Lajmet

Temat e shëndetit mendor dhe performancës në qendër të Konferencës Ndërkombëtare të Psikologjisë në UBT

Published

on

UBT ka mirëpritur Konferencën Ndërkombëtare të Psikologjisë, e cila mblodhi një numër të madh studiuesish vendas dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi tema të rëndësishme në fushën e psikologjisë. Kjo ngjarje shkencore u mbajt në kampusin e UBT-së, duke shfaqur prezantime dhe diskutime nga profesionistë të njohur që trajtuan çështje të rëndësishme për shëndetin mendor, performancën akademike dhe mirëqenien në shoqëri.

  

Konferenca u hap me një fjalë mirëseardhjeje dhe prezantimi, ku studiuesit si Valdrin Krasniqi, Ilir Bajrami, Diana Sejdiu Shala dhe Anila Shala prezantuan studimin e tyre mbi ndikimin e balancës punë-jetë dhe performancës në kënaqësinë e punonjësve. Ndërkohë, Besarta Sadriu dhe Emrush Thaçi folën për agresivitetin te adoleshentët, ndërsa Anita Sadikaj dhe Rinor Berisha prezantuan punën e tyre mbi ndërveprimin midis stresit, shëndetit dhe mirëqenies te ofruesit e shërbimeve shëndetësore në kujdesin parësor.

Sesioni i parë:

“Employee satisfaction: The interaction of work-life balance and job performance” – Valdrin Krasniqi, Ilir Bajrami, Diana Sejdiu Shala & Anila Shala;

“Aggression in teenagers” – Besarta Sadriu & Emrush Thaçi;

“The interplay of stress, health, and well-being among health providers in Primary Health Service” – Anita Sadikaj & Rinor Berisha;

“The meaning of anxiety in life existence. Consequences of anxiety and exploration from death” – Fatjon Taipi;

“The Interplay of Emotional Intelligence, Socio-Economic Background, and Academic Performance in Kosovo Students” – Fatbardha Qehaja Osmani.

Një temë e thelluar mbi ankthin dhe kuptimin e tij në ekzistencën e jetës, si dhe pasojat e ankthit dhe eksplorimi nga vdekja u prezantua nga Fatjon Taipi, duke ngjallur diskutime të gjera mes pjesëmarrësve. Ndërkohë, Fatbardha Qehaja Osmani prezantoi një studim mbi ndërveprimin e inteligjencës emocionale, sfondit socio-ekonomik dhe performancës akademike te studentët e Kosovës.

Sesioni i dytë i konferencës, i drejtuar nga Qufli Osmani dhe Fatbardha Qehaja Osmani, përfshiu tema që trajtonin suksesin akademik të studentëve si parashikues të qëndrimit dhe perceptimit ndaj Inteligjencës Artificiale (AI), si dhe sfidat psikologjike me të cilat përballen pacientët me kancer, prezantuar nga Violeta Zefi dhe Drenusha Krasniqi.

Sesioni i dytë:

Chair: Qufli Osmani

Co – Chair: Fatbardha Qehaja – Osmani

“From Diagnosis to Daily Life: Psychological Challenges Faced by Cancer Patients” – Violeta Zefi & Drenusha Krasniqi;

“Academic success of students as a predictor of attitude and perception of Artificial Intelligence (AI)” – Qufli Osmani & Delvina Beka;

“A complex system approach towards resilient and connected vulnerable European communities in times of change. RECONECTED – the case of Kosovo” – Elona Krasniqi, Naim Fanaj & Sevim Mustafa;

“Attitudes and Sentiments of Kosovar Youth, towards the emerging AI tools” – Denis Çelçima & Elma Berisha.

Në sesionin e tretë dhe të fundit, studiues të ndryshëm prezantuan punime që trajtonin ndikimin e pandemisë në shëndetin mendor të mësuesve, si dhe lidhjen midis traumave të fëmijërisë dhe depresionit te studentët e UBT-së. Këto tema u diskutuan në detaje nga Fatmira Mulliçi, Nada Kallçiu, Anita Sadikaj dhe Kaltrina Rrafshi.

Sesioni i tretë:

Chair: Valdrin Krasniqi

Co – Chair: Anita Sadikaj

“The effect of social desirability on self-reported and social dissimulation and personality characteristics” – Qufli Osmani, Fariz Farizi, Musa Musai & Delvina Beka;

“Effects of the pandemic on teacher mental health” – Fatmira Mulliçi & Nada Kallçiu;

“The relationship between childhood trauma and depression in ubt college students: mediating and moderating effects of psychological resilience” – Anita Sadikaj & Kaltrina Rrafshi;

“Factors influencing the hypersexualization of children aged 7-12 years and the consequencesemotional and cognitive aspects” – Shkëlqim Xeka & Arjana Mucaj.

Konferenca u mbyll me diskutime të frytshme dhe komente nga pjesëmarrësit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të hulumtimeve në fushën e psikologjisë dhe ndikimin e saj në mirëqenien e individëve dhe komuniteteve./UBTNews/

Vendi

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të këtij programi, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre akademik e profesional.

Organizatorët e Konferencës, Dekani i Fakultetit, Visar Krelani, profesorët: Hazir Çadraku dhe Bekim Selimi, theksuan se organizimi i aktiviteteve të tilla shkencore kontribuon në avancimin e dijes, shkëmbimin e përvojave ndërmjet studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional.

Po ashtu, u bë e ditur se pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë njohjen e pikëve nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës duhet të aplikojnë pranë Odës duke bashkëngjitur certifikatën e pjesëmarrjes, agjendën e konferencës si dhe licencën e tyre profesionale. Përmes këtij procesi, atyre u mundësohet që angazhimi i tyre shkencor të njihet zyrtarisht dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional.

Organizatorët nënvizuan rëndësinë e përfshirjes së studentëve dhe hulumtuesve të rinj në konferenca ndërkombëtare, duke theksuar se këto platforma shërbejnë si mundësi për prezantimin e punimeve shkencore, zhvillimin e rrjeteve profesionale dhe rritjen e cilësisë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ne takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin e tij.

Në këtë takim u diskutua për tema me interes të përbashkëta për dy vendet, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.

Pasi vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata”, thuhet ne komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje, Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.

Continue Reading

Vendi

Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik

Published

on

By

Ambasadori i Australisë në Kroaci dhe ambasador jo-rezident në Kosovë, Richard Mason Rodgers, realizoi një vizitë të veçantë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, ku u prit nga Rektori, Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik e profesional i institucionit.

Rektori Hajrizi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke e cilësuar këtë takim si një hap konkret drejt bashkëpunimeve të reja strategjike.

Gjatë vizitës, Ambasadori Rodgers u njoh nga afër me kapacitetet teknologjike, laboratorët e avancuar dhe projektet inovative që zhvillohen në këtë qendër unike në rajon.

Me këtë rast, u diskutua për mundësitë e konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe kompanive australiane me UBT-në dhe Kosovën, me fokus të veçantë në inovacion, kërkim shkencor dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë.

Continue Reading

Lajmet

Kryeministri Rama niset drejt Washingtonit për themelimin e Bordit të Paqes

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washington, D.C., në përgjigje të ftesës së Presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, raporton A2CNN.

Ceremonia do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Presidentit Trump, një moment ky që shënon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shqipërisë në këtë nismë, pas mungesës në takimin e parë ku rajoni u përfaqësua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministria bëri me dije se, pak ditë më parë, Rama deklaroi prerë se Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por do të kontribuojë me dinjitetin dhe respektin ndërkombëtar që ka fituar deri në këtë nivel të lartë diskutimi mbi të ardhmen e paqes.

Ky bord, i cili përbëhet nga 27 anëtarë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, synon forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe promovimin e një qasjeje të re për zgjidhjen e konfliktit global.

Trupi në fjalë është i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit në Gazë, si dhe për të kontribuar në qeverisjen dhe rindërtimin e zonës. Megjithatë, kjo nismë vjen në një klimë diplomatike komplekse, pasi pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian ende nuk i janë bashkuar këtij bordi. /A2CNN/

Continue Reading

Të kërkuara