Lajmet

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.7 godet Greqinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është shënuar pas mesnate në Greqi.

Published

on

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 01:14 në zonën detare mes ishujve Nisuro dhe Tilo në Dodekanisa. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 14.4 km dhe 24 km në jugperëndim të ishullit Nisuros.

Sipas sizmiologëve, ka pasur një veprimtari sizmike muajin e kaluar në këtë zonë ndaj konsiderohet si tërmeti që është pasuar nga lëkundjet e mëparshme.

Nuk ka pasur dëme në ishujt pranë epiqendrës së tij për shkak se është zonë detare, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë Greqinë juglindore./TCH

Continue Reading

Lajmet

Reagimi i parë i Yamal: Plani i Zotit është perfekt, urime për Dembelen

Published

on

Pas humbjes në garën për “Topin e Artë 2025”, talenti i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka reaguar për herë të parë publikisht në rrjetet sociale.

Përmes një postimi të shkurtër, Yamal tregoi pjekuri dhe qetësi në këtë moment të rëndësishëm për karrierën e tij duke u shprehur se plani i Zotit është perfekt gjithmonë.

“Plani i Zotit është perfekt, duhet të ngjitesh për të arritur majën”, tha Yamal.

Edhe pse favorit për shumë analistë dhe tifozë, 18-vjeçari u rendit i dyti pas Ousmane Dembélé, i cili fitoi çmimin prestigjioz pas një sezoni fantastik me PSG-në.

Ai falënderoi jurinë për Kopa Trophy- çmimin që e nderon si futbollistin më të mirë nën 21 vjeç të cilin e fitoi për të dytin vit radhazi, duke e bërë të parin lojtar që arrin këtë sukses në mënyrë të njëpasnjëshme.

“I lumtur për Kopa Trophy x2 dhe urime për Dembélé për çmimin dhe sezonin e tij të shkëlqyer”, shkroi më tej Yamal.

Reagimi i tij vjen mes diskutimeve të shumta në mediat sociale dhe debateve për votimin e këtij viti, ku shumë figura të futbollit dhe tifozë ndjenë se Yamal e meritonte më shumë çmimin, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe përfaqësuesen spanjolle./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kupina goditet me shishe të çelqit, Salihu shoqërohet në polici

Published

on

By

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, njëkohësisht kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina gjatë seancës që është mbajtur në komunë në tentin për votimin e buxhetit 2026, është sulmuar me shishe të çelçit.

Siç dihet deri me tani Kupina është sulmuar nga asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, ndërkaq arsyeja e këtij incidenti ende nuk dihet.

Asambleisti i LDK-së, Sami Salihu është shoqëruar në stacion policor, ndërsa Kupina merr ndihmën mjekësore në autoambulancë në oborrin e komunës.

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, e cila ishte thirrur nga kryetari Përparim Rama, për miratimin e buxhetit për vitin 2026.

Grupi i asamblistëve të LVV-së më herët ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje, derisa kanë arsyetuar vendimin e saj duke thënë se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka dërguar për votim buxhetin në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsultim paraprak dhe duke i anashkaluar anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarët e Prishtinës./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Amir Rrahmani mund të jetë në formacion në ndeshje me Milanin

Published

on

Në fitoren 3:2 të Napolit të hënën ndaj Pisas, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, qëndroi në bankën e rezervistëve.

“Fantacalcio” ka shkruar se qendërmbrojtësi Rrahmani pritet të jetë startues ndaj Milanit, ndërkaq Napoli të dielën luan në udhëtim te Milani, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Serie A.

Qendërmbrojtësi pësoi lëndim të lehtë të muskulit të këmbës gjatë ndeshjes Zvicër-Kosovë, e luajtur më 5 shtator në Basel.

Rrahmani i mungoi kampionit në fuqi të Italisë edhe në dy ndeshjet e kaluara, ndaj Fiorentinas dhe ndaj Manchester City/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Policia e Kosovës po kryen operacione policore në disa lokacione

Published

on

By

Policia e Kosovës është duke kryer dy operacione policore të cilat përfshijë disa lokacione.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, derisa ka bërë të ditur se operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar.

Kelani tha se këto operacione policore po kryhen nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës me autorizim të prokurorisë.

Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të prokurorisë kompetente është duke i realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë disa lokacione në dy rajone të ndara. Operacionet policore janë duke u realizuar mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale të personave të dyshuar. Pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

KosovaPress ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Pejë për të marrë më shumë detaje, por ata thanë se nuk mund të japin informacione, pasi operacionet policore janë ende duke u zhvilluar./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara