Aktualitet

Tërmeti i fuqishëm godet rajonin malor të Kalifornisë

Published

on

Një tërmet me madhësi 5.9 tronditi rajonin malor të Kalifornisë Veriore, afër kufirit me Nevadën.

Tani për tani, nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmtimin ose dëmin material, raporton theguardian.

Madhësia e matur fillimisht ishte 6.2 shkallë, me epiqendër në një thellësi prej 10 kilometrash, pranë qytetit të Walker, rreth 240 kilometra në lindje të kryeqytetit të shtetit të Sacramento, njoftoi Instituti Amerikan i Gjeologjisë.

Goditja kryesore u pasua nga një seri tërmetesh më të dobëta në rajonin e pjesës lindore të Sierra Nevada. Tërmeti preku San Franciscon, 322 km në lindje të epiqendrës dhe Carson City, kryeqyteti i Nevada.

Zyra e guvernatorit të Kalifornisë tha se, “megjithëse nuk ka asnjë informacion në lidhje me të plagosurit ose dëmet e shkaktuara deri më tani, situata po ndryshon shpejt dhe më shumë detaje do të dihen në orët në vijim”.

Tërmetet midis 5.5 dhe 6.0 mund të shkaktojnë disa dëmtime në ndërtesa dhe struktura të tjera, por tërmeti i djeshëm goditi një zonë relativisht të populluar pak. 

Vendi

Aksident fatal në Podujevë, vdes një person

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Podujev.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se ka goditur një motoçikletë që drejtohej nga një burrë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga njësitë përkatëse.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Graçanicë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim” në Graçanicë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 15 nëntor rreth orës 15:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar gjatë ditës së djeshme, më 19 nëntor.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Fati i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” në pikëpyetje

Published

on

By

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse Kosova ende mund ta ruajë të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, në një kohë kur shqetësimet për vonesat në përgatitje dhe përmbushjen e obligimeve po shtohen. Në një përgjigje të shkurtër dërguar të enjten në mbrëmje për KosovaPress-in, Sekretariati i ICMG-së ka shmangur sqarimet se a është ende e mundur realizimi i zotimeve apo nëse procesi ka kaluar pikën e kthimit, duke e orientuar median që për informata të mëtejshme t’i drejtohet Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 (OCMG).

Kjo paqartësi ndërkombëtare vjen paralelisht me një përplasje të hapur institucionale brenda vendit, ku faji për rrezikimin e kësaj ngjarjeje sportive po hidhet nga njëri institucion te tjetri. Një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti deklaroi se mungesa e unitetit të brendshëm po e rrezikon organizimin e Lojërave, duke e vlerësuar si të mirë bashkëpunimin me Komitetin Olimpik të Kosovës, por duke kritikuar raportet me Komunën e Prishtinës, teksa shtoi se mbetet optimist i përmbajtur se procesi do të çohet përpara pa korrupsion.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi ashpër kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia atribuoi Qeverisë përgjegjësinë e plotë për dështimin dhe anulimin e takimit të paraparë me përfaqësuesit e ICMG-së në Athinë. Përmes një reagimi publik, Rama theksoi se komunikimi i fundit i ICMG-së konfirmon se takimi është anuluar për tri arsye që binin mbi ekzekutivin: moskryerja e pagesës, mosdërgimi i emrave të delegacionit dhe mungesa e përgjigjeve në postat elektronike.

Këto akuza të ndërsjella pasojnë paralajmërimet serioze që ICMG-ja i kishte dërguar palës kosovare në letrën e 15 tetorit, ku evidentoheshin rreziqet nga mungesa e garancisë bankare ose të sigurimit, pagesat e papërfunduara dhe moskthimi i përgjigjeve. Të gjitha këto zhvillime pritet të marrin një drejtim më të qartë më 19 dhjetor, kur Komiteti Ekzekutiv i ICMG-së do të shqyrtojë gjendjen aktuale dhe propozimin për thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për fatin e “Prishtina 2030”, ngjarje kjo e fituar nga Kosova në shtator të vitit 2023 dhe e paraparë të mbahet nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030 në disa komuna të Kosovës dhe në Durrës. /Kosova Press/

 

Continue Reading

Lajmet

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë e 250 euro gjobë dhe mbyllje të pjesshme me kusht të stadiumit

Published

on

By

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka shqiptuar një dënim të rëndë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për shkeljet e evidentuara në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, e cila u zhvillua javën e kaluar dhe përfundoi me barazim 0:0. Pas hapjes së disa procedurave disiplinore, Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s vendosi ta gjobisë FFK-në me gjithsej 42 mijë e 250 euro, si dhe t’i shqiptojë dënim me kusht për mbylljen e pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri” në ndeshjen e ardhshme si vendase.

Sipas vendimeve të publikuara të enjten, pjesa më e madhe e gjobës, prej 20 mijë eurosh, është shqiptuar për transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për ngjarje sportive, pa saktësuar se për cilin mesazh bëhet fjalë. Për sjellje raciste ose diskriminuese, FFK-ja është ndëshkuar me 10 mijë euro gjobë dhe me urdhrin për mbylljen e një sektori të stadiumit për një ndeshje, dënim ky që mbetet me kusht. Po ashtu, 10 mijë euro të tjera janë ndarë për fishkëllimat dhe pengesat gjatë intonimit të himnit të Izraelit, ndërsa 2 mijë e 250 euro për hedhjen e gjësendeve në fushën e lojës.

Ky është ndëshkimi i dytë që UEFA i shqipton Kosovës në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, pas ndeshjes që bëri bujë edhe për faktin se disa lojtarë të Kosovës mbajtën kokën ulur në shenjë proteste gjatë himnit kundërshtar. Në po të njëjtën paketë vendimesh disiplinore, UEFA ka dënuar edhe federatat e Bosnjë-Hercegovinës, Rumanisë dhe Anglisë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara