Kulturë

Tea dhe Bearti s’janë më bashkë?!

Published

on

Ish-konkurrentja e emisionit më të shikuar në vend “Përputhen”, Tea Trifoni, edhe pse doli çift nga ky emision bashkë me një ish-konkurrent tjetër, Andin, gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej.

Menjëherë pas disa ditësh në rrjet u shpërndanë disa foto ku dukej Tea bashkë me një ish-konkurrent tjetër të këtij emisioni, i cili vinte nga Kosova.

Bëhet fjalë për Beartin, këta të fundit përmes disa fotove “selfie” zyrtarizuan lidhjen e tyre jashtë programit “Përputhen”.

Tea dhe Bearti ishin krefjala e mediave rozë gjatë këtyre ditëve duke u bërë kështu çifti më i përfolur i showbizit shqiptar. Së fundmi në rrjet është duke u përfolur për një ndarje në mes çiftit. Këtë e ka bërë të ditur vet Tea përmes disa postimeve që ajo ka bërë në rrjetin e saj social Instagram.

Ajo ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj ku ka zbuluar shumëçka nga jeta e saj private, ndërkaq ajo që ka rënë më së shumti në sy ishte një pyetje që iu është bërë asaj.

“A je e lumtur?”, ishte njëra ndër pyetjet që iu bë Teas, por përgjigja e saj mori më së shumti vëmendjen e publikut.

“Jo” është përgjigjur ajo, e kaq ka mjafuar që menjëherë të dyshohej se ajo dhe Bearti nuk janë më bashkë.

Më pas ajo ka postuar një tjetër foto në llogarinë e saj në Instagram, më saktësisht në Instastory ku ka shpërndarë një foto të një faqeje që quhet “Pink.Movement”, ku në foto shihej një mbishkrim që thoshte “Bëje veten të lumtur”.

Këto ishin vetëm disa prej postimeve që Tea së fundmi ka bërë në Instagram, ku bëri të dyshohej se në mes saj dhe Beartit nuk ka më asgjë.

Ndërkaq për një konfirmim më të saktë të vet çiftit na duhet të presim deri në ditët në vazhdim./UBTNews

(Autore e tekstit është studentja e UBT-së, Lea Krajkova)

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci dhe ambasadori i BE-së diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Published

on

Ministrja Saranda Bogujevci dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi kanë pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutua për promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, zhvillimin e turizmit dhe pjesëmarrjen e vendit në programin “Evropa Kreative”, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

Ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane dhe avancimit të projekteve në fushën e kulturës dhe turizmit.

Ndërkaq, ambasadori Schuebel ritheksoi përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e BE-së përfshin edhe zhvillimin e kulturës dhe turizmit në vend.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara