Lajmet

Të paktën një civil i vdekur si pasojë e sulmit me raketa në Kramatorsk

Kryetari i bashkisë së Kramatorskut, Oleksandr Honcharenko konfirmoi se ka viktima.

Published

on

Një raketë ruse ka goditur pjesën qendrore të qytetit Kramatorsk, duke lënë të paktën një person të vdekur, sipas zyrtarëve në rajonin Donetsk të Ukrainës.

“Aktualisht ne e dimë se një civil ka vdekur. Zjarri shpërtheu në bllokun rezidencial që ishte epiqendra e sulmit”, deklaroi Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk.

Kryetari i bashkisë së Kramatorskut, Oleksandr Honcharenko konfirmoi se ka viktima.

Videoja që qarkullon në rrjete sociale nga vendi i ngjarjes tregon zjarrin që shpërtheu nga një bllok apartamentesh pesëkatëshe dhe aty shihet një trup i mbuluar me një batanije./UBTNews/

Lajmet

Polici jashtë detyrës paralajmëron për mjegullën, sulmohet nga i dyshuari

Published

on

By

Një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, është sulmuar fizikisht mbrëmjen e së mërkurës në autostradën që kalon përmes Suharekës.

Sipas informacioneve nga raporti i Policisë së Kosovës, zyrtari kishte ndalur automjetin e tij pasi kishte hasur në dy vetura të ndaluara në shiritin anësor të rrugës. Ai u kishte kërkuar drejtuesve të mjeteve që të vendosnin masa sigurie, për shkak të mjegullës së dendur që po mbretëronte në zonë dhe rrezikut të mundshëm për aksidente.

Gjatë komunikimit, njëri nga drejtuesit e automjeteve dyshohet se e ka sulmuar fizikisht policin, i cili më pas ka marrë trajtim mjekësor në QKMF Suharekë.

Policia ka njoftuar se njësitet e saj janë vënë në kërkim të të dyshuarit, ndërsa rasti po hetohet.

Viktima mashkull kosovar, zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare dhe ishte duke lëvizur në auto udhë, ka hasur në dy mjete të ndaluara në shirit rrugor në auto udhë. Viktima është ndaluar dhe ka biseduar me vozitësit  për arsyen e ndaljes ku i njëjti ka kërkuar që të marrin masa për siguri për shkak të kushteve atmosferike-mjegullës pasi mund të shkaktohet ndonjë aksident, pas bisedës me ta, i dyshuar e ka sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Suharekë. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Fushë Kosovë: E mitura raporton abuzim seksual, i dyshuari arrestohet

Published

on

By

Një rast i rëndë i abuzimit seksual ndaj një të miture është raportuar të mërkurën rreth orës 10:30 në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, një burrë kosovar, është arrestuar menjëherë pas raportimit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se ishte abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje“, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Dy sirianë të plagosur me thikë në Leposaviq, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Dy raste të ndara të lëndimeve të shkaktuara nga mjet i mprehtë janë raportuar gjatë orëve të para të 10 dhjetorit në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.

Rasti i parë u raportua rreth orës 00:50, kur dy banore të zonës gjetën në oborrin e shtëpisë së tyre një burrë të plagosur. Viktima, një 40-vjeçar me shtetësi siriane, u dërgua fillimisht në Spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe më pas në atë të Jugut për trajtim.

Rreth orës 11:05, njësi policore gjatë patrullimit gjeti një tjetër shtetas sirian, 27 vjeç, me lëndime në kokë dhe këmbë. Sipas deklarimit të tij, ngjarja kishte ndodhur natën e kaluar dhe i dyshuari ishte larguar në drejtim të kufirit me Serbinë.

Të dy personat janë duke marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe është në kërkim të të dyshuarit.

Dy dëshmitare femra kosovare, kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre kanë vërejtur një person të shtrirë me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga mjeti i mprehtë. Viktima mashkull i moshës rreth 40 vjeçar, shtetas i Sirisë është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veri dhe më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të mëtutjeshëm. Me raport shtesë rreth orës 11:05 jemi njoftuar se njësiti nga SPMK Jarinje gjatë patrullimit në fsh. Koshuticë ka vërejtur një person mashkull Sirian i moshës 27 vjeçar me lëndime në kokë dhe këmbë që dyshohet se plagët janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë. Viktima ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë dhe i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë. Njësiti i emergjencës viktimën e kanë dërguar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për tretman të mëtutjeshëm“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Presidenti i Austrisë nderon Rektorin e UBT-së, Dr. Edmond Hajrizi, me Medaljen e Artë të Meritave

Published

on

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen e ka dekoruar Presidentin dhe Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi me Medaljen e Artë të Meritave, një çmim që u jepet personaliteteve të larta botërore.

Dekorata e lartë iu dorëzua Rektorit Hajrizi, në një ceremoni solemne organizuar sot në Parkun Inovativ të UBT-së, nga Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer.

Kjo dekoratë është ndarë me dekret shtetëror nga Presidenti Austrisë, Van der Bellen, më 23 prill 2025. Ajo nderon kontributin e jashtëzakonshëm të Rektorit Hajrizit në zhvillimin dhe avancimin e sistemit arsimor në Kosovë, si dhe në forcimin e marrëdhënieve akademike, shkencore dhe kulturore ndërmjet Austrisë dhe Kosovës.

Në fjalën e tij, ambasadori Schnetzer vlerësoi ndikimin afatgjatë që Rektorit Hajrizi ka pasur në fushën e arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Është një nder i veçantë për mua që sot, në emër të Republikës së Austrisë, t’ia dorëzoj këtë medalje të rëndësishme Profesor Edmond Hajrizit. Ky çmim, i ndarë nga Presidenti Federal Alexander Van der Bellen, përfaqëson mirënjohjen e Austrisë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë dhe për forcimin e lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve tona në fushën e shkencës, kërkimit dhe shkëmbimeve akademike”, deklaroi ambasadori Schnetzer.

Ai shtoi se UBT është shndërruar në një urë të fortë akademike mes Austrisë dhe Kosovës, duke nxitur partneritete të qëndrueshme dhe bashkëpunime të frytshme në shumë fusha.

Në fjalën e tij falënderuese, Prof. Dr. Edmond Hajrizi e cilësoi këtë medalje si një nder të jashtëzakonshëm dhe me domethënie të veçantë personale.

“Kjo medalje ka një kuptim jashtëzakonisht të veçantë për mua, sepse më jepet nga shteti i Austrisë, një vend që për më shumë se 30 vjet e kam quajtur shtëpinë time të dytë. Në një kohë kur Kosova po kalonte periudha të vështira, Austria ishte vendi që hapi dyert për ne, duke na dhënë mundësinë të ëndërrojmë, të zhvillohemi dhe të kontribuojmë për të ardhmen”, theksoi Rektori Hajrizi.

Ai shtoi se modeli austriak i arsimit ka qenë një nga frymëzimet kryesore në ndërtimin e filozofisë akademike të UBT-së:

“Austria është një lider global në inovacion, arsim dhe zhvillim. Ajo ka krijuar një ekosistem të jashtëzakonshëm që lidh ngushtë akademinë me industrinë, duke u ofruar studentëve mundësinë të aplikojnë dijen në praktikë. Kjo qasje është bërë pjesë thelbësore e punës sime dhe e modelit që kemi ndërtuar në UBT”, tha Rektori Hajrizi.

Hajrizi, i nderuar për këtë çmim jetësor, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e shumtë, ndërkombëtarë e vendorë, që ndihmuan në rrugëtimin dhe të arriturat e tij jetësore.

Ai theksoi mbështetjen e familjen së tij, si një nga elementet më të rëndësishme të suksesit dhe të arritjeve së tij, veçanërisht bashkëshorten e tij, Fisnete Hajrizi, e cila ishte bashkrijuese, përkrahëse e vazhdueshme e vizionit dhe ideve të tij, nga fillimi deri në realizimin final.

Përveç rolit të tij akademik, Prof. Hajrizi është ndërmarrës vizionar që ka themeluar më shumë se 30 kompani dhe laboratorë inovacioni, si dhe Parkun e parë të Shkencës, Inovacionit dhe Teknologjisë në Kosovë. Ai është anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare dhe pjesëmarrës aktiv në iniciativa që promovojnë arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

UBT, i themeluar në vitin 2001 nga Prof. Hajrizi, ku mandej nisi me vetëm 29 studentë dhe sot numëron mbi 10000 studentë në disa kampuse. Institucioni është ndërtuar mbi modelet dhe standardet akademike austriake, me një qasje ndërdisiplinore dhe të orientuar drejt praktikës. Në vitet e para të funksionimit, UBT ka përfituar ndjeshëm nga ekspertiza e profesorëve dhe hulumtuesve të Universitetit Teknik të Vjenës (TU Wien) dhe institucioneve të tjera akademike austriake.

Sot, institucioni vazhdon bashkëpunime të shumta me universitete, institute kërkimore dhe qendra ekselence në Austri, ndërsa programi EUROTRIP i UBT-së u mundëson studentëve vizita studimore dhe eksperienca praktike në institucione austriake.

Përveç dimensionit akademik, UBT ka kontribuar ndjeshëm edhe në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Austrisë dhe Kosovës, përmes bashkëpunimeve me Dhomën Ekonomike Federale të Austrisë (WKÖ), organizatën austriake për zhvillim ekonomik WIFI, si dhe institucione të tjera partnere. Universiteti organizon rregullisht aktivitetin tradicional “Ditët e Austrisë”, që ka shërbyer si platformë për shkëmbim idesh, përvoja dhe mundësi bashkëpunimi.

Gjithashtu, UBT ka qenë një nga promotorët kryesorë të futjes së modelit austriak të arsimit profesional dual në Kosovë, duke kontribuar në reformimin e sistemit arsimor në vend.

Ceremonia e dorëzimit të medaljes u mbyll me një pritje solemne, ku morën pjesë përfaqësues institucionesh, profesorë, studentë, bashkëpunëtorë ndërkombëtarë dhe miq të institucionit.

Continue Reading

Të kërkuara