Aktualitet

Termokos: Përfundon sezoni ngrohës 2020/2021

Published

on

Pas plotësimit të kushteve klimatike për ndërprerjen e furnizimit me ngrohje, NP ‘’Termokos’’ Sh.A., ka përmbyllur sot sezonin ngrohës 2020/2021.

” NP “Termokos” po e përfundon njërin nga sezonat ngrohëse më të suksesshme deri më tani. Gjatë sezonit ngrohës 2020/2021 janë shënuar një varg suksesessh në shumë aspekte të funksionimit të ndërmarrjes”.

“Prodhimi i energjisë ngrohëse ka qenë për 15.7% më i lartë, ndërsa liferimi i energjisë termike ka qenë 20.5% më i lartë se në sezonin e kaluar. Edhe faturimi për sezonin 2020/2021 ka qenë mbi 10 % më i lartë se në sezonin paraprak”.

“Numri i konsumatorëve këtë sezon ngrohës është rritur për 688 konsumatorë të rinjë, me një sipërfaqe ngrohëse rreth 49 mijë m/2 më shumë se në sezonin e kaluar ngrohës.Përndryshe, ky është sezoni i pestë, në përfundim të të cilit, për shkak të motit të ftohtë dhe me kërkesë të konsumatorëve, furnizimi me ngrohje ka vazhduar edhe për 12 ditë shtesë”.

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mot me diell, vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas parashikimit, gjatë ditës vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje lokale të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5°C, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 20 deri në 24°C.

Do të fryjë erë nga e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Continue Reading

Të kërkuara