Aktualitet

Temperaturat e larta, KGjK me vendim mundëson reduktimin e punës në gjykata

Published

on

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) së bashku me kryetarët e gjykatave, kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me ç’rast KGJK ka autorizuar kryetarët e gjykatave që varësisht nga gjendja në objektet e Pallatit të Drejtësisë, të vendosin për reduktimin e punës, për shkak të temperaturave të larta.

Sipas KGjK-së, takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit është mbajtur me qëllim të diskutimit lidhur me situatën e krijuar në Pallatin e Drejtësisë, si pasojë e mos funksionimit të sistemit të klimatizimit dhe rritjes së temperaturës në ambientet e punës deri në 35 gradë celsius.

“Në këtë situatë, gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës Supreme, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës janë duke punuar në kushte alarmante të punës, si rezultat i mos funksionimit të sistemit të ajrosjes në Pallatin e Drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

KGJK dhe kryetarët e gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë, sot iu drejtuan me letër të hapur: kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku thuhet se përkundër përpjekjeve, gjendja në Pallatin e Drejtësisë, është përshkallëzuar edhe më tepër dhe tani kanë ardhur në situatën ku gjyqtarët dhe punonjësit e gjykatave të punojnë në kushte alarmante të punës, si rezultat i mosfunksionimit të sistemit të ajrosjes në Pallatin e Drejtësisë.

“Duke shpresuar që institucionet përkatëse do të ndërmarrin masa të menjëhershme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet i gatshëm për të bashkëpunuar me qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe krijimin e kushteve elementare për punë, në të kundërtën do të dëmtohen një numër i konsiderueshëm i proceseve gjyqësore në zhvillim e sipër dhe do të pamundësohen shërbimet për qytetarët e vendit”, thuhet në letrën publike.

Lajmet

Shoqëria civile e akademikët i kërkojnë Avokatit të Popullit dërgimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kushtetuese

Published

on

By

Një grup prej 24 përfaqësuesish nga shoqëria civile, komuniteti akademik dhe organizata për të drejtat e njeriut i janë drejtuar me kërkesë zyrtare Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, që ta referojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kërkesa në emër të grupit është dërguar nga Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Përmes këtij dokumenti kërkohet të sqarohet nëse mandati i Dhomave të Specializuara në Hagë është zgjeruar përtej autorizimit që garanton neni 162 i Kushtetutës së Kosovës.

Në kërkesë theksohet se Kushtetuta ka lejuar themelimin e një mekanizmi të specializuar vetëm për të përmbushur obligimet lidhur me Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, e jo për krijimin e një juridiksioni të përgjithshëm penal mbi strukturën, historinë apo veprimtarinë e UÇK-së. Nënshkruesit kërkojnë nga Avokati i Popullit të sqarojë nëse lidhja me këtë raport duhet të dëshmohet për krime dhe persona konkretë, si dhe nëse shtrirja e juridiksionit të Speciales po cenon parimet e sigurisë juridike dhe proporcionalitetit.

Grupi i ekspertëve sqaron se kjo nismë nuk synon shqyrtimin e provave apo përcaktimin e fajësisë individuale në rastet aktuale, por ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit kushtetues të vendit. Ndër 24 nënshkruesit e kërkesës janë figura të njohura si Prof. Dr. Enver Hasani, Lulzim Peci, Ismet Kryeziu, Nevenka Tromp, Visar Ymeri, Naim Rashiti, Leonora Kryeziu, Robert Muharremi, Fisnik Korenica e të tjerë.

Continue Reading

Lajmet

Mali i Zi bllokon afërsisht 103 tonë mish viçi të destinuar për Kosovën

Published

on

By

Autoritetet e Malit të Zi kanë bllokuar një tjetër ngarkesë me mish të skaduar viçi në Portin e Tivarit, e cila kishte destinacion tregun e Kosovës dhe kompaninë “Apetiti SH.P.K.”. Me këtë rast të fundit, sasia e përgjithshme e mishit të ndaluar brenda vetëm 10 ditëve ka arritur në 102,491 kilogramë, apo gati 103 tonë.
Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Doganave të Malit të Zi, në kontejnerin e ndaluar të enjten u gjetën 1,321 paketime me mish viçi të ngrirë, me peshë bruto prej 24,650 kilogramësh. Gjatë kontrollit u konstatua se afati i përdorimit të këtij mishi kishte skaduar më 14 maj 2026.
Kjo pasoi rastin e 15 shtatorit, kur autoritetet malazeze ndërprenë tranzitin për tre kontejnerë të tjerë me mbi 77.8 tonë mish viçi. Në atë rast u zbulua një skemë manipulimi ku deklaratat origjinale me afat të skaduar ishin hequr dhe ishin zëvendësuar me etiketa të falsifikuara për të fshehur datën e skadencës.
Dogana malazeze bëri të ditur se parregullsi me të njëjtën kompani kosovare janë evidentuar edhe në Portin e Durrësit pas shkëmbimit të informacioneve me administratat doganore të rajonit. Për këtë mënyrë të tentimit për shpërndarjen e mishit të skaduar është alarmuar edhe Organizata Botërore e Doganave.
Mishi i bllokuar nga rasti i parë pritet të asgjësohet sapo të përfundojnë formalitetet ligjore.

/E.A/

Continue Reading

Lajmet

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Prokurorinë Speciale të Kosovës

Published

on

By

Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sipas njoftimit të ambasadës, fokus i takimit ishte partneriteti në luftën kundër terrorizmit, kontrabandës së drogës e migrantëve, krimit kibernetik dhe organizatave kriminale transnacionale.

“Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit tonë të suksesshëm me PSRK-në, në luftën kundër kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, si terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe e migrantëve, krimet kibernetike dhe organizatat kriminale transnacionale”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Continue Reading

Aktualitet

Papa Leoni XIV në Francë: Mbi 500 mijë besimtarë priten në meshën e Parisit

Published

on

By

Papa Leoni XIV e nis të premten një vizitë katërditore në Francë, e para e një pape në këtë vend në 18 vjet, ndërsa momenti kryesor do të jetë mesha e madhe të shtunën në qendër të Parisit, ku pritet të marrin pjesë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Presidenti Emmanuel Macron e priti Papën në aeroportin “Orly” të premten në mëngjes. Më vonë, ai pritet të zhvillojë bisedime me të në Pallatin Élysée për çështje gjeopolitike dhe inteligjencën artificiale. Macron dhe Papa do të mbajnë gjithashtu një fjalim të përbashkët në Metz, raporton BBC.

Megjithatë, presidenti nuk do të marrë pjesë në asnjë nga meshat e Papës, kryesisht për të respektuar ndarjen e rreptë të shtetit nga feja në Francë. Në meshën në Champs-Élysées do të marrin pjesë bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, dhe kryeministri Sébastien Lecornu. Aty pritet të jenë edhe disa kandidatë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, mes tyre Marine Le Pen, Edouard Philippe, Gabriel Attal dhe Bruno Retailleau.

Vizita është shoqëruar edhe me raportime për tensione mes Macronit dhe ekipit të Vatikanit që u angazhua për organizimin e saj. Sipas këtyre raportimeve, presidenti francez ishte i pakënaqur me kufizimin e karakterit ceremonial të vizitës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara