Lajmet

Tërmeti godet rajonin e Ohrit

Publikuar

Një tërmet me intensitet 3.2 gradë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në zonën e Ohrit.

Rrjeti sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e vendit, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematikë në Shkup, dje më 07.07.2024 në ora 22:52 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit i përket zonës epi qendrore të Ohrit, 120 km në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML3.2, njoftoi Observatori Sizmologjik.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata në qytetin e Ohrit dhe rrethinat e tij, me intensitet IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, si dhe në zonat kufitare me territorin e Shqipërisë.

Lajmet

​Arrestimet, KMDLNJ: Serbia po bën shantazh ndaj Kosovës

Publikuar

nga

KMDLNJ ka reaguar pas arrestimit të Blerim Ramadanit, ish-pjesëtar i UÇK-së nga autoritetet maqedonase me urdhërarrest të Serbisë, duke thënë se shpeshtimi i rasteve të arrestimit po bëhet si hakmarrje nga Beogradi zyrtar për arrestimin e serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Në një reagim për media, KMDLNJ kërkon nga institucionet shtetërore të Kosovës të angazhohen maksimalisht për të siguruar mbrojtje ligjore për të arrestuarit sikur edhe përkrahje të plotë për familjarët e të arrestuarve.

KMDLNJ përkujton se kohëve të fundit Serbia ka arrestuar shqiptarë nën akuzat se janë ish-ushtarë të UÇK, duke i mbajtur në paraburgim dhe duke i dënuar disa prej tyre.

“Arrestimi i djeshëm i Blerim Ramadanit në Maqedoni të Veriut nuk ishte rasti i parë dhe, deri më tani asnjë shqiptar i arrestuar nuk është ekstraduar në Serbi sikur që as Ramadani nuk do të ekstradohet”, thuhet në reagim.

Më herët kishin qarkulluar në opinion disa lista me ish-ushtarë të UÇK-së dheKMDLNJ kishte këshilluar të shmanget udhëtimi nëpër territorin e Serbisë.

“Tash po del se ato lista janë përcjellë në Interpol andaj edhe po arrestohen siç ishte rasti i Blerim Ramadanit. Më parë në bazë të fletarresteve nga Serbia ishin ndaluar – arrestuar kryeministrat Haradinaj dhe Çeku, deputetë të Kuvendit të Kosovës, aktivistë sindikalë, politikë etj. KMDLNj shpreson se Ramadani do të lirohet shpejt, por se kjo nuk është zgjidhje derisa janë ato lista që kërcënojnë çdo ish-ushtar të UÇK-së apo person që Serbia kërkon arrestimin e tij”, thotë KMDLNJ.

Për më tepër KMDLNJ thotë se këto janë vendime me qëllime politike e të cilat synojnë trysni mbi palën kosovare për lirimin e serbëve të arrestuar për krime lufte në Kosovë.

“Shteti i Kosovës duhet të angazhohet maksimalisht për të siguruar mbrojtje ligjore për të arrestuarit sikur edhe përkrahje të plotë për familjarët e të arrestuarve”, ka përfunduar KMDLNJ.

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani për momentin ndodhet në Gjykatën Penale ku pritet të merret vendimi për lirimin ose dërgimin në paraburgim ekstradues. Komisioni në të cilin merr pjesë edhe prokurori i krimit të organizuar do të vlerëson ligjshmërinë e fletarrestit të lëshuar para disa viteve me kërkesë të Serbisë tek Interpoli. Në prani të Ramadanit ndodhet mbrojtja e tij ligjore dhe ambasadori i Kosovës, Florian Qehaja.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Osmani takohet me kancelarin Scholz, diskutojnë për integrimin euroatlantik të Kosovës

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Takimi ka ndodhur në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së.

Osmani ka shkruar se temë diskutimi ka qenë angazhimi i përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Daçiqi konfirmon arrestimin e dy personave, burrë e grua, në Bijelinë – Dyshohet se organizuan transportin e Hajrizit

Publikuar

nga

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se janë arrestuar dy persona në Bijelinë të Bosnjë e Hercegovinës për organizimin e transportit nga Presheva në Loznicë të të dyshuarit për vrasjen e policit serb.

“Në Bijelinë, pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, është arrestuar Z.R. (39), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Si bashkëpunëtore u arrestua edhe bashkëshortja e tij I.R. në Mlladenoc”, tha Daçiq.

Një kërkim i gjerë është duke u zhvilluar për kapjen e sulmuesit.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu, masat e sigurisë janë shtuar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

PDK-ja i dërgon në Kushtetuese tri ligje

Publikuar

nga

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese tri kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), atij për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), si dhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, akte të cilat janë miratuar në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri tha se këto dy ligje dhe ky vendim, janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se përmes kontestimit të Ligjit për KPM-në është sfiduar tendenca e pushtetit për të kontrolluar mediat e lira dhe të pavarura dhe për të shkelur parimet e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, si vlera themelore të rendit kushtetues.

“Madje, kjo ka shkuar aq larg saqë përmes këtij projektligji tentohet të kontrollohen edhe personat fizikë të cilët prodhojnë kontent, dhe mund t’i shpërndajnë qoftë përmes mediave, qoftë përmes rrjeteve sociale”, theksoi Tahiri.

PDK konsideron që përmes Ligjit për KPK-në shkelen garancionet kushtetuese si prezumimi i pafajësisë dhe i sigurisë juridike, në kuptimin e vendosjes së standardeve të ndryshme për emërimin e anëtarëve të KPK-së në raport me standardet e ndryshme për shkarkimin e tyre.

“Konsiderojmë që përmes këtij projektligji, pushteti aktual po synon të kapë sistemin prokurorial, rrjedhimisht organin e akuzës që ka për detyrë luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative në vendin tonë”, tha ai.

Sa i përket vendimit për Statutin e UP-së, Tahiri tha se përmes tij synohet cenimi i marrëdhënies së punës së stafit akademik të UP-së, duke i vendosur të njëjtit përballë situatave të presioneve dhe kërcënimeve të pabaza për humbjen e titujve akademikë, e për rrjedhojë edhe të marrëdhënies së punës.

GP i PDK-së, ashtu siç ka bërë deri më tani, edhe në këtë rast i ka qëndruar besnik Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj dhe është besimplotë se edhe këto raste do të konfirmohen si shkelje kushtetuese dhe në këtë mënyrë do të evitohen pasojat e pariparueshme që këto akte do t’i shkaktonin institucioneve të pavarura kushtetuese, por edhe të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Këto janë nisma në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe jemi të bindur që do të dalim fitues”, përfundoi Tahiri.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara