Aktualitet

Teksas: Hyn në fuqi ligjet më të ashpra që ndalojnë abortin

Publikuar

Ka hyrë në fuqi në shtetin e Teksasit një ndër ligjet më të ashpra kundër abortit. Ligji i ri e ndalon kryerjen e kësaj procedure pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Më saktësisht, me ligjin e ri ndalohet kryerja e abortit pasi të jetë vërejtur e rrahura e zemrës së fetusit, diçka që autoritetet shëndetësore e cilësojnë si çorientuese.

Ligji, që është një ndër më të rreptit për këtë çështje në Shtetet e Bashkuara, hyri në fuqi pasi Gjykata Supreme nuk iu përgjigj një ankese urgjente nga ata që ofrojnë kryerje të aborteve.

Mjekët dhe grupet për të drejtat e grave e kanë kritikuar ashpër ligjin e ri. Ai u jep të drejtë të gjithë qytetarëve që t’i padisin mjekët që kryejnë aborte pas javës së gjashtë të shtatzënisë, shkruan BBC.

Ligji i ashtuquajtur “Akti i Rrahjes së Zemrës” u nënshkrua në maj nga guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Përjashtim nga zbatimi i këtij ligji përbëjnë vetëm rastet e urgjencës mjekësore, të cilat duhet të jenë të vërtetuara me shkrim nga një mjek.

Gratë e Teksasit që duan të kryejnë abort pas javës së gjashtë të shtatzënisë do të jenë të detyruara që të udhëtojnë jashtë këtij shteti, mesatarisht 399 kilometra.

Aktualitet

SHSKUK njofton zgjedhjen e kryesuesit të ri të bordit

Publikuar

nga

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në mbledhjen e sotme e ka caktuar Dren Boshnjakun Kryesues të Bordit Drejtues të SHSKUK-së. Ai u zgjedh për mandat 1-vjeçar.

Boshnjaku falënderoi anëtarët e Bordit Drejtues për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim maksimal në funksion të ngritjes së cilësisë të shërbimeve shëndetësore nga SHSKUK./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

BE masa kundër Francës dhe Italisë për nivele të larta të borxhit

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur procedimet disiplinore kundër Francës, Italisë dhe pesë vendeve të tjera anëtare të BE-së për marrjen e borxhit të ri në nivele të larta, në kundërshtim me rregulloret e BE-së.

Belgjika, Hungaria, Malta, Polonia dhe Sllovakia janë kritikuar gjithashtu nga krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian për nivelin e borxhit të tyre kombëtar dhe deficitet buxhetore që ata kanë.

Vendimi i komisionit është hapi i parë në një proces të quajtur – procedura e deficitit të tepërt (EDP) – duke udhëzuar shtatë vendet e BE-së të reduktojnë shpenzimet e tyre publike. Ministrave të Financave të BE-së do t’u kërkohet të miratojnë vlerësimin e komisionit në korrik.

Më pas, nën mbikëqyrjen e komisionit, vendet që i nënshtrohen EDP-së duhet të paraqesin masa për të reduktuar borxhin dhe deficitin e tyre për katër vjet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

OKB: Përdorimi i bombave nga Izraeli mund të jetë një krim lufte

Publikuar

nga

Izraeli nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme mbrojtjes së civilëve kur përdor bomba gjatë luftës në Gazë, tha sot Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Kërkesa për të zgjedhur mjetet dhe metodat e luftës që shmangin ose të paktën minimizojnë në çdo masë dëmin civil – duket se është shkelur vazhdimisht në fushatën e bombardimeve të Izraelit”, tha komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në Gjenevë.

Zyra ka hetuar gjashtë sulme izraelite në Rripin e Gazës midis 9 tetorit dhe 2 dhjetorit. Supozohet se janë përdorur bomba të llojeve GBU-31, GBU-32 dhe GBU-39, të cilat mund të depërtojnë në beton dhe të shkatërrojnë disa kate të një ndërtese.

“Ato u përdorën për të sulmuar ndërtesat e banimit, një shkollë, një kamp refugjatësh dhe një treg”, tha agjencia.

Të paktën 218 persona ishin vrarë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Italia mbështet Ukrainën, planifikon ta furnizojë me raketa Storm Shadow

Publikuar

nga

Italia planifikon të furnizojë Ukrainën me raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, sipas mediave italiane. Këto armë do të jenë pjesë e paketës së nëntë të ndihmës ushtarake italiane për Ukrainën për të cilën ministri i mbrojtjes Guido Krosetto pritet të raportojë në fund të këtij muaji para komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës.

Pjesë e kësaj pakete, sipas mediave italiane,  është edhe sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP/T. Ukraina ka marrë dhe në vitin 2023 një sistem të tillë mbrojtës nga Italia.  Të gjitha armatimet që Italia ka dërguar deri tani në Ukrainë janë konsideruar si sekret zyrtar dhe nuk është bërë asnjëherë e ditur lista e saktë e këtyre armëve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara