Magazinë

Të shtëna me armë, Policia mbërrin në shtëpinë e Gordon Ramsay

Published

on

Forca të rënda policore rrethuan shtëpinë luksoze të Gordon Ramsay në Los Anxhelos pas një telefonate që doli të ishte një mashtrim.

Telefonuesi raportoi se të shtëna u qëlluan në rezidencën e shefit të famshëm në Bel Air. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40.

Policia ka reaguar menjëherë, por sipas vlerësimeve fillestare, shumë shpejt është konstatuar se informacioni ishte i rremë. Fqinjët raportuan se nuk kishte ndodhur asnjë incident dhe Gordon Ramsay nuk ishte në shtëpi në atë kohë.

Duke folur për TMZ, burime policore folën për një incident “swatting”, siç quhen shakatë me akuza të rreme që synojnë të mobilizojnë në masë forcat e sigurisë. Kjo praktikë ka marrë përmasa në SHBA, ku disa personazhe të famshëm kanë rënë viktimë e saj.

Kohët e fundit, Nicki Minaj ishte shënjestër e një shakaje të ngjashme në shtëpinë e saj në Hidden Hills, ndërsa Jennifer Aniston, Chris Brown, Rihanna, Justin Bieber dhe Tom Cruise kanë qenë të gjithë në shënjestër në të kaluarën.

Magazinë

Shkëlqeu në Met Gala, Rihanna konfirmon shtatzëninë e saj të tretë?

Published

on

Këngëtarja e famshme, 37 vjeç, është në pritje të fëmijës së tretë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky – lajmin e ka konfirmuar një burim për “Page Six”.

Disa minuta më parë, para se të shfaqej në tapetin e kuq të “Met Gala 2025”, Rihanna prezantoi barkun e rrumbullakosur në hotelin Carlyle në New York City. Pavarësisht shiut dhe motit të keq, ajo shkëlqeu me një veshje gri me fund të shkurtër dhe bluzë të kombinuar, çorape deri te gjunjët dhe taka të njëjta gri.

Në disa momente, përpiqej ta mbulonte barkun me një shall të trashë prej peliçeje kafe.

Rihanna dhe A$AP Rocky janë tashmë prindër të dy djemve: RZA, i lindur në maj 2022, dhe Riot Rose, që erdhi në jetë në gusht 2023.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Rihanna kishte lënë të kuptohej se dëshironte një tjetër fëmijë, kur gjatë një interviste për “E! News” tha me humor:

Derimë tani kam vetëm djem. Jam në 75 për qind për një tjetër djalë, por po mbajmë gishtat e kryqëzuar.

Që prej vitit 2020, ylli i muzikës dhe sipërmarrësja e suksesshme ka folur hapur për dëshirën e saj për të pasur një familje të madhe, duke i thënë “British Vogue” se e shihte veten me tre apo katër fëmijë – me ose pa partner.

Continue Reading

Magazinë

Përfaqësuesi i Lady Gaga-s flet pas arrestimeve në Rio

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Rio de Janeiro në lidhje me një kërcënim të dyshuar me bombë në koncertin madhështor të Lady Gaga-s, që u mbajt të shtunën, më 3 maj, në plazhin Copacabana, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas “The Guardian”, një burrë dhe një adoleshent u ndaluan pak orë para koncertit të falas, nën dyshimin se po planifikonin një sulm me lëndë shpërthyese kundër komunitetit LGBTQ+ në Brazil.

Në një konferencë për shtyp më 4 maj, Policia Civile e Rio-s sqaroi se të arrestuarit po punonin së bashku për të rekrutuar njerëz në koncert me qëllim sulme të koordinuara me bomba artizanale, duke përdorur kokteje Molotov. Sipas autoriteteve, sulmet synonin drejtpërdrejt publikun LGBTQIA+.

Personi i dyshuar si organizator është arrestuar për mbajtje të paligjshme armësh, ndërsa adoleshenti për posedim të materialeve pornografike me të mitur, pas një bastisjeje në 15 lokacione të ndryshme.

Një koncert historik që përfundoi me sukses, por që prapa skenave fshihte një skenar të rrezikshëm – i parandaluar në kohë nga inteligjenca braziliane.

 

 

Continue Reading

Magazinë

Mbi 2 milionë njerëz në koncertin e Lady Gagas në Brazil

Published

on

Më shumë se dy milionë njerëz kanë ndjekur një koncert falas të Lady Gagas në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, sipas zyrtarëve të qytetit.

Koncerti më i madh i yllit të popit është paguar nga qyteti, në një përpjekje për të rigjallëruar ekonominë e Rios, raporton BBC.

Ata presin që kjo mund të sjellë 100 milionë dollarë të ardhura për ekonominë lokale. Performanca e së shtunës ishte pjesë e një turneu promovues për albumin e tetë të Lady Gagas, “Mayhem”, këngët e të cilit përfshijnë Abracadabra dhe Die With a Smile. Ajo performoi për herë të fundit në Brazil më 2012.

Disa fansa, të njohur si “Përbindëshat e vegjël” të Gaga-s, kishin nisur të mblidheshin në radhë herët në mëngjes për të hyrë në plazh.

Një operacion masiv sigurie ishte caktuar në vend, me 5,000 oficerë policie në detyrë, teksa të pranishmit duhej të kalonin përmes detektorëve metalikë. Autoritetet përdorën gjithashtu dronë dhe kamera për njohjen e fytyrës, për të ndihmuar policinë e ngjarjes.

Lady Gaga nuk është personi i parë që ka mbajtur një koncert falas në Brazil. Madonna ka mbajtur po ashtu një koncert në plazhin e Copacabana në maj të vitit 2024, i cili u pagua gjithashtu nga qyteti.

“Ju keni pritur për mua, keni pritur për më shumë se 10 vjet”, ka thënë Lady Gaga e emocionuar para turmave ndërsa ajo shpalosi një flamur brazilian.

“Brazil, unë jam gati. Do të jap gjithçka”, është shprehur ajo më pas.

Mijëra kënduan hitet më të njohura, Alejandro, Poker Face dhe Abracadabra, duke krijuar atmosferë elektrike. Fansar udhëtuan nga i gjithë vendi për të parë performancën madhështore.

Continue Reading

Magazinë

Sunny Hill 2025: Dita e fundit për biletat “Believers”- fillon zbulimi i emrave të artistëve që do të performojnë sivjet

Published

on

Biletat më të lira të festivalit Sunny Hill mbyllen sot. Menjëherë pas kësaj, do të filloj zbulimi i emrave të artistëve më të mëdhenj të muzikës botërore që do të jenë pjesë e këtij edicioni.

Ka ardhur momenti i fundit për të siguruar biletat “Believer” për Sunny Hill Festival 2025! Vetëm deri në ora 20:00 do të keni mundësinë për të blerë biletën me çmimin me të lirë ndonjëherë, e që u siguron mundësinë për të qenë pjese e festivalit me të madh të muzikës në rajon.

Pas mbylljes së biletave “Believer”, nis zbulimi i emrave të parë të artistëve të mëdhenj ndërkombëtarë që do të ndezin skenat e këtij edicioni spektakolar.

Këtë vit, Sunny Hill Festival po premton një listë artistësh që do ta bëjnë këtë edicion absolutisht të paharrueshëm dhe atraktiv për adhuruesit e muzikës nga gjitha vendet e Evropës. Këtë vit, numri i njerëzve që do të marrin pjesë në Sunny Hill Festival nga vendet e ndryshme të botës pritet të rritet edhe më tej. Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival ka shërbyer mbi 100,000 njerëz në gjithë edicionin e festivalit.

Sunny Hill Festival mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Bërnicë dhe pritet të ofrojë një atmosferë elektrizuese, performanca të paharrueshme, dhe një miks të fuqishëm të ikonave globale me talentet më të mirë të skenës vendore.

Linku për biletat “Believer” para skadimit të tyre sonte prej orës 20:00, është në këtë link.

Pas tyre, nis shitja e biletave “Early Bird” e më pas “Regular” dhe “VIP”.

Continue Reading

Të kërkuara