Shëndet

Të mirat e shurupit të rozmarinës për shëndetin e zemrës dhe veshkave

Rozmarina vlerësohet jashtëzakonisht shumë për aftësinë që ka në përmirësimin e shëndetit mendor.

Published

on

Rozmarina është një bimë shumë e përhapur në rajonin e Mesdheut.

Ajo vlerësohet jashtëzakonisht shumë për aftësinë që ka në përmirësimin e shëndetit mendor.

Në mjekësinë tradicionale aziatike, rozmarina është përdorur prej shekujsh si tonik për trurin, shëndetin e veshkave, heqjen e toksinave, stabilizimin e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë se si të përgatisni në shtëpi një shurup ideal me rozmarinë për të forcuar zemrën dhe normalizuar tensionin e gjakut.

Përbërësit:

  • 5 degë rozmarine
  • 3 limonë të ndarë në feta
  • 1 litër ujë të ftohtë
  • 250 gramë sheqer (AgroWeb.org, sugjeron sheqerin kaf)

Përgatitja:

Ngroheni ujin në një tenxhere dhe shtoni sheqerin, fetat e limonit dhe në fund 5 degët e rozmarinës të freskët.

Në pamundësi mund të përdorni edhe të thatë.

Ziejini deri sa lëngu të shterohet në gjysëm litri dhe më pas lëreni të ftohet mënjanë.

Pasi të jetë ftohur, kullojeni lëngun dhe futeni në një enë qelqi të puthitur me kapak.

Sasia e nevojshme e shurupit të rozmarinës

Çdo mëngjes duhet të konsumoni 20 mililitra ose një lugë e gjysmë gjelle me shurupin e rozmarinës.

Shurupin duhet ta konsumoni me stomak bosh.

Vlerat e rozmarinës

Rozmarina përmban disa substanca të mira për stimulimin e sistemit imunitar. Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon me tretjen.

Rozmarina ka përbërë anti inflamatorë të nevojshëm për të luftuar azmën.

Për më tepër, rozmarina shton furnizimin me gjak të trurit dhe kokës dhe si rrjedhojë ndihmon me përqendrimin.

Rozmarina është një burim i mirë i vitaminës A.

Nuk duhet të habiteni nëse aroma dhe shija e kësaj bime që rrisin kujtesën është e vështirë të të hiqet nga mendja.

Ajo të sjell ndër mend detin dhe pyllin, por edhe një pjatë të mirë e të shijshme.

Kurdo që të jetë e mundur, zgjidhni rozmarinë të freskët, sepse ajo është më superiore se rozmarina e thatë.

Rozmarina e freskët duhet të jetë në ngjyrë të gjelbër të ndezur dhe të mos ketë pika të verdha apo të errëta./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

lajme

United Hospital: Teknologji moderne dhe ekspertizë mjekësore për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të tiroides

Published

on

By

Prishtinë – Në një kohë kur diagnostikimi i hershëm po konsiderohet një nga shtyllat kryesore të mjekësisë moderne, United Hospital vazhdon të investojë në teknologji bashkëkohore diagnostikuese dhe në një ekip profesionistësh me përvojë, duke ofruar shërbime të standardeve të larta për pacientët. Kombinimi i pajisjeve të avancuara me ekspertizën klinike synon të sigurojë vlerësim të saktë, trajtim të personalizuar dhe kujdes të vazhdueshëm për çdo pacient.

Një nga fushat që kërkon vëmendje të veçantë është shëndeti i gjëndrës tiroide. Çrregullimet e saj mund të ndikojnë në metabolizëm, energji, ritmin e zemrës dhe mirëqenien e përgjithshme, ndërsa simptomat shpesh mbeten të nënvlerësuara. Lodhja e vazhdueshme, ndryshimet e pashpjegueshme në peshë, nervozizmi, rrahjet e shpejta të zemrës apo ndjeshmëria ndaj temperaturave mund të jenë sinjale që kërkojnë vlerësim profesional.

Me fokus në parandalimin dhe diagnostikimin në kohë, United Hospital ofron kontroll profesional të funksionit të tiroides në kuadër të një oferte të veçantë: nga 65.00 € në vetëm 30.00 €.

Për informata dhe rezervime:
📞 038 60 70 70 | 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

Kujdesi për tiroiden është investim për shëndetin tuaj. Diagnostikimi në kohë mbetet çelësi për parandalim dhe trajtim më efikas./rajonipress/

Continue Reading

lajme

United Hospital – Fizioterapia moderne që rikthen lëvizjen, redukton dhimbjen dhe përmirëson cilësinë e jetës

Published

on

By

Prishtinë – Lëvizja pa dhimbje nuk është vetëm një dëshirë, por një objektiv i arritshëm kur trajtimi bazohet në diagnostikim profesional, teknologji bashkëkohore dhe kujdes të personalizuar. Pikërisht mbi këto parime funksionon Departamenti i Fizioterapisë në United Hospital, ku pacientët përfitojnë rehabilitim të avancuar për rikthimin e funksionit të plotë të sistemit muskuloskeletor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

I pajisur me teknologjinë më të fundit dhe i udhëhequr nga fizioterapistë me përvojë, departamenti ofron programe rehabilitimi të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo pacienti. Qasja multidisiplinare synon jo vetëm lehtësimin e dhimbjes, por edhe trajtimin e shkakut të saj, duke mundësuar rikthim të sigurt në aktivitetet e përditshme.

Shërbimet përfshijnë rehabilitimin e patologjive të shtyllës kurrizore, përfshirë herniet diskale cervikale, torakale dhe lumbale, rehabilitimin ortopedik dhe post-operativ pas ndërhyrjeve të ligamenteve (ACL/PCL), menisqeve dhe vendosjes së protezave të gjurit apo kërdhokullës. Po ashtu, trajtohen me sukses dhimbjet muskulore, tendinitet, spasticiteti dhe mbingarkesat funksionale, ndërsa programe të veçanta janë të dedikuara për korrigjimin e posturës dhe edukimin e pacientëve për një qëndrim të shëndetshëm të trupit.

Në United Hospital, fizioterapia nuk kufizohet vetëm në trajtim, por përfaqëson një proces të plotë rehabilitimi, ku çdo pacient udhëhiqet me profesionalizëm drejt rikuperimit të qëndrueshëm dhe një jete më aktive. Investimi në rehabilitim të hershëm dhe të specializuar mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar komplikimet afatgjata dhe për të rikthyer mirëqenien fizike./rajonipress/

Për termine dhe konsultë profesionale:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë – Kosovë

Continue Reading

lajme

Shtatzënia kërkon kujdes të bazuar në shkencë – United Hospital sjell ekspertizën e Dr. Sebajdin Gjinit për shëndetin e gruas

Published

on

By

Me teknologji moderne, staf të specializuar dhe përkushtim ndaj çdo pacienteje, United Hospital po ndërton një model të kujdesit shëndetësor ku profesionalizmi, diagnostikimi i hershëm dhe komunikimi i bazuar në shkencë janë çelësi për një shtatzëni të sigurt dhe një jetë më të shëndetshme për çdo grua.

Në një kohë kur informacionet për shtatzëninë shpesh përzihen mes këshillave popullore dhe miteve të trashëguara ndër breza, United Hospital vazhdon të promovojë një qasje moderne, të bazuar në evidencë shkencore dhe standarde bashkëkohore të kujdesit shëndetësor për gruan.

Nën kujdesin profesional të Dr. Sebajdin Gjinit, specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, pacientet përfitojnë një shërbim të integruar që mbulon të gjitha fazat e shëndetit riprodhues nga kontrollet parandaluese dhe diagnostikimi i hershëm, deri te ndjekja e shtatzënisë, trajtimet gjinekologjike dhe ndërhyrjet kirurgjikale minimalisht invazive.

Nëpërmjet këshillimit profesional, Dr. Gjini ndihmon gratë të dallojnë faktet mjekësore nga besimet e pabazuara. Ai thekson se gjatë shtatzënisë nuk është e nevojshme “të hahet për dy”, por të ushqehet me cilësi; aktiviteti fizik i moderuar është i dobishëm për shumicën e grave shtatzëna; forma e barkut nuk përcakton gjininë e foshnjës; përdorimi i bojërave moderne për flokë është zakonisht i sigurt pas konsultimit me mjekun, ndërsa konsumimi i moderuar i kafesë mund të lejohet sipas rekomandimeve individuale.

United Hospital

Përveç ndjekjes së shtatzënisë dhe udhëheqjes profesionale të lindjes, United Hospital ofron një gamë të gjerë shërbimesh gjinekologjike, përfshirë PAP-testin, ultrasonografinë, diagnostikimin e sëmundjeve gjinekologjike, trajtimin e infertilitetit, planifikimin familjar, si dhe procedura të avancuara si laparoskopia dhe histeroskopia për trajtimin e miomave, kisteve dhe endometriozës.

Me teknologji moderne, staf të specializuar dhe përkushtim ndaj çdo pacienteje, United Hospital po ndërton një model të kujdesit shëndetësor ku profesionalizmi, diagnostikimi i hershëm dhe komunikimi i bazuar në shkencë janë çelësi për një shtatzëni të sigurt dhe një jetë më të shëndetshme për çdo grua.

Në këtë institucion, shëndeti i gruas nuk trajtohet vetëm si një shërbim mjekësor, por si një mision i vazhdueshëm për të garantuar siguri, mirëqenie dhe cilësi jete në çdo etapë të saj./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

United Hospital apelon: Mos e neglizhoni rënien e pashpjegueshme në peshë – diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetë

Published

on

By

Prishtinë – Shëndeti nuk matet vetëm me mungesën e dhimbjes, por edhe me aftësinë për të njohur në kohë sinjalet që organizmi dërgon. Një nga këto sinjale, që shpesh neglizhohet, është rënia e pashpjegueshme në peshë – një simptomë që mund të fshehë probleme serioze shëndetësore dhe që kërkon vlerësim të menjëhershëm nga specialistët.

Rënia e pashpjegueshme në peshë: Pse nuk duhet ta neglizhoni asnjëherë? Humbja e peshës trupore pa ndryshime në regjimin ushqimor apo pa rritje të aktivitetit fizik mund të perceptohet si një zhvillim pozitiv.

Megjithatë, nga këndvështrimi mjekësor, një ndryshim i tillë mund të përfaqësojë një sinjal të rëndësishëm biologjik, që kërkon vlerësim të kujdesshëm klinik. Në shumë raste, rënia e pashpjegueshme në peshë është një nga simptomat e para të çrregullimeve metabolike, sëmundjeve kronike ose patologjive serioze, ndaj nuk duhet nënvlerësuar apo lënë pa u ekzaminuar nga specialistët.

Me një qasje profesionale dhe të orientuar drejt parandalimit, United Hospital vazhdon të promovojë kulturën e diagnostikimit të hershëm, duke sensibilizuar qytetarët që të mos injorojnë ndryshimet e papritura në organizëm. Përmes këshillave të gastroenterologëve të tij, spitali thekson se humbja e konsiderueshme e peshës pa dietë apo aktivitet fizik, sidomos te personat mbi moshën 50-vjeçare, mund të jetë një shenjë alarmuese që kërkon ekzaminime të specializuara.

Sipas ekspertëve, situata bëhet edhe më serioze kur rënia në peshë shoqërohet me dhimbje barku, shqetësime pas ushqimit, fryrje të vazhdueshme apo simptoma të tjera të traktit gastrointestinal. Këto mund të jenë tregues të sëmundjeve që, nëse zbulohen në fazat e hershme, kanë mundësi shumë më të mëdha trajtimi dhe shërimi.

Në këtë drejtim, United Hospital vë në pah rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe konsultave me gastroenterologun, duke e konsideruar diagnostikimin e hershëm si një nga armët më të fuqishme në luftën kundër sëmundjeve të traktit tretës, përfshirë edhe ato malinje.

Përmes teknologjisë moderne diagnostikuese, stafit të specializuar dhe përkushtimit ndaj pacientit, United Hospital vazhdon të jetë një adresë e besueshme për kujdes shëndetësor cilësor në Kosovë. Mesazhi i specialistëve është i qartë: mos prisni që simptomat të përkeqësohen. Një kontroll në kohën e duhur mund të bëjë dallimin mes një trajtimi të suksesshëm dhe një sëmundjeje të zbuluar me vonesë.

Në mjekësi, çdo ditë ka rëndësi. Kujdesi për shëndetin fillon me ndërgjegjësimin, ndërsa vendimi për t’u kontrolluar në kohë është investimi më i vlefshëm që secili mund të bëjë për jetën e vet./rajonipress/

Continue Reading

Të kërkuara