Sport

Të shtunën mbahet maratona e Prishtinës, marrin pjesë mbi 500 garues

Kryetari i Federatës së Atletikës, ka thënë që kjo maratonë është ngjarja më e madhe nga sporti në Kosovë.

Published

on

Këshilli Organizues i Maratonës “Prishtina 2022” ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me përgatitjet për mbajtjen e maratonës.

Kryetari i Federatës së Atletikës Halil Sylejmani, ka thënë që kjo maratonë është ngjarja më e madhe nga sporti në Kosovë.

Sipas tij, maratona do të mbahet me 25 shtator duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit ku do të marrin pjesë mbi 500 garues.

Ne kemi filluar që nga viti 2021 maratona e parë ndërkombëtare, e cila ka qenë gjysmë maratonë, viti 2020 ka dështuat për shkak të pandemisë. Maratona në Prishtinë organizohet nga Federata Atletikës e Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, përkatësisht Ministria për Kultur Rini dhe Sport. Kjo është ngjarja më e madhe nga sporti në Kosovë. Kjo garë startin e ka te Teatri Kombëtar, ne kemi bërë të pamundurën ta organizojmë këtë garë për të treguar që në Kosovë organizohen edhe ngjarje të mëdha”, tha Sylejmani.

Lajmet

​Superkupa e Kosovës në hendboll zhvillohet në Ferizaj

Published

on

Superkupa e Kosovës në hendboll do të zhvillohet më datë 13 shtator në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Organizimin e kësaj ngjarjeje e ka marrë përsipër Klubi i Hendbollit Kastrioti, pas marrëveshjes së nënshkruar mes presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, dhe kryetarit të KH Kastrioti, Fisnik Jashari.

Programi i garave nis nga ora 17:30 me përballjen e hendbollisteve mes Istogut dhe Ferizajt. Më pas, nga ora 20:00, do të zhvillohet ndeshja e meshkujve mes Rahovecit dhe Kastriotit.

Priten duele interesante, numër i madh shikuesish dhe një atmosferë festive sportive në Ferizaj.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Caktohet gjyqtari i ndeshjes Zvicër-Kosovë

Published

on

UEFA ka zyrtarizuar emrat e arbitrave që do të drejtojnë përballjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në krye të gjyqtarëve do të jetë polaku i njohur, Szymon Marciniak, një nga më të respektuarit në futbollin botëror.

Ai do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupski, ndërsa detyrën e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Pawel Raczkowski. Për sistemin VAR është caktuar Tomasz Kwiatkowski.

Marciniak ka një CV të pasur, pasi ka gjykuar finalen e Kupës së Botës në Katar dhe finalen e Ligës së Kampionëve, çka e bën një figurë me autoritet të plotë për ndeshje të kësaj peshe.

Takimi mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet të premten, në ora 20:45, në qytetin Basel.

/S.K/KP/The Athletic/

Continue Reading

Lajmet

Pep Guardiola përballë sfidës më të vështirë në Man City

Published

on

Brenda Manchester Cityt kishte filluar të lëkundej pushteti që sezonin e kaluar pas dy humbjeve në tri ndeshjet e para të këtij edicioni, por çarjet janë thelluar edhe më shumë.

Ajo që dikur ishte makina më dominuese e Premierligës, papritmas duket e cenueshme madje edhe pas lëvizjeve të fundit në tregun e transferimeve.

Ardhja në ditën e fundit të afatit e Gianluigi Donnarummës, i cili nënshkroi për të zëvendësuar Edersonin pas kalimit të tij te Fenerbahçe, konsideroht një shtresë e ndryshimeve. Donnarumma është portier i nivelit botëror, por jo i tipit që zakonisht lidhet me Guardiolën.

Përveç Edersonit, gjatë verës janë larguar edhe emra si Kevin De Bruyne, Kyle Walker, Jack Grealish, James McAtee, Ilkay Gundogan dhe Manuel Akanji. Pa shumë zhurmë, një nga skuadrat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Premier League është shpërbërë.

Mesfushori dirigjent dhe fituesi i Topit të Artë 2024 ka edhe dy vite kontratë, por ende nuk e ka rinovuar. Interesimi i hershëm i Real Madridit mbetet i gjallë, dhe ndjesia është se, nëse City nuk arrin ta rivendosë veten në majë, spanjolli mund të joshet për t’u rikthyer në qytetin e tij.

Brenda Etihad-it pranojnë se ekziston shqetësim. Rodri është i pazëvendësueshëm, zemra e sistemit të Guardiolës dhe rrjeti i sigurisë që u lejon yjeve të sulmit të shkëlqejnë. Humbja e tij do të ishte më shumë se një largim tjetër i profilit të lartë.

City ka kaluar tranzicione edhe më parë, por Pep Guardiola tani gjendet përballë sfidës së tij më të vështirë në Angli.

Ai ka rindërtuar skuadra, por jo nga një pozitë kaq e brishtë. Ky grup duket më pak i sigurt, më pak i paprekshëm.

Dhe nëse Rodri fillon të dyshojë në drejtimin e klubit, përballja me një tjetër lamtumirë të dhimbshme bëhet e pashmangshme. Burimet thonë se ai me të vërtetë po e peshojnë të ardhmen e tij.

Për City-n, çështja nuk është vetëm ndjekja e një titulli tjetër, por dëshmia ndaj vetë lojtarëve se ende i përkasin majës absolute.

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kurti telefonon Zhegrovën pas transferimit: Ne të gjithë jemi krenarë me të

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të madh në gjigantin italian, Juventus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Kurti njoftoi se ka biseduar me videolidhje me yllin kosovar, Edon Zhegrova.

“Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni. Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të. Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!”, shkroi Kurti.

/S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara