Lajmet nga UBT
Të rinjtë dhe shikueshmëria e besueshmëria e televizioneve në Kosovë
Published
5 years agoon
By
UBTNEWSNga prof.dr Ferid Selimi – Informimi nga mediat elektronike, e sidomos nga ato pamore është i një rëndësie të veçantë, meqë është informim që pos fjalëve jep zë dhe pamje. Kur bashkohen fjalët, zëri dhe pamja, informimi është më i kapshëm për audiencën. Por, për të parë se sa përcillen programet informative të televizioneve në Kosovë nga të rinjtë e moshës nga 19-28 vjet, është bërë një anketë me 208 respondentë të këtyre moshave të të dy gjinive të përkatësisë shqiptare nga gjashtë rajonet në Kosovë. Televizioni që pretendohej të jetë një nga mediumet prej nga merren informacione më të freskëta dhe prej nga publiku kosovar informohet më shpejt e më drejt, duket ta ketë humbur primatin që kishte. Mediat e tjera online kanë nis ngadalë të zënë vendin e tij. Kjo shihet në këtë punim, që ka dalë si rezultat i një ankete të zhvilluar me 208 respondentë nga gjashtë qendrat e Republikës së Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, Pejë, e Mitrovicë. Këta respondentë për kah profesioni janë heterogjen. Ka prej tyre që janë studentë dhe ka prej tyre që nuk janë studentë. Prandaj edhe interesimi dhe pikëpamjet e tyre për programet informative të televizioneve që transmetojnë program në Kosovë dallojnë nga njëri-tjetri. Në këtë punim është trajtuar përcjellja e programeve informative nga të rinjtë e moshës 19-28 për një arsye të thjeshtë: Për të parë se sa prej tyre informohen dhe sa prej tyre përcjellin këto programe televizive. Gjithnjë duke pasur parasysh që teknologjia ka përparuar, dhe kur thuaja secili i ri ka një celular të mençur në xhep dhe ka mundësinë e informimit nëpërmjet rrjeteve sociale e të shënimeve të tjera që i nxjerrin nga interneti, duke shfrytëzuar celularin. Nga ky studim dalin të dhëna të reja e të larmishme, sepse nëpërmjet anketave me respondentë të këtyre moshave, në pyetjet se a kanë televizorë, sa televizorë kanë në shtëpi a banesë a janë televizorët e lidhur nëpërmjet kabllorit, IPTV-së, me antenë satelitore apo me mundësi të përcjelljes nëpërmjet tokësorit, a janë analogë apo digjitalë, sa kohë kalojnë duke shikuar televizor, etj.. janë dhënë përgjigje interesante dhe të larmishme. Në pyetësor, respondentët kanë pasur mundësi të përgjigjen në 25 pyetje, përfshirë edhe pyetjet që kishin të bënin me moshën, gjininë, rajonin ku jetojnë, posedim të numrit të televizorëve, kohën e kaluar në përcjellje të emisioneve televizive dhe mënyrës së qasjes ose të marrjes së transmetimeve. Pjesa tjetër e anketës ka të bëjë me përzgjedhjen dhe përcjelljen e programeve informative nga ta. Nga 208 respondentë, 64% të tyre ishin meshkuj; 36% femra; 19% ishin të moshës 19 vjeçare; 14.9% 20 vjet; 11% 22 vjeçare, 10% 21 vjeçare; 8.4% 23; dhe 7% 24 vjet; përqindja tjetër i takon moshës nga 25-28. Kjo nënkupton jo vetëm një diversitet të gjinisë, por edhe të moshës, që më pas përgjigjet dalin edhe më të ndryshme. Kjo është pritur, sepse si gjinia, ashtu edhe mosha dhe vendi prej nga vijnë të rinjtë tregojnë një ndryshueshmëri të mendimeve dhe të gjykimeve rreth programit informativ të televizionit. Kur merret parasysh origjina e të rinjve, e që sipas anketës 46% ishin nga rajoni i Prishtinës; 13.7% nga Gjilani, po aq nga Ferizaj, dhe 26% nga rajonet e tjera, përgjigjet janë shumë interesante. Vlen për t’u përmendur që 61.5% e respondentëve kanë nga një televizor në shtëpi, ndërsa 29.8% dy televizorë; e 8.7% kishin më tepër televizorë. Kjo lë të kuptohet, që një pjesë e tyre prej rreth 37% kanë mundësinë e përzgjedhjes së kanalit televiziv, kundrejt 61% që janë të detyruar të shikojnë çfarë shikojnë edhe anëtarët e tjerë të familjes. Pjesa dërrmuese e tyre (85.3%) kanë mundësinë e përcjelljes së programeve televizive nëpërmjet rrjetit digjital. 75.1% ishin të lidhur me TV kabllor Ndërsa me televizorë analog ishin 11.3%; digjital, kundrejt 15.6% të lidhur nëpërmjet IPTV satelitor e 9.3% me lidhje të rrjetit tokësor.
Të rinjtë dhe shikueshmëria e programit informativ
Bazuar në anketën (Kosumi.B. 2016:303) e bërë për shikueshmërinë e programit informativ të televizioneve në Kosovë dhe mbi bazën e të dhënave të gjetura për përcjelljen e këtij programi, të rinjtë e moshës nga 19-28 vjeçare, nga përgjigjet e dhëna del se të rinjtë e kësaj moshe nuk janë edhe aq të interesuar për përcjelljen e programeve informative të televizioneve. Nga 208 respondentë nga gjashtë qendrat kryesore të Republikës së Kosovës, pjesa dërrmuese e tyre kalojnë më pak se një orë kohë para ekraneve televizive. Kjo tregon interesimin e tyre jo aq të madh për ndjekjen e programit informativ në televizione. Të rinjtë e moshës 19-28, sipas të dhënave të kësaj ankete shumë pak kalojnë kohë para ekraneve televizive. Madje, edhe pse 99.5% kanë deklaruar që kanë aparate televizive në shtëpi, jo të gjithë të rinjtë e të gjitha këtyre qendrave kalojnë kohë të njëjtë në shikueshmëri të programeve televizive, dhe jo të gjithë i shikojnë të gjitha programet informative. Edhe pse pjesa dërrmuese e respondentëve ishin studentë, që në përqindje janë 73.4%, të dhënat nga anketa dëshmojnë që, ata as kanë shijen e njëjtë të programeve, as ngjasojnë në kohën e kaluar para televizionit, as në përzgjedhjen e programit që e shikojnë, e as në besueshmërinë e lajmeve që dëgjojnë nga televizioni. Kjo nënkupton që në Kosovë, edhe në këtë aspekt ka diversitet shijesh dhe gjykimesh. Të dhënat, sipas kësaj ankete pasqyrojnë kohën e kaluar para ekraneve televizive të të rinjve kosovarë. Nga 208 respondentë sa iu kanë përgjigjur kësaj ankete, 31.6% shikojnë më pak se një orë televizion; 18.9% e respondentëve kalojnë një orë para ekranit televiziv, pjesa tjetër e respondentëve kalojnë dy deri në tri orë. Gjysma e tyre para ekranit qëndrojnë vetëm kur kanë kohë të lirë, që nënkupton kur nuk kanë me çka të merren. Ndërsa 43% e respondentëve TV shikojnë në orët e mbrëmjes. Kjo e dhënë e fundit pasqyron gjendjen e dhe interesimin e tyre. Në të vërtetë, kjo e dhënë bën të qartë se televizorit i drejtohen kur nuk kanë ndonjë obligim tjetër ose kur ulen a shtrihen të pushojnë në mbrëmje. Kur e kemi parasysh që “informacioni është ajo pjesë e komunikimit që na mban në dijeni të ngjarjeve, çështjeve dhe personazheve që ndryshojnë në botën e jashtme” arsyeja e mos përcjelljes së programeve televizive nuk qëndron te fakti që nuk televizionet nuk ofrojnë program interesant ose që nuk ka përzgjedhje të kanaleve televizive, porse angazhimi ditor nuk i lejon që ata të ulen e të shikojnë më tepër televizion.
Përzgjedhja e kanaleve televizive
Për të plotësuar këtë konstatim na ndihmon e dhëna që në Kosovë program televiziv prodhojnë, përkatësisht transmetojnë një numër i madh televizionesh kombëtare, private e komerciale. Prej tyre tri janë televizione kombëtare, edhe atë: Radiotelevizioni i Kosovës, Kohavizion dhe Radiotelevizioni 21, dhe një numër i madh televizionesh të tjerë që janë private a komercial, dhe televizione që me seli janë në qendra të ndryshme të Shqipërisë a të vendeve të rajonit e Evropës, por që publiku kosovar ka mundësinë e përcjellës së programeve të këtyre televizioneve nëpërmjet IPTV-së, e kabllorit. Në këtë larushi televizionesh, TV Klan të Shqipërisë e shikojnë 31% e respondentëve të moshës së re; Klan Kosovën 25%, RTV21 15%; KTV-në 13%, e RTK-në e shikojnë vetëm 8% e respondentëve. (Russ-Mohl. 2010:90) Që nënkupton: publiku i moshës së re janë më të interesuar për programet e televizioneve private e komerciale se sa të atyre kombëtare. Mirëpo kur bëhet fjalë për përcjelljen e lajmeve në televizionet kombëtare, pas KTV-së, e cila është e para me 59.6%, RTK del e dyta me 44.3% (këtu respondentët kanë pasur mundësinë e përzgjedhjes së më tepër se një kanali televiziv). Duke pasur për bazë këtë përqindje të respondentëve, paraqitet një jo përputhshmëri e përqindjes së përcjellësve të RTK-së, sepse përderisa RTK-në e shikojnë vetëm 8.3%, lajmet e këtij televizioni i përcjellin 44.3% e tyre. E fundit për nga përcjellja e lajmeve mbetet RTV21 me një përqindje prej 24.6%. nga këto të dhëna mund të konstatohet që pavarësisht që dy televizionet e tjera kombëtare (KTV e RTV21) përpiqen që shikuesit t’i informojnë sa më saktë, sa më drejt, e sa më objektiv, RTK është burimi kryesor prej nga shikuesit e moshës së re duan të sigurojnë informacionet ditore.
Përcjellja e emisioneve informative
Në programin informativ të televizioneve kombëtare dhe atyre private e komerciale që shikohen në Republikën e Kosovës bëjnë pjesë: Lajmet, Debatet, Intervistat, Dokumentarët, Kronikat, Reportazhet, Emisionet zbavitëse, Filmat, dhe Sporti. (Selimi. 2016) Secili prej këtyre emisioneve kanë kohën e caktuar dhe shikuesit e tyre. Në përgjithësi, ndër më të shikuarat nga këto emisione janë filmat me filmat 52.4%, të pasuara nga lajmet me 37%, që pasohen nga debatet me 35%. Ndërsa, emisionet zbavitëse përcillen nga 29.6% e repondentëve. Intervistat përcillen nga 21.8%; e respondentëve. Dokumentarët nuk janë shumë keq me shikueshmëri kur krahasohen me intervistat, ato kanë fare pak dallim në mes veti, sepse këto emisione përcillen nga 21.4% respondentë. Sportin përcillet nga 17%; Reportazhet me 7.3%; e Kronikat me 6.8%; në opsionin sa përcillen emisionet tjera, del që 14.6% e respondentëve të jenë përcaktuar për emisione të tjera. Debatet politike përcillen nga më shumë respondentë se sa ato ekonomike e kulturore. Intervistat me politikanë përcillen më tepër se intervistat me artistë, këngëtarë, e sportistë. Reportazhet rregullisht i përcjellin vetëm 13.7%, ndërsa 19.1% prej tyre nuk i përcjellin fare. 52% e repondentëve përcjellin reportazhe nga vendi e rajoni e Bota, ndërsa vetëm vendore janë përcaktuar 28.9%. Kjo nënkupton që pjesa dërrmuese e respondentëve (sipas shifrave 52%) përcjellin të gjitha llojet e reportazheve ngado që vijnë ato. Sa i përket programit sportiv, sipas të dhënave të grumbulluara nga anketa del që KTV të jetë televizioni kombëtar që i lë hapësirë më të madhe sportit, edhe atë, sipas 193 respondentëve ose 49.7% e tyre thonë që KTV prin për nga hapësira e dhënë sportit. E dyta radhitet RTK me 35.2%, ndërsa RTV21 22.3%. a është e mjaftueshme kjo hapësirë që i jepet programit sportiv, 52.8% e respondentëve mendojnë që kjo hapësirë është e mjaftueshme, kundrejt 47.2% që mendojnë se kjo hapësirë nuk mjafton.
Cilësia e objektiviteti i lajmeve
Publiku kërkon cilësi para shumësisë së lajmeve. Sipas kësaj, konstatohet që kriteri mbi të cilin mbështeten respondentët për përzgjedhjen e përcjelljes së lajmeve në një televizion të caktuar është kriteri i cilësisë. Të dhënat e mësipërme qartësuan që RTK printe nga televizionet e tjera prej nga të rinjtë e moshës së re duan të merrnin informacionet ditore. Prandaj, cilësia e lajmeve është ajo që prin me 46.8% si arsye e ndjekjes së atyre lajmeve në atë televizion. Më pas ndiqet nga kurioziteti i të dëgjuarit të lajmeve të reja, e që arrin shifrën prej 40.9%. Sipas kësaj të dhëne kuptohet që një numër jo i vogël i ndjekësve të lajmeve për objektiv të vetin nuk e kanë cilësinë as objektivitetin e lajmeve, por kuriozitetin. Ata janë kurioz të shohin dhe të dëgjojnë se çfarë në të vërtetë televizioni i caktuar paraqet në edicionin e lajmeve. Objektiviteti është i treti me 21%, edhe pse për nga rëndësia do të ishte ngjitas me cilësinë, dhe e fundit shumësia e lajmeve me 15.1%. nga këto të dhëna paraqitet një jo përputhshmëri e shijeve në mes të cilësisë, objektiviteti dhe kuriozitetit. Përderisa cilësia radhitet si e para, objektiviteti radhitet i treti. Që nënkupton se edhe pse cilësia e lajmeve sipas tyre është në nivel, megjithatë para objektivitetit të lajmeve, shikuesit parapëlqejnë kuriozitetin. Kur lajmet janë cilësore, atëherë ka objektivitet, sepse cilësia e lajmeve nuk vlerësohet vetëm nga qartësia e pamjeve televizive dhe nga të lexuarit e rrjedhshëm të informatave nga moderatori, por nga objektiviteti i tyre. (Bergstrom. 2008) Porse, nuk duhet anashkaluar edhe kurioziteti si diçka që shikuesi e ndien të nevojshme për ta përcjellë. Megjithatë, këto janë përgjigjet e këtyre respondentëve dhe mbi bazën e këtyre përgjigjeve kanë dalë edhe rezultatet. Përgjigjet e respondentëve tregojnë po ashtu që lajmet e mbrëmjes janë lajmet më të ndjekura dhe prijnë me 72.7%, të pasuara nga Lajmet qendrore me 32.1%. Ndërsa lajmet e mëngjesit mbeten me 7%; të pasuara nga Lajmet e mesditës si më së paku të përcjella me 5.9%. nga kjo e dhënë kuptohet që në mbrëmje publiku është më i relaksuar dhe ka kohë më tepër për të përcjellë televizion. Prandaj zgjedhin këtë kohë për të dëgjuar përmbledhjen e informacioneve të ditës.
Besueshmëria e lajmeve
Pavarësisht që publiku i moshës së re përcjellin lajmet në televizionet kombëtare, prej nga rezulton që më së shumti i përcjellin lajmet në RTK, besueshmëria variron. 51,7% e respondentëve vetëm pjesërisht u besojnë lajmeve që dëgjojnë në TV, kundrejt 37.3% e të tjerëve që u besojnë plotësisht lajmeve. Pjesa e përqindjes që mbetet u besojnë pak ose aspak. Kur bëhet fjalë për objektivitetin e lajmeve, 65.1% e respondentëve thonë që lajmet e mbrëmjes janë më objektive, se të gjitha edicionet e tjera ditore. Ndërsa për 35.4% lajmet qendrore janë më të besueshme. Respondentët pretendojnë që gjatë përcjelljes së lajmeve marrin informacione që nuk i kanë pasur, marrin njohuri të reja, dhe ka nga ta që përcjellja e lajmeve është një kohë e humbur. Kështu, 60.7% thonë që përfitojnë informacione që s’i kanë pasur. 25.4 përfitojnë njohuri të reja, dhe 13.9% e shohin si kohë të humbur përcjelljen e lajmeve.
Duke pasur për bazë që Informimi i publikut zë vend të veçantë në shoqëri, përcjellja e programeve informative të televizioneve në Kosovë nga të rinjtë e moshës nga 19-28 vjet, ka rëndësi të madhe, sepse të rinjtë e kësaj moshe arrijnë të informohen me kohë dhe në kohë për ngjarjet që ndodhin rreth tyre. Nga të dhënat e kësaj ankete me të rinjtë e kësaj moshe bazuar në përgjigjet e tyre mund të konkludohet që: 1. Pjesa dërrmuese e tyre nuk qëndrojnë gjatë para ekraneve televizive. 2. Interesimi dhe pikëpamjet e tyre për programet informative të televizioneve që transmetojnë program në Kosovë dallojnë nga njëri-tjetri. 3. Ka një ndryshueshmëri të mendimeve dhe të gjykimeve rreth programit informativ të televizionit. 4. Pjesa dërrmuese e tyre nuk e kanë luksin e përzgjedhjes së kanalit televiziv, sepse kanë vetëm një aparat televiziv në shtëpi. 5. Në përgjithësi, ndër më të shikuarat nga emisionet informative janë filmat. 6. Lajmet e mbrëmjes është edicioni i lajmeve më i ndjekur kundrejt edicioneve të tjera të lajmeve ditore. 7. Asnjëri nga televizionet kombëtare nuk i jep hapësirë të mjaftueshme sportit.
You may like
lajme
UBT hap dyert për gjeneratën e re: Bursa 20% për studentët e shkëlqyeshëm në 10 programet më të kërkuara
Published
22 hours agoon
March 11, 2026By
UBTNews
Institucioni lider në arsimin e lartë, UBT, ka shpallur zyrtarisht hapjen e fazës së regjistrimeve të hershme, duke u ofruar një mundësi unike maturantëve që synojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në programet më inovative në vend.
Në kuadër të shënimit të një çerek shekulli suksesi, UBT ka vendosur të mbështesë gjeneratat e reja të suksesshmee reja përmes një skeme të veçantë bursash.
Të gjithë kandidatët me sukses të shkëlqyeshëm që aplikojnë gjatë kësaj periudhe, do të përfitojnë automatikisht 20% bursë në dhjetë programet më të kërkuara të studimit gjatë tri viteve të studimit në UBT.
Ky njoftim vjen si një ftesë për të gjithë ata që duan të sigurojnë vendin e tyre në programin që kanë ëndërruar, duke u bërë pjesë e një komuniteti akademik që po transformon tregun e punës.
Të gjithë të interesuarit mund ta bëjnë aplikimin e tyre brenda pak minutash përmes platformës online, duke ndjekur vegëzën zyrtare: Aplikoni Këtu.
Vendi
Në UBT inaugurohet “Italian Corner” dhe Qendra e Certifikimeve CELI, me përkrahjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë
Published
2 days agoon
March 9, 2026By
ubtnews
Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan u inaugurua “Italian Corner” dhe Qendra e Certifikimeve CELI, një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet UBT-së dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë. Në këtë ngjarje morën pjesë Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, Rektori i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesorë dhe studentë.

Përveç inaugurimit të këndit të librave, ku UBT ka përfituar donacione të literaturës bashkëkohore, gjatë ceremonisë u bë edhe certifikimi i pjesëmarrësve të kursit të gjuhës italiane në UBT, si dhe ndarja e certifikatave për studentët që përfunduan me sukses certifikimin ndërkombëtar të gjuhës italiane CELI.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se krijimi i këtij këndi është një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ofrimit të mundësive të reja për studentët.
“UBT ka ndërtuar ndër vite një rrjet të gjerë bashkëpunimi me institucione dhe projekte evropiane. Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve tona për të krijuar më shumë mundësi për studentët dhe studiuesit tanë. ‘Italian Corner’ do të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për ata që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre në gjuhën dhe kulturën italiane, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja akademike dhe projekte të përbashkëta në të ardhmen”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Ai shtoi se UBT synon të vazhdojë të zhvillojë projekte të përbashkëta me institucione italiane, duke e konsideruar këtë bashkëpunim një mundësi të rëndësishme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve.
Nga ana tjetër, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me UBT-në dhe rëndësinë që ka promovimi i gjuhës dhe kulturës italiane në Kosovë.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam sot këtu në UBT. Bashkëpunimi ndërmjet Ambasadës së Italisë dhe UBT-së është shumë i mirë dhe ky projekt është një dëshmi konkrete e kësaj marrëdhënieje. Përmes këtij këndi të librave synojmë të promovojmë gjuhën italiane, kulturën dhe lidhjet akademike ndërmjet Italisë dhe Kosovës”, tha Ambasadori Antonini.
Ai shtoi se iniciativa të tilla krijojnë mundësi të reja për studentët kosovarë që të njihen më nga afër me kulturën italiane dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit.
Inaugurimi i ‘Italian Corner’ shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve akademike, kulturore dhe institucionale ndërmjet UBT-së dhe Italisë, duke krijuar hapësira të reja për shkëmbim njohurish, bashkëpunim ndërkombëtar dhe angazhim të studentëve.
Në përmbyllje të aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë nga afër këndin e librave në Bibliotekën e UBT-së, i cili do të shërbejë si një burim i rëndësishëm për studentët dhe studiuesit që duan të mësojnë dhe të hulumtojnë më shumë rreth gjuhës, letërsisë dhe kulturës italiane.




Vendi
Një ndërhyrje e rrallë ortopedike realizohet me sukses në United Hospital
Published
3 days agoon
March 9, 2026By
ubtnews
Në United Hospital është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në shpatull, përmes vendosjes së protezës Universe Reverse, një metodë moderne që përdoret në trajtimin e dëmtimeve të rënda të këtij nyji.
Operacioni u krye nga ortopedët traumatologë Dr. Imran Shaqiri dhe Dr. Arian Bujupi, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm që po e bën United Hospital në trajtimin bashkëkohor të patologjive komplekse të shpatullës.
Bëhet fjalë për një procedurë që aplikohet në raste të përzgjedhura, kur strukturat natyrore të shpatullës janë dëmtuar rëndë dhe trajtimet e zakonshme nuk arrijnë të japin rezultat. Në këto situata, pacientët shpesh përballen me dhimbje të vazhdueshme dhe kufizim të lëvizjes së krahut, ndërsa vendosja e protezës Reverse mundëson stabilizimin e nyjit dhe përmirësimin e funksionit të shpatullës.
Ndërhyrja në United Hospital u realizua pas një planifikimi të detajuar dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit. Falë teknikës moderne kirurgjikale dhe përvojës profesionale të ekipit mjekësor, operacioni u përmbyll me rezultat shumë të mirë, duke treguar rëndësinë e kombinimit të ekspertizës së mjekëve me standardet bashkëkohore të trajtimit.
Realizimi i ndërhyrjeve të tilla, të cilat konsiderohen ndër më të rrallat në kirurgjinë e shpatullës, dëshmon për zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve ortopedike dhe nivelin e lartë të kujdesit shëndetësor që ofrohet në United Hospital.
Spitali vazhdon të ofrojë trajtim ortopedik të avancuar dhe të sigurt, duke vendosur pacientin në qendër të kujdesit dhe duke aplikuar metoda bashkëkohore të trajtimit për problemet komplekse të sistemit muskuloskeletor.
United Hospital – Kujdesi që ju meritoni!
Së bashku për një qëllim.
Për më shumë kontaktoni në:
Numri i telefonit: 038 60 70 70/ 046 60 70 70.
Adresa e spitalit: M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Prishtinë-Kosovë.
Lajmet
Rektori Hajrizi takon Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Prof. Dr. Justina Shiroka – Pula
Published
3 days agoon
March 9, 2026By
ubtnews
Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prof. Dr. Justina Shiroka – Pula, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike.
Gjatë takimit, Rektori Hajrizi e përgëzoi Prof. Dr. Shiroka – Pula për zgjedhjen e saj në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një institucion kyç për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe avancimin e dijes në vend.
Në këtë takim mori pjesë edhe profesori, njëherit Drejtori ekzekutiv i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Azem Rexhaj, ku diskutua edhe për rëndësinë e ndërtimit të urave bashkëpunuese mes komunitetit akademik dhe atij të biznesit, me qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe projekteve të përbashkëta kërkimore.
Rektori Hajrizi e ftoi Prof. Dr. Shiroka – Pulën për një vizitë në Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së, ku ajo do të ketë mundësinë të njihet nga afër me ekosistemin inovativ dhe aktivitetet kërkimore që zhvillohen në kuadër të UBT-së.

Irani kërcënon botën: Nafta do të shkojë në 200 dollarë, vazhdojnë sulmet në det
Kurti pret komandantin e KFOR-it: Diskutohet siguria dhe bashkëpunimi
Prizren: Arrestohen dy persona për fajde, tentuan t’i zhvasin pronat 1 milionëshe
Infantino zbulon bisedën me Donald Trump për Iranin dhe Botërorin
REL: Disa studentë e profesorë protestojnë në veri kundër integrimit në sistemin kosovar të arsimit
Von der Leyen: 10 ditë luftë në Iran i kushtuan Evropës 3 miliardë euro shtesë në energj
Vazhdon kërkimi në malet e Rahovecit për personin e zhdukur
Rilindja e “Piratit”: Vedat Muriqi po kalon sezonin e jetës te Mallorca
REL: Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dyshime për transport armësh
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
