Botë

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Published

on

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën dhjetë persona më 5 qershor, teksa ushtria izraelite po vazhdon ofensivën në territorin palestinez.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, tha për AFP-në se sulmet vdekjeprurëse shënjestruan një zonë ku po strehohen personat e zhvendosur në Han Junis, disa shtëpi në Qytetin e Gazës dhe në Deir el-Balah.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto raportime.

Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij, duke thënë se synon të mposhtë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – i cili sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë.

Sulmi i paprecedent i Hamasit la të vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe grupi palestinez rrëmbeu edhe afër 250 të tjerë.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, të paktën 4.335 persona janë vrarë që kur Izraeli rinisi ofensivën më 18 mars. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga nisja e luftës, sipas kësaj ministrie, ka arritur në 54.607. Kjo ministri thotë se shumica e viktimave ishin civilë./REL/

Lajmet

Presidenti Trump mbërrin në Izrael

Published

on

Presidentit amerikan i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në Izrael.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u prit me tapet të kuq, teksa të pranishëm në aeroport ishin presidenti i Izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Trump do të qëndrojë për disa orë në Izrael, ku pritet të takohet me disa prej pengjeve të liruara nga Hamasi, si dhe do të mbajë një fjalim në parlamentin izraelit.

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshet kryesore të Izraelit, ku pritën me ovacione mbërritjen e Trump./S.K/EO/

Continue Reading

Vendi

Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave

Published

on

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave, ditë kjo që ka filluar nga viti 1989, pas një thirrje nga Asambleja e Përgjithshme të OKB-së, për të promovuar një kulturë globale të reduktimit të rrezikut nga katastrofat.

Kjo ditë ka për qëllim ndërgjegjësimin për një mjedis të gjelbër dhe reduktimin e ekspozimit ndaj katastrofave.

Tema e sivjetme e kësaj dite është “Rezistenca e Fondeve, Jo Fatkeqësitë”, e cila thekson nevojën urgjente për të adresuar kostot në rritje të fatkeqësive duke zhvendosur fokusin nga reagimi reaktiv në investimet pro-aktive në reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Në mënyrë specifike, duke u bazuar në rezultatet e Forumit të Politikave të Oslos kjo ditë do të theksojë dy thirrje kryesore për veprim: rritja e fondeve për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë, brenda buxheteve publike dhe ndihmës ndërkombëtare, dhe sigurimi që të gjitha investimet në zhvillimin publik dhe sektorin privat të jenë të informuara ndaj rrezikut dhe të qëndrueshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Para 233 viteve u vu gurthemeli i parë i Shtëpisë së Bardhë në SHBA

Published

on

Më 13 tetor 1792, presidenti George Washington vendosi në mënyrë ceremoniale gurin e parë në themelin e ndërtesës, e cila do të bëhej rezidenca zyrtare e presidentëve të Shteteve të Bashkuara.

Arkitekt i ndërtesës, e cila u quajt ”Pallati i Presidentit”, ishte emigranti irlandez James Hoban, ndihmësi tij ishte Benjamin Latrobe nga Pensilvania.

Projekti ishte i ngjashëm me Pallatin e Dukës së Leinsterit, në Irlandë.

Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, John Adams, ishte banori i parë i Shtëpisë së Presidentit, në vitin 1800.

Që nga ajo kohë, të gjithë presidentët amerikanë kanë jetuar në këtë rezidencë. Ndërtesa origjinale u dogj nga trupat britanike gjatë luftës së vitit 1818.

Pasi u rindërtua dhe James Hoban urdhëroi që ndërtesa të lyhej me të bardhë, asaj iu dha emri  ”Shtëpia e Bardhë”.

Shtëpia e Bardhë është ndërtesa më e lashtë publike e Uashingtonit.

Ajo shërben jo vetëm si shtëpi banimi dhe zyrë e presidentit, por edhe si muze i presidentëve amerikanë.

Çdo vit Shtëpia e Bardhë vizitohet nga rreth një milionë e gjysmë turistë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë pengjet izraelite që raportohet se janë dorëzuar nga Hamasi

Published

on

Me brohoritje të forta u prit lajmi se pengjet e para do të i dorëzohen Kryqit të Kuq në Izrael nga Hamasi.

Mijëra njerëz u mblodhën rreth ekranit të madh në Sheshin e Pengjeve, duke valëvitur flamuj izraelitë dhe pankarta që thonë “ata po kthehen në shtëpi”, shkruan BBC.

BBC thotë se ende është në pritje të një konfirmimi zyrtar nga ushtria izraelite dhe KNKK-ja, por media izraelite po raporton gjerësisht se këta janë shtatë pengjet izraelite që janë dorëzuar nga Hamasi dhe tani po transferohen nga Kryqi i Kuq nga Gaza:

-Eitan Mor;

-Gali Berman;

-Ziv Berman;

-Matan Angrest;

-Omri Miran;

-Alon Ehal;

-Guy Gilboa Dallal./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara