Të famshmit duhet të duken gjithmonë më së miri. Por disa nga ta janë kundër këtyre praktikave dhe synojnë ta mbrojnë me çdo kusht privatësinë e tyre.
Këta artistë dëshmojnë se të qenit në qendër të vëmendjes nuk nënkupton heqje dorë nga privatësia.
1. Brad Pitt
Madje edhe fansat e tij më të mëdhenj ka gjasa që nuk e kanë ditur se Brad Pitt mori emrin e babait të tij, William Alvin Pitt, dhe emri i tij i plotë është William Bradley Pitt. Por ai vendosi ta ketë emrin skenik Brad Pitt.
Rreth çështjes së privatësisë, Pitt është goxha strikt. Ai nuk ka rrjete sociale, dhe madje punësoi ‘truprojat e internetit’ për t’i mbrojtur fëmijët e tij nga rrjetet sociale.
2. Katy Perry
Disa të famshme nuk mund të shkojnë në sallone bukurie apo të pinë kafe pa i pushtuar ballinat. Por Katy Perry refuzon të luajë me këto rregulla. Këngëtarja e “Dark Horse” përdor një taktikë të mençur për t’i mashtruar gazetarët dhe vesh të njëjtën tutë sportive kur largohet nga shtëpia. Nëse ajo duket pothuajse njëjtë në shumë fotografi, është e vështirë të thuhet se kur është shkrepur fotografia në të vërtetë.
3. H.E.R.
Artistja dhe tekstshkruesja, H.E.R, kur nuk shfaqet në publik pa syze. Këngëtarja 24-vjeçare zgjedh mënyrën më të thjeshtë për të fshehur identitetin e saj dhe me këtë tregon se ajo e merr seriozisht çështjen e privatësisë. H.E.R. është një artiste e re e talentuar dhe tashmë ka fituar 5 nominime për Grammy gjatë viteve të fundit.
4. Kiss
Anëtarët e rokgrupit të famshëm në vitet e ’70-ta u shfaqën me fytyra të ngjyrosura dhe kostume mbresëlënëse. Ndonëse në vitet e ’80-ta hoqën dorë nga kjo praktikë, me dukjen e tyre ikonike inspiruan shumë persona./UBTNews
Ndërsa korrupsioni mbetet një nga problemet më të mëdha në shtetet e pazhvilluara, janë një numërt shtetesh të zhvilluara, të cilat ia kanë dalë ta minimizojnë atë në shoqëritë tyre.
Sipas një matjeje të Transparency International, këto janë 30 shtete në botë, në të cilat ka më së paku korrupsion:
Korrupsioni është një fenomen i shpërndarë gjithandej në botë. Ku ka para – ka sherr. Transparency International ka përpiluar një listë me 20 shtetet që kanë korrupsion më të shprehur në botë.
Po e sjellim në vazhdim atë për ju, duke nisur nga vendi me më së shumti korrupsion:
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.