Lajmet

Tensionet Greqi-Turqi: Çfarë ndodhi në Ankara?

Published

on

 Protothema, e vërteta është se konferenca mes Dendias dhe Cavusoglu u duk si finale tenisi.

Gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe homologut të tij turk, Mevlut Cavusoglu, në Ankara pati tensione të vazhdueshme në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp.

Mediat helene janë ndalur dhe kanë analizuar se çfarë ndodhi të enjten. Në fakt, askush në Athinë nuk kishte ndonjë pritshmëri të madhe për vizitën e ministrit grek, Nikos Dendias.

Sjellja e Erdogan herët e kaluara, por edhe rritja e provokimeve gjatë 24 orëve të fundit, bënte që të mos pritej shumë nga ky event. Prandaj nga autoritetet më të larta të politikës greke kishte vetëm një urdhër të qartë: Përgjigjuni në rast provokimeve. Në fakt, shkruan Protothema, e vërteta është se konferenca mes Dendias dhe Cavusoglu u duk si finale tenisi.

“Nikos Dendias shënoi larg nga shtëpia”, thekson Protothema dhe këtë sipas saj e bëri duke dhënë përgjigje të qarta, publike dhe duke treguar pozicionin grek. “Sikleti dhe tronditja në fytyrën e stoikut Mevlut Cavusoglu, nuk le dyshime se Dendias ka marrë një pikë”, shkruan më tej Protothema. Sipas mediave helene, Dendias është provokuar më herët nga homologu i tij, por edhe Presidenti Recep Tayip Erdogan. “Por për habinë e tyre, ai u përgjigj”, thotë Protothema duke thënë se kjo lëvizje e shmangu që të bëhej peng i Erdogan.

Madje qëndrimi i Dendias është pritur pozitivisht edhe nga partia më e madhe opozitare SYRIZA. Pavarësisht kësaj, ata kanë kërkuar që të bëhet publike se çfarë është diskutuar mes Dendias dhe Cavusoglu.

Çfarë ndodh në Turqi?

Ndërkohë edhe në mediat turke, kjo ngjarje është pasqyruar gjatë. TRT shkruan se Cavusoglu në këtë takim ka thënë se mosmarrëveshjet mes dy palëve mund të zgjidhen me dialog. Megjithatë, tensioni mes palëve u pa në konferencën për shtyp. Shkak, sipas medias turke, u bë deklarata e Dendias, që sipas tyre, akuzonte Turqinë për ngjarjet në detin Mesdhe dhe çështjen e emigrantëve.

“Pozicioni i Greqisë është i qartë dhe nuk është hera e parë që po e dëgjon”, tha Dendias gjatë konferencës që zgjati 35 minuta.

Por kjo solli reagimin e Cavusoglu. “Nëse akuzoni rëndë vendin dhe popullin tim para mediave unë duhet të jem në pozitat që t’i përgjigjem kësaj. Nëse doni që të vazhdojmë tensionet ne mundemi. Ju nuk lejoni minoritetin turk në Greqi që ta quajnë veten turq. I thërrisni myslimanë. Nëse e quajnë veten turq, janë turq, ju duhet ta njihni këtë”, tha ai.

Ai theksoi se Ankara është e aftë që të mbrojë të drejtat e Turqisë dhe anës turke në Mesdheun Lindor. Megjithatë edhe pse mes palëve pati tensione, Dendias ftoi Cavusoglu që të vizitojë Athinën.

Kthim në shtëpi i Dendias

Takimin e parë, ministri grek Dendias e pati me kryeministrin e tij, Kyriakos Mitsotakis. Ai e ka informuar për çdo gjë që është diskutuar në takimet me Erdogan dhe Cavusoglu.

Sipas burimeve të Protothema, Mitsotakis është shprehur i kënaqur me mënyrën se si Dendias ka përballuar situatën. “Ministri i Jashtëm pati një bisedë të gjerë me kryeministrin”, thanë burimet për Protothema./tvklan.al

Continue Reading

Vendi

Profesorët e UBT-së publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave nëntokësore në Kosovë

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Hazir S. Çadraku, Pajtim Bytyqi dhe Osman Fetoshi, në bashkëpunim me studiues nga universitete vendore dhe ndërkombëtare, kanë publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare Limnological Review scientific journal.

Studimi, i titulluar “Assessment of Groundwater Quality in Some Regions of Kosovo Based on Physico-Chemical and Microbiological Parameters”, analizon cilësinë e ujërave nëntokësore në disa rajone të Kosovës përmes parametrave fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.

Rezultatet tregojnë se, megjithëse shumica e parametrave fiziko-kimikë janë brenda kufijve të lejuar, në shumë zona është evidentuar ndotje mikrobiologjike, përfshirë praninë e bakterit Escherichia coli, duke e bërë ujin të papërshtatshëm për konsum pa trajtim.

Studimi thekson ndikimin e faktorëve si aktivitetet bujqësore dhe mungesa e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe nënvizon nevojën për masa urgjente në menaxhimin dhe trajtimin e burimeve ujore.

Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në kërkime me ndikim në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

Nderohet kontributi i ish-kongresmenit Engel në shtetndërtimin e Kosovës

Published

on

By

Udhëheqësit e institucioneve kanë shprehur vlerësim të madh për rolin dhe kontributin e ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, në historinë dhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Gjatë seancës së Kuvendit të mbajtur në nder të Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u shpreh se ai ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit.

“Në ditët më të vështira të historisë sonë të re, bëshkë edhe me shumë kongresistë e senatorë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit, dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav”, ka theksuar Haxhiu, në seancë që ka nisur më një minutë heshtje në nderim të Engel.

Ajo ka shtuar se gjatë gjithë karrierës së tij, Engel nuk u ndal së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës.

“Në vitet e errëta kur shqiptarët e Kosovës po vuanin nën regjimin e Millosheviqit dhe bota ende hezitonte të vepronte, Eliot Emgel ngriti zërin”, ka theksuar Haxhiu.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi mban sot seancë solemne për Eliot Engel dhe seancë të rregullt plenare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare, duke nisur në orën 10:00 me një seancë solemne në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili vdiq më 10 prill.

Pas saj, në orën 11:00, do të vijojë seanca e rregullt me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës.
  3. Pyetjet parlamentare.
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për Programin IPA 2020.
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për programin IPA 2019 (pjesa e dytë, objektivi 1).
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
  7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
  8. Zgjedhja e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave.
  9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
  10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

Continue Reading

Lajmet

Punëtori humb jetën në vendin e punës në Gjakovë

Published

on

By

Një punëtor ka humbur jetën gjatë orarit të punës sot në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima dyshohet se ka rënë nga një objekt i lartë teksa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në këtë komunë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e punëtorit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se lidhur me rastin një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Raporton Koha.net.

Continue Reading

Të kërkuara