Lajmet

Konferenca Ndërkombëtare e Sportit në UBT mbledh studiues dhe studentë për të diskutuar risitë dhe zhvillimet në fushën e sportit

Published

on

Në ambientet e UBT-së u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Sportit, ku morën pjesë studiues dhe studentë të shumtë të kësaj fushe, të cilët prezantuan dhe diskutuan rreth studimeve të tyre më të fundit shkencore. Konferenca filloi me fjalën hapëse të koordinatorit të konferencës, Milaim Berisha, dhe përshëndetjen e Dekanit të Fakultetit, Agron Thaqi, duke theksuar rëndësinë e sportit në edukimin dhe zhvillimin fizik të rinisë.  

Në simpoziumin e folësve të ftuar, Harald Tschan prezantoi mbi monitorimin e performancës sportive, Paolo Parisi trajtoi temën e sportit dhe gjenetikës, ndërsa Antonio Tessittore u ndal te vlerësimi i ndryshimeve në shpejtësi dhe drejtim te futbollistët e rinj.

“Performance monitoring” – Harald Tschan;

“Online Sport and Genetics” – Paolo Parisi;

“Assessment of acceleration-deceleration and change of direction in young soccer players” – Antonio Tessittore.

Në sesionin e parë, studiuesit prezantuan një gamë të gjerë temash, duke përfshirë rëndësinë e projektit SHAPE nga Universiteti i Tetovës, përfitimet e programit të përqendruar të HIIT për përmirësimin e qëndrueshmërisë aerobike dhe ndikimin e programit pliometrik në teknikën e kërcimit të lartë. Po ashtu, pati prezantime mbi kalimin drejt transportit aktiv në Prishtinë dhe trajtime manuale për paralizën Erb-Duchenne.

“University of Tetovo in the framework of the SHAPE Project: The Balkan Week of Sport (BWOS) and the European Week of Sport (EWOS)” – Fadil Mamuti, Kastriot Shaqiri, Shpresa Memishi, Vullnet Ahmeti, Fadil Rexhepi;

“Boosting Aerobic Endurance through a 10-Day Intensive Training Protocol: The Impact of Short-Term HIIT Evaluated by the Yo-Yo Recovery Test Level 1” – Era Deva, Milaim Berisha;

“The Impact of the Plyometric Program on the Performance Level of the High Jump Technique” – Blerta Abazi, Agron Thaqi;

“Shifting gears on active transport transition: Prishtina Case” – Masar Gjaka, Shkelqim Sadriu, Drin Ferataj, Kaltrina Feka;

“Manual Therapy for Erb-Duchenne Paralysis: A Case Study on Motor Recovery in an Infant through Cervical Vertebrae Manipulation” – Xhelal Shatri.

Sesioni i dytë përfshiu prezantime mbi tema si plakja e suksesshme në Kosovë, analiza e statistikave të ndeshjeve që dallojnë skuadrat fituese dhe humbëse në Kupën e Botës FIFA dhe ndikimi i teknikave psikologjike në performancën e futbollistëve.

“Successful Aging in the Republic of Kosovo” – Burim Peli, Agron Thaqi;

“Identifying the match statistics that discriminate winning, drawing, and losing soccer teams in the FIFA World Cup” – Agron Thaqi;

“Can Elite Football Players Maintain Jump Performance from the Preparation Phase Through the Competition Phase?” – Mevlana Jakupi, Milaim Berisha;

“The Effect of Different Psychological Techniques on the Performance of Football Players” – Fatlum Rexhepi, Agron Thaqi.

Në sesionin e tretë, pjesëmarrësit diskutuan lidhjet mes aktiviteteve fizike dhe vetëbesimit te fëmijët në moshë shkollore, ndikimin e fazës ekscentrike të kontraktimit të muskujve te performanca e kërcimit në volejbollistët U15, dhe trajtimin e lëndimeve të gjurit te basketbollistët.

“Relationships between Levels of physical activity and selfefficacy in young school-aged children” – Ivan Šerbetar, Katarina Čolig;

“The Impact of Upper Extremities and the Eccentric Phase of Muscle Contraction on Jump Performance in U15 Volleyball Players” – Alberina Shabani, Milaim Berisha;

“Relationships between physical fitness and observed weekly levels of physical activity of the children aged 9 and 10 years” – Ivan Šerbetar, Mateja Mijatović, Marija Milivojević;

“Knee Injuries in Basketball” – Arber Berisha, Masar Gjaka;

“Match analysis and physical characteristics of table tenis players” – Abedin Bahtiri.

Në përmbyllje të konferencës, trajneri olimpik Driton Kuka mbajti një fjalim mbi temën “Post-Olympic Blues”, duke ndarë përvojat dhe sfidat e sportistëve pas sukseseve olimpike. Konferenca u mbyll nga Milaim Berisha, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e këtij takimi për të nxitur shkëmbimin e njohurive dhe avancimin e studimeve në fushën e sportit./UBTNews/

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara