Kronikë e zezë

Të shtëna me armë brenda një supermarketi në SHBA, të vdekur dhe të plagosur

Një punonjëse tha për CNN se në fillim nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte teksa ajo ishte duke punuar në arkë.

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në një supermarket në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një person qëlloi me armë brenda në dyqan, duke në lënë një të vdekur dhe të paktën 14 të tjerë të plagosur, para se policia ta gjente atë të vdekur me një plagë me armë zjarri, transmeton a2news.com.

Një punonjëse tha për CNN se në fillim nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte teksa ajo ishte duke punuar në arkë. “Ai vijoi të qëllonte vazhdimisht. Një nga kolegët e mi u godit në kokë, ndërsa një klient në pjesën e barkut”, u shpreh punonjësja, e cila theksoi se nuk kishte pasur asnjë incident para të shtënave.

Kur policia mbërriti në vendngjarje gjeti shumë persona të cilët ishin fshehur edhe brenda në frigorifer ose të mbyllur në zyra, ndërsa një punonjës u zbrit nga policia pa kishte hipur në çatinë e ndërtesës. Automjeti i autorit të ngjarjes së rëndë është gjetur në parking, ndërsa shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Continue Reading

Vendi

Policia konfiskon mbi 1200 palë xhinse në Banjskë

Published

on

By

Një aksion i përbashkët i Policisë dhe Doganës së Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e një sasie të madhe të mallit të kontrabanduar në zonën e fshatit Banjskë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, njësitet policore kanë vënë në ndjekje një automjet pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët malore, i cili më pas është gjetur i braktisur nga personat e dyshimtë.

Brenda veturës, policia gjeti 32 thasë me gjithsej 1217 palë pantallona xhins dhe mbi 300 rripa, të cilët po transportoheshin ilegalisht.

Përveç mallit, në automjet u gjetën edhe një palë targa të Serbisë, një radiolidhje dhe një kanistër me naftë.

Malli i konfiskuar i ka kaluar Doganës së Kosovës, ndërsa me udhëzim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një i mitur në Kaçanik për dhunë psikike ndaj familjes

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një incident i dhunës në familje është regjistruar në Kaçanik, ku policia ka arrestuar një person të moshës së mitur.

Arrestimi ka ndodhur pasi i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i mituri është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Të kërkuara