Aktualitet

Të paktën 51 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë

Published

on

Të paktën 51 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm të martën në rajonin lindor të Spanjës, Valencia, njoftuan autoritetet të mërkurën.

Shirat e rrëmbyeshëm gjatë ditës së martë bënë që rrugë dhe qytete të përmbyten. Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqën njerëz të ngecur si pasojë e përmbytjeve, disa prej të cilëve duke u ngjitur në pemë.

Pamje nga ballkoni: Gruaja shikon veturat e grumbulluara nga përmbytjet në Valencia.

Carlos Mazon, shefi rajonal i Valencias, tha për shtyp se disa njerëz kanë mbetur të ngujuar në vende të paqsshme.

Nëse (shërbimet emergjente) nuk kanë mbërritur, nuk është si pasojë e mungesës së mjeteve, por për shkak të qasjes”, tha Mazon, duke shtuar se arritja në disa zona është “plotësisht e pamundur”.

Shërbimet emergjente në rajon u bënë thirrje qytetarëve ta shmangin udhëtimin rrugëve dhe u kërkuan t’i përcjellin përditësohet shtesë nga burimet zyrtare.

Pamje nga Valencia e goditur nga përmbytjet: Gruaja bart karrige të zhytura në baltë.

Transporti me tren në qytetet Madrid dhe Barcelonë janë anuluar për shkak të vërshimeve, ndërsa shkollat dhe shërbimet e tjera thelbësore janë pezulluar në zonat më të goditura.

Instituti Meteorologjik i Spanjës, AEMET, shpalli alarm të kuq në Valencia.

Duket se ky është numri më i madh i të vdekurve në Evropë nga përmbytjet prej vitit 2021, kur gati 200 njerëz vdiq, kryesisht në Gjermani.

Shkencëtarët thonë se fatkeqësitë natyrore në rajon po shpeshtohen për shkak të ndryshimeve klimatike.

Meteorologët mendojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila e rrit avullimin e ujit, bën që shirat e rrëmbyeshëm të jenë shumë më të mëdha./REL/

 

Vendi

Rriten shtesat për lehonat në 500 euro në muaj

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten shtesat për lehonat në 500 euro në muaj.

Ai e ka quajtur vendimin “superlajm” gjatë mbledhjes së Qeverisë, duke theksuar se rritja nuk do të presë hyrjen në fuqi të pagës minimale të paralajmëruar për muajin korrik, e cila po ashtu pritet të jetë 500 euro.

Sipas tij, vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke rritur mbështetjen për lehonat në nivelin e pagës minimale.

Deri më tani, lehonat e papunësuara kanë përfituar 325.9 euro për gjashtë muaj, ndërsa lehonat e punësuara kanë marrë mbështetje të ngjashme për tre muaj, në përputhje me Ligjin e Punës.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan paketë të re “Inflacioni 2.0”, mbështetje 100 euro për disa kategori

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar një paketë të re ekonomike të quajtur “Inflacioni 2.0”, me qëllim përballimin e rritjes së çmimeve.

Sipas tij, paketa parasheh mbështetje financiare prej 100 euro për pensionistët, punëtorët e sektorit jo-publik, fëmijët dhe studentët aktivë.

Kurti ka thënë se edhe paketa e mëhershme kundër inflacionit ishte dërguar në Kuvend, por sipas tij ishte bllokuar nga opozita pasi kërkonte shumicë të cilësuar.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për masa që lehtësojnë ndikimin e inflacionit, ndërsa nuk janë dhënë detaje për afatet dhe mënyrën e ekzekutimit të pagesave.

Continue Reading

Vendi

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: kërkon bazë të përhershme të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim virtual me disa kongresistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në njoftimin e kryeministrit thuhet se marrëdhëniet mes Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë, duke falënderuar kongresistët për mbështetjen e dy rezolutave në Kongres.

Njëra rezolutë mbështet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, ndërsa tjetra kërkon vazhdimin e pranisë së forcave amerikane në kuadër të KFOR.

Kurti gjithashtu ka ritheksuar kërkesën që Kampi Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme të ushtrisë amerikane, duke e cilësuar si interes strategjik për sigurinë në rajon.

Në takim u diskutua edhe për njohjet nga katër shtetet mosnjohëse të NATO-s, Marrëveshjen Kornizë për Bashkëpunim në Mbrojtje me SHBA-në dhe procesin për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës.

 

Continue Reading

Lajmet

Dy të mitur theren në Istog, njëri në gjendje kritike

Published

on

By

Dy persona të mitur janë therur me thikë të enjten në Istog, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike dhe është transferuar për trajtim në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se personi tjetër i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Prokurorisë, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe prokurorja kompetente për të kryer veprimet hetimore.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për rastin, pasi bëhet fjalë për persona të mitur./Kosova Press/

Continue Reading

Të kërkuara