Lajmet

Komuna e Prishtinës në “hall” me taksitë ilegale

Published

on

Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se janë konfiskuar numër i madh i tabelave të taksive ilegale. Ai tha se janë qindra e mijëra taksi që funksionojnë në Prishtinë me leje të komunave të tjera, për të cilat janë vendosur edhe patrulla nëpër stacione për të ndalur veprimtarinë e tyre.

“Janë qindra e mijëra taksi që funksionojnë me leje të komunave të tjera, të komunave përreth dhe që frekuentojnë nëpër Prishtinë, ne me ekipet tona të sektorit të rendit komunal shpeshherë i mbikëqyrim linjat e trafikut urban dhe vendosim patrullat tona nëpër stacionet e trafikut urban. Kësisoj arrijmë që të konfiskojmë një numër të madh të tabelave të këtyre taksive sepse kësisoj i përjashtojmë nga qarkullimi”, tha Tahiri.

Mes tjerash ai tha se për çdo ndalje të këtyre taksive, do u konfiskohet komplet vetura dhe nuk do iu kthehet deri sa të paguhet gjoba prej 100 eurove.

“Sa herë që ndalohet një taksi ilegal atij i konfiskohen ose tabelat, ose komplet vetura dhe deri në pagesë të gjobës prej 100 eurove ato nuk i kthehen. Ka muaj të tërë që aksioni antiCovid udhëhiqet nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës, dhe ata na ftojnë neve vetëm kur kanë nevojë për staf shtesë e kësisoj ne si inspekcion komunal ju kemi kthyer temave tona lokale, ashtu që të vendosim rend dhe rregull në kryeqytet, dhe sa herë që të ketë kërkesë qoftë nga Policia apo Agjencioni i Veterinës ne do të bashkohemi në atë aksion”, theksoi tutje ajo.

Si përfundim Tahiri përmendi edhe aksionet e ndryshme që janë duke i ndërmarrë për të cilat tha se nuk mund t’i zbulojnë pasi është ideja që shkelësit e ligjit të mos fshihen, por të merren masa në bazë të rregullave.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara