

Festa e parë e Muzikës u zhvillua në Francë dhe që prej herës së parë, festa e Muzikës është kthyer në një fenomen ndërkombëtar dhe festohet në të gjithë botën, në të njëjtën ditë, në më shumë se 460 qytete në 110 vende, përfshirë Francë, Gjermani, Itali, Egjipt, Siri, Marok, Afrikë e Jugut, Australi, Vietnam, Kongo, Kamerun, Mauritius, Fizhi, Kolumbi, Kili, Nepal, Japonia.

 

 

 

Continue Reading

Magazinë

Postoi një foto të thjeshtë, por Jennifer Lopez kritikohet ashpër

Published

on

Jennifer Lopez ka ndarë me ndjekësit disa foto të reja, ku shfaqet me një bluzë me mëngë të gjata në ngjyrë ulliri pastel dhe xhinse me bel të lartë. Siç duket, fotot janë shkrepur në shtëpi, ku ajo ka pozuar thjesht por me stil.

Flokët i kishte ndarë në mes dhe kishte zgjedhur t’i mbante të drejta, një stil i thjeshtë dhe elegant. Grimi ishte natyral, me nuanca të ngrohta, sy “smokey” dhe buzë në nuancë kafe.

Deri këtu, gjërat duken në rregull. Faqja e njohur “Hollywood Unlocked” publikoi fotot duke komentuar pamjen e këngëtares, me përshkrimin:

“Për JLo vitet ecin mbrapsht,” shkruhet në foto, duke vlerësuar bukurinë e saj.

Por komentet nuk ishin të gjitha entuziaste. Disa ndjekës shprehën dyshimet e tyre për vërtetësinë e fotove.

“Nuk duket kështu në realitet,” komentoi dikush.

“E gjitha është filter. Po ta shohësh nga afër në tapetin e kuq, nuk duket aspak kështu,” tha një tjetër.

Të tjerë shtuan:

“Përdor shumë filtra.”

“Duket shumë mirë për moshën, por e kemi parë edhe pa filtra.”

Shumë personazhe kanë mundësinë të ndryshojnë ose “përmirësojnë” pamjen, disa përmes ndërhyrjeve kozmetike, të tjera me filtra dhe aplikacione.

Lopez nuk ka pranuar asnjë ndërhyrje apo përdorim të tepruar të efekteve, ndaj shumica e fansave pajtohen që ajo duket shumë e bukur pavarësisht moshës.

 

Continue Reading

Magazinë

Nëse jeni në koncertin e Sabrina Carpenter duhet t’i fikni telefonat

Published

on

Sabrina Carpenter ka deklaruar se “absolutisht” do të merrte në konsideratë ndalimin e telefonave në koncertet e saj të ardhshme, pasi u detyrua të fikte vetë pajisjen e saj gjatë një koncerti ku ishte e pranishme si spektatore.

“Kjo me siguri do t’i mërzisë fansat, por absolutisht”, tha këngëtarja e hitit Espresso për revistën Rolling Stone. Carpenter filloi të mendojë për mundësinë që edhe fansat të largonin telefonat, pasi pa duon Bruno Mars dhe Anderson .Paak – Silk Sonic – ta bënin këtë gjatë një performance në Las Vegas.

“Ata më fikën telefonin”, tha ajo. “Nuk kam përjetuar kurrë ndonjëherë një koncert më të mirë. U ndjeva sikur isha kthyer në vitet ’70 – edhe pse s’isha as e lindur. Por me të vërtetë u ndjeva sikur isha aty”.

“Të gjithë këndonin, kërcenin, shikonin njëri-tjetrin dhe qeshnin”, shtoi ajo. “Ishte diçka vërtet, vërtet e bukur”.

“Unë jam rritur në epokën kur njerëzit i përdorin iPhone-et në koncert. Kjo tani më duket normale. Nuk mund t’i fajësoj njerëzit që duan të ruajnë kujtime”.

Fansat e Carpenter nuk duhet të shqetësohen për momentin. Këngëtarja e Manchild sugjeroi se nuk do të vendosë ndalimin e telefonave edhe për ca kohë.

“Varet se sa gjatë dua të jem në turne dhe në çfarë moshe do jem”, tha ajo me humor. “Zemër, hiquni ato telefona. Nuk keni pse zmadhoni fytyrën time”.

“Tani për tani, lëkura ime është e butë dhe e freskët. S’ka problem, por mos më zmadhoni kur të jem 80 vjeç në skenë”.

Deklaratat e Carpenter rreth telefonave shkaktuan reagime të ndryshme nga publiku.

Continue Reading

Të kërkuara