Kulturë

Teatri i Kukullave rikthen në skenë “Zemërimin e shkronjave” pas 40 vitesh

Published

on

Trupa e Teatrit të Kukullave ka përfunduar provat gjenerale për shfaqjen “Zemërimi i shkronjave”, e cila do të prezantohet për publikun këtë fundjavë, plot katër dekada pas premierës së saj të parë.

Bëhet fjalë për një komedi plot fantazi, me mesazhe edukative për fëmijët që sapo hedhin hapat e parë në shkollë.

“Përmes një ‘lufte gjuhësore’, shkronjat e Abetares marrin jetë dhe i tregojnë të vegjëlve se sa me vlerë është të flasim qartë dhe drejt,” tha drejtoresha e institucionit, Melsi Qirici.

Historia vjen përmes dy personazheve kryesorë, Olsit dhe Init, që preferojnë të flasin me shkurtime dhe pa kujdes, duke pretenduar se kanë shpikur një shqipe “moderne”.

Ky qëndrim i revolton shkronjat, që largohen njëra pas tjetrës, duke u sjellë pengesa që i detyrojnë të kuptojnë rëndësinë e gjuhës së pastër.

Teksti origjinal i Minerva Kumit është marrë si bazë, e dramaturgu Endri Çela ka sjellë version të përditësuar më pranë kohës së sotme.

Çela bëri regjinë e interpretojnë: Florian Kokona, Ilia Kaçi, Esmeralda Kame, Ermonela Alikaj, Erdit Asllanaj, Jorida Meta dhe Madi Selimi.

Përndryshe, kjo shfaqje është menduar për fëmijë mbi 5 vjeç, ndërsa premiera e së premtes do të jetë e dedikuar për publikun e verbër dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe UNOPS-it. /A.Z/UBT News/

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Shame and Money” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi “Shame and Money” ka pasur sonte premierën rajonale në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, si pjesë e programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Visar Morinës, ndërsa në rolet kryesore interpretojnë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Alban Ukaj, Kumrije Hoxha dhe Fiona Gllavica.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm ndërkombëtar për kinematografinë kosovare dhe ekipin e filmit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës për herë të parë në “International Bodrum Ballet Festival”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka marrë pjesë për herë të parë në edicionin e 23-të të “International Bodrum Ballet Festival”, në Bodrum të Turqisë.

Trupa kosovare prezantoi shfaqjen “Correr o Fado”, me koreografi nga Daniel Cardoso.

Shfaqja u interpretua në dy mbrëmje, më 12 dhe 13 gusht, dhe u prit tejet mirë nga publiku i shumtë në Bodrum.

Performancat e Baletit Kombëtar të Kosovës u përcollën me duartrokitje të gjata, duke shënuar një tjetër prezantim të rëndësishëm ndërkombëtar për trupën kosovare./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara