Lajmet

Të vërtetat e miteve më të përhapura rreth epilepsisë

Simptoma kryesore për shumicën e njerëzve me epilepsi janë konvulsionet.

Published

on

Në nivel global, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se epilepsia prek rreth 50 milionë njerëz.

Nga këto, rreth 80% jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.

Simptoma kryesore për shumicën e njerëzve me epilepsi janë konvulsionet, që shkaktohen nga rritja e aktivitetit elektrik në tru.

Ato janë dridhje të pakontrolluara të trupit, si pasjoë e kontraktime të muskujve dhe qetësimit të tyre në mënyrë të përsëritur.

Njerëzit me epilepsi shpesh duhet të përballen edhe me mitet rreth kësaj smënudjeje.

Më poshtë, AgroWeb.org ju njeh me të vërtetat rreth këtyre miteve.

Epilepsia është ngjitëse

Ky është një mit i vjetër që është ende i përhapur, veçanërisht në disa pjesë të botës.

Megjithatë, shkaku i sëmundjes është ende i panjohur në rreth 50% të rasteve globale.

Njerëzit me epilepsi janë emocionalisht të paqëndrueshëm

Është e mundimshme të kesh një çrregullim të tillë dhe të dish se një konvulsion mund të ndodhë në çdo kohë.

Por shumica e pacientëve me epilepsi janë të lumtur dhe shumica e rasteve kontrollohen lehtësisht duke përdorur monoterapi ose një medikament kundër konvulsioneve.

Epilepsia është një sëmundje mendore

Epilepsia nuk është një sëmundje mendore dhe shumica dërrmuese e njerëzve që kanë epilepsi nuk kanë probleme konjitive apo psikologjike.

Por disa probleme psikologjike, mund të ndodhin tek njerëzit me epilepsi të rëndë dhe të pakontrolluar.

Nëse dikush ka një krizë, duhet të vendosësh diçka në gojën e tij.

Ky është një mit i rrezikshëm që mund të dëmtojë dhëmbët ose nofullën.

Personat me epilepsi nuk duhet të mbeten shtatzënë.

Edhe pse kjo nuk është e vërtetë, mjekët e konsiderojnë shtatzënë te njerëzit me konvulsione me rrezik të lartë.

Ata duhet ndiqen më nga afër nga neurologu dhe mjeku gjinekolog gjatë kësaj periudhe.

Njerëzit gëlltisin gjuhën e tyre gjatë një konvulsioni.

Ky është një mit që shtrihet përtej epilepsisë. Në fakt, nuk është e mundur të gëlltitet gjuha në asnjë rrethanë.

Megjithatë, gjatë një konvulsioni, është e mundur që individi të të dëmtojë dhëmbët, të kafshojë buzët ose gjuhën.

Asnjë trajtim nuk e ndihmon epilepsinë.

Edhe pse nuk ka kurë për epilepsinë, ka një sërë trajtimesh që janë në dispozicion për të ndihmuar këta pacientë.

Për individët që nuk i përgjigjen ilaçeve, opsionet e tjera përfshijnë kirurgjinë, stimulimin e nervit vagus dhe madje edhe ndërhyrjet dietike.

Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë, ata po i afrohen gjithnjë e më shumë një kure për epilepsinë./AgroWeb.org

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u trajtuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosova për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në, duke ritheksuar se aleanca ndërmjet dy vendeve mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Kosovën.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Evropiane: Ndalimi i ndryshimit të gjinisë në dokumente shkel ligjet e BE-së

Published

on

By

Gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian mori vendim të enjten se ligjet kombëtare që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore në dokumentet e identifikimit janë në kundërshtim me ligjin e BE-së. Gjykata theksoi sfidat e mëdha me të cilat ballafaqohen personat kur identiteti i tyre gjinor nuk përputhet me dokumentet zyrtare.

Rasti në fjalë rrodhi nga një shtetase bullgare, e regjistruar si mashkull në lindje, e cila kishte filluar trajtimin hormonal dhe identifikohej si grua. Ajo ishte zhvendosur në Itali dhe u kishte kërkuar autoriteteve bullgare të ndryshonin gjininë ligjore, emrin dhe numrin personal në dokumente.

Gjykatat në Bullgari e kishin refuzuar kërkesën, duke u thirrur në rregullat kombëtare që e përkufizojnë seksin vetëm në aspektin biologjik dhe që ndalojnë ndryshimin e të dhënave gjinore.

Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë konstatoi se megjithëse shtetet anëtare janë përgjegjëse për lëshimin e dokumenteve, mosmarrëveshja mes identitetit gjinor dhe letërnjoftimit mund të shkaktojë dyshime gjatë kontrolleve rutinë, udhëtimeve apo ndërveprimeve profesionale. Sipas Gjykatës, këto “paparashikueshmëri të konsiderueshme” pengojnë të drejtën e personit për lëvizje të lirë brenda Bashkimit Evropian. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

KQZ pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), pasi subjekti dështoi të organizojë zgjedhjet e brendshme deri në afatin e paraparë (25 shkurt 2026). Edhe pse partia ishte njoftuar paraprakisht, ajo nuk e ka përmbushur këtë obligim ligjor.

KQZ i ka dhënë AKR-së një afat shtesë prej 45 ditësh për ta mbajtur Kuvendin Zgjedhor. Nëse ky kusht nuk plotësohet as brenda kësaj periudhe, partia do të çregjistrohet përfundimisht nga regjistri zyrtar.

AKR, e cila ishte pjesë e Kuvendit që nga viti 2007, aktualisht udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës, Vesel Makolli, pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit në tetor 2025. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti mbeti jashtë Kuvendit pasi nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK: Ndotja e ajrit shkakton mbi 1,150 vdekje në vit në Kosovë

Published

on

By

Raporti i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për vitin 2025 ka alarmuar se ndotja e ajrit mbetet një rrezik madhor, duke shkaktuar rreth 12.1% të vdekshmërisë totale në vend.

“Rezultatet tregojnë se 1 150 raste të vdekjeve në vit (121/100 000 banorë) i atribuohen nivelit aktual të PM2.5 në Kosovë i cili paraqet 12.1% të vdekshmërisë totale, nga të gjitha shkaqet (natyrore)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, gjendja më kritike është regjistruar në Prishtinë (veçanërisht në Kodrën e Trimave), Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë (Palaj) dhe Mitrovicë, ku nivelet e grimcave helmuese PM2.5 gjatë dimrit kanë arritur deri në 272 µg/m3, shifër kjo shumë herë mbi limitet e lejuara.

Shkaktarët kryesorë mbeten djegia e thëngjillit për ngrohje, termocentralet dhe makinat e vjetra, të cilat po rëndojnë shëndetin e grupeve më të ndjeshme si të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët.

IKSHPK thekson se kjo ndotje lidhet drejtpërdrejt me rritjen e rasteve të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe problemeve të rënda respiratore, duke kërkuar masa urgjente për zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Continue Reading

Të kërkuara