Lajmet

Temperaturat e larta, a po rrezikohet Prishtina nga mungesa e ujit të pijshëm?

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, këtë vit nuk do të ketë probleme me furnizim të ujit të pijshëm.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa, tha se për këtë vit kanë siguri se gjithçka do të shkojë mirë, por rreziku gjithmonë ekziston.

“Pjesa e ndikimit të temperaturave në liqen është e pashmangshme. Nivelet e ujit po bien më shpejt. Por sa i përket këtij viti kemi një siguri të mirë të furnizimit, pasi e kemi edhe në Shkabaj, problematik vazhdon të jetë Badovci. Pjesa më problematike në këto temperatura janë keqpërdorimet e ujit…Duhet të kuptuar se nuk është e lehtë pasi e gjithë infrastruktura jonë është nëntokësore, dhe sasia që ndahet është nën tokë dhe kjo e bën më të vështirë identifikimin e keqpërdoruesve”, deklaroi ai.

Tutje, Xhafa tha se kapaciteti i KRU “Prishtinës” është rritur me impiantin të ndërtuar në Shkabaj, por se ende iu mungon infrastruktura përcjellëse.

“Rreziku në Prishtinë është gjithmonë permanent, pasi Kosova në aspektin e pasurive ujore ka një deficit të madh në raport me kërkesën për ujë, ne jemi në mungesë të ujit gjatë gjithë kohës. Pasi liqenet tona janë gjithmonë në nevojë të reshjeve. Ndryshimet klimatike e rrezikon çdo herë Prishtinën me furnizimin me ujë. Por ne i kemi rrit kapacitete me impiantin Shkabaj, por fati keq që infrastruktura përcjellëse po mungon. Ne kemi ujë në burime për infrastruktura po mungon. Po ashtu dyndja e mërgimtarëve, e kanë rritur kërkesën për ujë”, deklaroi ai.

Mes tjerash, ai tha se janë të gatshëm t’iu ndihmojnë zjarrfikëseve në raste emergjente.

“Fatkeqësisht javën që shkoj kishim një problematik, e cila na rrezikoj shumë. Ne qytetin e Lipjanit ku i kemi burimet e ujit në puset fushore në Konjuh, pavarësisht që është zonën e mbrojtur ujore, ka qytetarët të pa përgjegjshëm kanë ndezur zjarre aty. Kemi kërkua nga zjarrfikësit në Lipjan por nuk janë dal në ndihmë. Kështu që kemi marr cisterna nga këtu edhe e kemi shuar zjarrin. Kemi pranuar një kërkese nga Ministria e Ekonomisë që automekanizmi jonë të jetë i gatshëm t’i dalim në ndihmë zjarrfikësve”, tha ai.

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara