Shëndeti
Të shëndetshme dhe të lehta: Artikuj me kalori të ulët të cilat do të mund t’i hani në çdo kohë të ditës
Published
4 years agoon
Në orët e mbrëmjes, derisa pushojmë duke shikuar TV, më së shumti dëshirojmë diçka për të futur në gojë
Këta artikuj janë të mirë, por edhe nuk ju shtojnë shumë peshë! – transmeton Telegrafi.
Fiq të thatë
Janë burim i shkëlqyeshëm i materieve balast. Do ta furnizojnë trupin me energji të nevojshme andaj është mirë t’i hani para se të stërvitni.
Veç kësaj, përmbajnë sasi të mëdha kaliumi – mineral i rëndësishëm për regjenerim të shpejtë të organizmit.
Bajamet
Janë të pasura me tokoferol alfa (formë e vitaminës E) të cilat trupi më së shpejti i absorbon. Kjo vitaminë ka veprim antioksidant dhe pengon dëmtimin e qelizave pas stërvitjes.
Hani një grusht bajame gjatë ditës dhe do të jeni dukshëm të ngopur.
Çokollata e zezë
Përmban flavonol, i cili i takon grupit të materieve bimore të cilat përdoren për shëndet.
Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut, që posaçërisht u bën mirë muskujve, sepse i mbush me energji. Veç kësaj, për shkak të sasisë së madhe të hidrokarbureve, është posaçërisht i dobishëm për muskuj.
Qiqrat
Në të vërtetë, përparësia e tyre e madhe është sepse janë të pasura me minerale, proteina, magnez, hekur, si edhe me fibra.
Gjithsesi – rekomandojmë që t’i vendosni në listën tuaj të pjekurinave të shëndetshme.
Bananet
Për shkak të sasisë së madhe të kaliumit që përmban ky frut, nuk do të keni ngërçe muskulore dhe do të jeni plot energji.
Përveç kësaj, për shkak të sasisë së madhe të karbohidrateve, ato janë lënda djegëse e duhur për muskujt.
Fëstëkët
Kjo frutë është shumë e shëndetshme, kanë më pak kalori se frutat arrore të përmendura më sipër, mirëpo gjithashtu është shumë e shijshme.
Të themi edhe fëstëkët janë të pasur me antioksidantë të shkëlqyeshëm, mirëpo jo ato të përpunuara industrialisht ma aditivë dhe me shtesa vajrash. /Telegrafi/
You may like
Ekzistojnë një mori shkaqesh që mund të shkaktojnë marramendjen tuaj në mëngjes. Marramendja e mëngjesit është diçka që u ndodh herë pas here shumë njerëzve dhe nuk është shkak për shqetësim.
Nëse ndiheni të trullosur në mëngjes, menjëherë pasi jeni zgjuar, kjo mund të jetë rezultat i ndryshimit të papritur të ekuilibrit pasi trupi juaj përshtatet nga një pozicion i shtrirë në një pozicion në këmbë.
Nëse keni probleme me ftohjen ose sinuset, mund të vëreni se marramendja keqësohet për shkak të lëngjeve të tepërta dhe ënjtjes në sinus.
Ekspertët kanë renditur disa shkaqe tjera pse na ndodh të kemi marramendje sapo jemi zgjuar, të cilat i kemi renditur si më poshtë:
Apnea e gjumit – Marramendja gjatë ditës është simptomë e zakonshme e apneas së gjumit. Apnea është gjendje penguese e frymëmarrjes, që do të thotë se ndaloni përkohësisht frymëmarrjen gjatë natës nëse e keni atë. Këto ndërprerje çojnë në nivele më të ulëta të oksigjenit, që mund të shkaktojë marramendje kur zgjoheni në mëngjes.
Dehidrimi – Një nga shkaqet më të zakonshme të zgjimit me marramendje është dehidrimi. Nëse pini alkool para gjumit, mund të jeni veçanërisht të dehidratuar kur zgjoheni në mëngjes. Edhe nëse nuk pini, mund të dehidratoheni nëse punoni në një mjedis të nxehtë, nuk pini mjaft lëngje, konsumoni shumë pije me kafeinë ose djersitni shumë.
Sheqeri i ulët në gjak – Nëse zgjohuni të trullosur në mëngjes mund të jetë shenjë se keni sheqer të ulët në gjak. Kjo gjendje mund t’ju bëjë me marramendje para se të keni ngrënë mëngjes. Nëse keni diabet dhe merrni insulinë ose medikamente tjera, mund të bëheni hipoglikemik (sheqer i ulët në gjak) në mëngjes nëse nuk hani mjaftueshëm një natë më parë ose nëse doza e mjekimit është shumë e lartë.
Medikamentet – Nëse jeni duke marrë rregullisht ndonjë medikament, mund të jenë shkaku i marramendjes stë mëngjesit. /UBT News/
Ushqimet të cilat i përkasin kategorisë së super ushqimeve janë ato të cilat i tejkalojnë mundësitë e ushqimeve tjera. Tri super ushqime që janë dëshmuar për aftësitë e tyre shëruese dhe të nutricionit janë: xhenxhefili, shafrani dhe karotat
Një prej vetive të përbashkëta dhe të rëndësishme të këtyre ushqimeve është se janë të mbushura me antioksidantë që i luftojnë sëmundjet.
Njerëzit të cilët hanë xhenxhefil, shafran dhe karota jo vetëm se e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit por edhe i eliminojnë krejtësisht viruset dhe inflamacionet. Vetitë e tyre fuqizohen edhe më shumë kur tri produktet kombinohet, p.sh kur i konsumoni si çaj.
Efektet e xhenxhefilit, karotave dhe shafranit – Shafrani i sjell rreth 150 përfitime të ndryshme terapeutike, duke përfshirë forcimin e sistemit të imunitetit, mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe lehtësimin e efektit të sëmundjeve autoimune. Nëse e përdorni çdo ditë, mund t’i reduktoni simptomat e këtyre sëmundjeve: sëmundjeve kardiovaskulare, dhimbjes së nyejve, sëmundjes së Alzheimerit dhe epilepsisë.
Xhenxhefili është aromatik, një revistë mjekësore kishte deklaruar se ekstrakti mund të jetë agjent më efektiv sesa ilaçet e kimioterapisë, pasi i vret qelizat kanceroze. Xhenxhefili shëron marramendjen, inflamacionin, e përmirëson memorien e parandalon diabetin.
Karroat – Janë perime e zakonshme dhe rekomandohen për gjithsecilin. Ato janë antioksidant të shkëlqyeshëm dhe një studim ka deklaruar se aq më shumë karota që hani, aq më gjatë jetoni.
Si ta përgatitni një recetë super të fuqishme me këto produkte?
Vlojeni karotën në pak ujë. Pastaj shtojeni vaj kokosi, pak kripë e gjysmë luge çaji shafran, shtojeni edhe pak xhenxhefil. Kështu e krijoni një pure karote e cila është e mahnitshme dhe mund ta konsumoni kurdo./UBTNews/
Peshku toni i konservuar nuk është vetëm i shijshëm por edhe një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese. Në një kanaçe të vetme ju do të merrni mjaftueshëm proteina dhe pak kalori.
Ka shumë varietete të këtij peshku, por ajo që duhet pasur parasysh kur blini peshk ton është përmbajtja e mërkurit. Ngrënia e shpeshtë e çdo peshku me përmbajtje të lartë mërkuri shkakton grumbullim të mërkurit në indet e trupit dhe të shkaktojë dëme në organizëm.
Kjo është diçka problematike sidomos për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël, pasi mërkuri ndikon në zhvillimin e trurit, njerëzit që jetojnë në zona të kontaminuara nga ndotësit industrialë duhet të kenë kujdes me çdo peshk të kapur në vend.
Përpiquni të kërkoni për varantet që përmbajnë më pak mërkur, konsumoni deri 1200g ose dy vakte me ushqim deti në javë.
Kërkoni për konserva të mbushura me ujë në vend të atyre me vaj, në këtë mënyrë e shmangni marrjen e kalorive dhe yndyrave të tepërta.
Përfitimet shëndetësore – Peshku ton ofron proteina dhe yndyra, që janë të shkëlqyera për balancimin e sheqerit në gjak, toni përmban acide yndyrore omega-3, të cilat janë të lidhura me një mori përfitimesh shëndetësore. Omega-3 në ushqimet e detit ndihmojë në uljen e triglicerideve, inflamacionit dhe të ndihmojë në rritjen e kolesterolit “të mirë”.
Ju merrni një grup të tërë vitaminash dhe mineralesh nga toni i konservuar, një nga mineralet që nuk merr aq vëmendje sa meriton është seleni, që ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimit të qelizave. Vetëm 3 gram ton i konservuar ju siguron gjithë vlerën ditore për selen.
Toni i konservuar ofron hekur, vitaminë B12 e vitaminë D, burime ushqimore që janë të dobishme për organizmin. Marrja e sasisë së vitaminës D dhe omega-3 lidhet me parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, rënies së aftësive njohëse dhe diabetit.
Vlerat e rekomanduara ditore për një racion me 350g ton të konservuar janë:
Kalori: 85
Yndyra totale: 1 gram (1% e vlerës ditore)
Proteina: 19 g (38% e vlerës ditore)
Karbohidrate: 0 g (0% e vlerës ditore)
Natrium: 219 g (10% e vlerës ditore)
Hekur: 2 g (1% e vlerës ditore). /UBTNews/
Shëndeti
Ngërçet te gishtërinjtë, pse shfaqen dhe si t’i trajtoni?
Published
1 day agoon
December 5, 2024Ngërçet ndodhin kur një nga muskujt tkurret papritur dhe dhimbja mund të zgjasë nga disa sekonda deri në minuta. Shumë kanë përjetuar ngërçe te muskujt e këmbëve, por kur ato ndodhin tek gishtërinjtë, mund të jenë tepër të dhimbshme.
Ngërçet largohen vetë, por pse ndodhin dhe se çfarë mund të bëni për të lehtësuar dhimbjen?
Mund të vijë nga kontraktimi i muskujve të këmbës
Kur dikush përjeton ngërç në gisht, kjo mund të jetë si pasojë e kontraktimeve të muskujve që lëvizin këmbën dhe gishtërinjtë.
Shkencëtarët ende nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë i shkakton këto ngërçe, por ata kanë disa ide:
Dehidratimi – Një nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të gishtërinjve është dehidratimi. Një gotë ujë mund të jetë ajo që ju duhet.
Mungesa e lëndëve ushqyesve – Mangësitë e lëndëve ushqyese si vitamina B, kaliumi, magnezi etj, mund të jenë shkaku.
Tendosja e muskujve ose sforcimi i tepërt – Njihet si një nga shkaqet më të zakonshme të ngërçeve të muskujve. Disa studime fajësojnë stërvitjen intensive, por ka ende pyetje pse kjo prek disa njerëz dhe të tjerë jo.
Mungesa e stërvitjes – Qarkullimi jo i mirë i gjakut mendohet se shkakton ngërçe të muskujve e stërvitja e rregullt mund t’a përmirësojë.
Këpucë të papërshtatshme – Këpucët që janë të ngushta, mund të mos lejojnë që gjaku juaj të qarkullojë siç duhet, duke shkaktuar kështu ngërçe tek gishtërinjtë.
Problemet shëndetësore – Skleroza e shumëfishtë, sëmundja Parkinsonit, diabeti etj, janë shkaku i ngërçeve të gishtërinjve.
Shtatzënia – Dhimbjet e muskujve janë të zakonshme në shtatzëni dhe thuhet se rreth gjysma e njerëzve i përjetojnë ato gjatë shtatzanisë.
Si të lehtësoni dhimbjen nga ngërçet?
Dhimbjet e gishtërinjve kanë tendencë të qetësohen brenda pak minutash, por ka disa hapa që mund të ndërmerrni për t’i lehtësuar ato.
Masazhoni këmbën dhe gishtërinjtë, shtrini këmbën dhe masazhoni me ngaladët muskujt e këmbës dhe gishtërinjtë tuaj, mund të masazhoni këmbën duke e rrotulluar butësisht mbi një objekt të rrumbullakët, si p.sh një top golfi.
Përdorni një kompresë të ngrohtë, përdorimi i një komprese të nxehtë ndihmon në relaksimin e këmbës dhe lehtësimin e ngërçeve.
Hiqni këpucët, nëse ato janë të ngushta ose të parehatshme, hiqni menjëherë ato, provoni të ecni e ëse keni qëndruar gjithë ditën ulur, ngrihuni dhe ecni pak. Mund të jetë e dhimbshme të qëndroni në këmbë, por rrjedhja e gjakut mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçit. /UBT News/
Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani, pas akuzave për ndërhyrje ruse
Sa shumë fitojnë yjet e “Friends” nga seriali: Miliona çdo vit
Kurti bëri homazhe pranë Memorialit të fëmijëve të vrarë në Sarajevë
Naum Veqilharxhi, iluministi i Rilindjes Kombëtare
Teatri ‘Muharrem Qena’ përsëri në skenë: Rikthimi i magjisë artistike në Mitrovicë
Thëniet më të njohura të 45 presidentëve të ShBA
Fëmijët, TikTok-u dhe Bullizmi: Si të luftojmë efektet negative të TikTok-ut dhe platformave të tjera?
Ukraina dhe SHBA bien dakord të rinovojnë marrëveshjen tregtare në 2025
Festa e Shën Kollit, simbol i besimit dhe historisë shqiptare
Të kërkuara
-
Bota1 month ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota1 month ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet3 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman