Kulturë

Të gjithë sytë kah Natalia Bryant!

Published

on

Të gjithë i patën sytë kah Natalia Bryant, e cila mbrëmë debutoi në Met Gala.

19-vjeçarja, vajza e basketbollistit të ndjerë, Kobe Bryant, dhe Vanessa Bryant, shkëlqeu me një fustan shumëngjyrësh. Fustanin e kombinoi me një palë sandale ngjyrë rozë dhe për flokët u inspirua nga stili i të ’60-ave.

Modelja e ardhshme nënshkroi me agjencinë IMG në muajin janar. Në një video që u publikua nga agjencia në fillim të këtij muaji, ajo tregoi se e ëma e saj është personi që e këshillon./UBTNews

Continue Reading

Magazinë

Rregullat e forta të Julia Roberts për një fëmijëri të disiplinuar

Published

on

Julia Roberts ka folur hapur për mënyrën si ajo dhe bashkëshorti, Daniel Moder, i kanë rritur tre fëmijët e tyre – binjakët Hazel dhe Phinnaeus dhe djalin Henry – duke zbatuar rregulla të qarta dhe të pandryshueshme.

Në një intervistë për 72 Magazine, aktorja 57-vjeçe u shpreh se fëmijët e tyre kanë qenë ndër më të fundit në grupet e tyre shoqërore që kanë marrë telefona dhe pajisje teknologjike.

“Kur ishin më të vegjël, padyshim që unë dhe Danny konsideroheshim prindër më të rreptë. Nuk është se vendosnim ligje të forta, por kishim rregulla që nuk ndryshonin. Këtu janë kufijtë dhe ata nuk lëvizin”, tha ajo.

Roberts shtoi se kjo mënyrë krijon stabilitet dhe ndjenjën e sigurisë tek fëmijët: “Ata e dinë se ekziston një botë e qëndrueshme dashurie dhe mbrojtjeje që nuk kushtëzohet”.

Ajo dhe Moder janë përpjekur të mbajnë jetën e fëmijëve private, larg syrit të medias. Më 2013, tregoi për USA Today se synimi ishte t’i mbronin ata e të kishin jetë familjare pa ndërhyrje të jashtme. Roberts ka folur disa herë për qasjen e saj kundër varësisë nga teknologjia.

Në një intervistë për Today në vitin 2023, ajo tha se në shtëpi kishin vendosur një stacion karikimi për telefonat, nuk lejonin përdorimin e tyre në tryezë dhe inkurajonin bisedat e drejtpërdrejta në familje.

Continue Reading

Magazinë

I pëlqeu kënga e Anastacia, Arnold i kërkoi ta këndonte 12 herë për ditëlindjen e tij

Published

on

Anastacia ka kujtuar një fragment ku aktori Arnold Schwarzenegger në ditëlindjen e tij i kërkonte vazhdimisht të këndonte këngën “Whatta Man”.

Këngëtarja me famë botërore ka treguar se atë natë mund ta ketë kënduar rreth 12 herë këngën me kërkesë të aktorit.

“Unë isha e ftuar në ditëlindjen e Arnold Schwarzenegger dhe ai më kërkoi të këndoja “Whatta Man të En Vogue. Këngë e shkëlqyer, por ai donte vetëm që unë ta këndoja vazhdimisht. Mendoj se e këndova 12 herë”, ka treguar ajo.

“Çdo herë, thoja, ‘O Zot, ai e do përsëri’. Më bëri vërtet të qeshja”, u shpreh ajo.

Ajo ka përshkruar këtë moment si një përzierje argëtimi dhe habitjeje, duke theksuar se ndërveprimi i tillë me figurë kaq të njohur e bëri të qeshte gjatë gjithë mbrëmjes.

Përveç sfidës për të kënduar të njëjtën këngë disa herë, Anastacia e ka përjetuar këtë eksperiencë si kujtim i veçantë dhe të gëzueshëm nga karriera e saj.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Nis edicioni i 12-të i Festivalit të Filmit me Metrazh të Shkurtër në Korçë

Published

on

Ka nisur edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër në Korçë, i cili bashkon artistë të kinematografisë nga e gjithë bota.

Drejtor i festivalit, Gledis Bica, tha se numri i filmave shqiptarë po rritet çdo vit, ndërsa cilësia vijon të përmirësohet. Këtë vit janë përzgjedhur 81 filma nga 41 shtete, të ndarë në 6 kompeticione.

Pjesë e jurisë është regjisori turk Umut Can Turkmen, koordinatori i festivalit më të madh të filmit me metrazh të shkurtër në Izmir, si dhe regjisorët nga Austria, të cilët kanë vlerësuar mikpritjen e artistëve të huaj në Shqipëri.

Festivali do të zgjasë 8 ditë në kinema “Majestic”, kinemaja e vetme në juglindje që ishte mbyllur prej vitit 2018.

Continue Reading

Lifestyle

Sekreti për të qëndruar i relaksuar gjatë ditës së punës

Published

on

Sa pushim është saktësisht “i mjaftueshëm”? Shkenca e ka dhënë një përgjigje të saktë: 42 për qind.

Kjo është pjesa e kohës që trupi dhe truri ynë kanë nevojë të kalojmë në pushim – rreth 10 orë nga çdo 24.

Nuk ka rëndësi nëse i plotësoni çdo ditë; rëndësi ka mesatarja gjatë javës, muajit apo edhe periudhave më të gjata.

Ndoshta mendoni: “42%? Është e pamundur, nuk kam aq kohë!”

Por e vërteta është se, nëse nuk ia jepni trupit pushimin e nevojshëm, atëherë “42 përqindëshi” do t’jua marrë vetë: me sëmundje, lodhje ekstreme apo rraskapitje që ju detyrojnë të ndaloni.

A ju ka ndodhur ndonjëherë të sëmureni sapo keni përfunduar një projekt të madh?

Apo të flini nga 12 deri në 14 orë ditët e para të pushimeve? Ndoshta edhe të përfundoni në spital pas një periudhe stresi të gjatë?

Këto janë shembuj të qartë se stresi ndikon realisht në çdo sistem të trupit: imunitar, tretës, hormonal. Për t’i mbajtur këto në ekuilibër, biologjia jonë ka nevojë për pushim të qëndrueshëm.

Pra, pushimi nuk është luks, por kusht biologjik. Nëse nuk e plotësoni, trupi do t’ju detyrojë ta bëni, shpesh në mënyrat më të pakëndshme.

Përgatiti: A.Z. /’UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara