Kulturë

Të famshmit që dikur ishin në maje të suksesit, por që tani bëjnë profesione të zakonshme

Published

on

Ju mund të jeni në krye të botës një ditë me miliona në bankë, mirëpo nganjëherë jeta ndryshon dhe para se ta kuptoni, e gjeni veten përballë fatit tuaj të ardhshëm. E njëjta gjë vlen për disa të famshëm. Këtu janë disa fytyra të famshme që tani janë duke punuar punë të ndryshme nga ato për të cilat fillimisht ishin të njohur.

Ja se çfarë bëjnë “ish-yjet” në këto ditë.

1. Shirley Temple, aktorja e adhurueshme e fëmijëve, që ishte ikonë gjatë shekullit të 20-të.
Ajo luajti në filma si: The Little Princess, Bright Eyes dhe Heidi. Kur ishte 22-vjeçe, ajo zgjodhi të linte aktrimin dhe të vazhdonte në politikë. Ajo ishte ambasadore e ShBA-së në ish-Çekosllovaki dhe gjithashtu ne Ganë, gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta.


2. Jim Carrey, aktori i shkëlqyeshëm i humorit, ndriçoi ekranet tuaja dhe ju bëri të qeshni përmes filma vesi “Dumb and Dumber” dhe “The Mask” dhe shumë të tjerë. Ndonëse u bë i njohur përmes filmave, Carrey ka filluar t’i reduktojë ata. Aktori ka treguar se ai është gjithashtu një piktor i pasionuar, dhe thuajse gjithë kohën e lirë e kalon duke pikturuar.



3. Cameron Diaz ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme në aktrim, duke u shfaqur në filma si: The Mask, Charlie’s Angels, Shrek, dhe shumë më tepër. Ajo gjithashtu ka shkruar libra shëndetësorë. Në vitin 2017, ajo njoftoi se po tërhiqet nga aktrimi dhe që prej asaj kohe ka filluar një kompani të verës organike të quajtur Avaline.



4. Angus T. Jones, i shumënjohur për rolin e tij në “Two and a Half Men”, të cilin ai e la papritmas pasi u pagëzua. Ai zgjodhi të shkojë në kolegj dhe të largohet nga qendra e vëmendjes. Kur u pyet nëse do të kthehej ndonjëherë në TV, ai tha: “Dera është padyshim akoma e hapur për ta bërë këtë, por unë po i marr gjërat ngadalë”. Pas aktrimit, ai u bashkua me ekipin menaxhues të Tonite, një kompani multimedia e cila prodhon ngjarje.

5. Mara Wilson ua rrëmbeu zemrat si fëmijë kur luajti rolin titullar në “Matilda” dhe gjithashtu kishte një rol të shquar në Mrs. Doubtfire së bashku me Robin Williams. Pas këtyre roleve të suksesshme, Wilson u tërhoq nga industria e aktrimit dhe zgjodhi të bëhej shkrimtare në vend të aktrimit.


6. Chuck Norris është një aktor i cili u bë sensacion në internet në ditët e para të rrjetit të gjerë botëror. Tani ai gjithashtu ka një fondacion të quajtur “Kickstart Kids”, i cili ka për qëllim të përdorë “karate për t’u mësuar studentëve vlera të ndërtimit të karakterit”.


7. Julia Stiles, u shfaq në filma të panumërt dhe role televizive, hite si “10 Things I Hate About You”, “The Prince & Me”, dhe seritë e filmave “Bourne”. Megjithëse kishte një karrierë tejet të zënë në aktrim, ajo ka arritur të gjejë kohën për të bërë punë filantropike. Stiles po punon me Amnesty International si dhe Habitat For Humanity.


8. Frankie Muniz ishte një adoleshent “zemërthyes” që dukej se ishte në çdo film të njohur në fillim të viteve 2000. Pas pak, ai pushoi së shfaquri në filma dhe filloi të mirrej me muzikë. Tani ai garon me makina në mënyrë profesionale për Jensen Motorsport.


9. Karyn Parsons njihet më së miri për rolin e saj si Hillary Banks, kushërira e Will Smith në “The Prince of Bel Air”. Pasi u shfaq në serial, ajo zgjodhi vetëm disa role të vogla, duke u distancuar nga aktrimi. Ajo tani e kalon shumicën e kohës duke drejtuar një kompani që prodhon përmbajtje edukative për fëmijë.


10. J.K. Rowling do të njihet përgjithmonë si autorja e serisë së njohur “Harry Potter”. Që kur u bë një nga njerëzit më të pasur në botë, ajo është përfshirë në mënyrë aktive në kauza bamirësie. Ajo është themeluese e Gingerbread, një organizatë që ndihmon prindërit beqar në nevojë. Ndërsa ajo është akoma duke shkruar, shumica e kohës së saj i kushtohet punës së bamirësisë.


11. Jeff Cohen njihet për rolin e tij në “The Goonies” kur ishte fëmijë, por ai nuk vazhdoi të ndiqte karrierën në Hollywood. Në vend të kësaj, ai studioi juridik dhe tani është një avokat i suksesshëm.

12. Lucy Liu, ishte një aktore e suksesshme, por e cila është gjithashtu një artiste vizuale shumë e talentuar, për të cilën shumë pak njerëz e dinë. Edhe pse ajo ende shfaqet në TV në mënyrë sporadike, shumicën e kohës së saj i kushton krijimit të pjesëve mahnitëse të artit pamor.


12. Chris Owen njihet për rolin e tij si “Sherinator” në serinë e filmave “American Pie”. Sidoqoftë, megjithëse ai dëshironte të vazhdonte karrierën e tij si aktor, ai nuk po merrte ndonjë rol të shkëlqyeshëm. Për të mbajtur veten, ai ka filluar te punojë kamarier.


13. Ariana Richards është e njohur më së shumti për rolin e saj në “Jurassic Park” si dhe vazhdimin e tij. Më pas, ajo nuk u shfaq në shumë role të tjera. Ajo zgjodhi të shkojë në kolegjin Skidmore dhe u diplomua në Artet e Bukura. Nga atëherë ajo ka bërë valë në komunitetin e artit dhe e ka kaluar gjithë kohën e saj duke krijuar art dhe pikturë.


14. Susan Boyle u bë menjëherë yll ndërkombëtar pasi u shfaq në “Britain’s Got Talent”. Ajo publikoi disa albume, por asnjëherë nuk kishte qenë e kënaqur me faktin se ishte në qendër të vëmendjes, kështu që prej asaj kohe ajo vendosi të tërhiqej nga sytë e publikut. Tani është raportuar se ajo është parë duke aplikuar për një vend pune si arkëtare.

15. Vanilla Ice ishte reper jashtëzakonisht i famshëm në vitet ’90 i cili është i njohur për këngën e tij të hitit “Ice Ice Baby”. Kur karriera e tij muzikore filloi të zbehej, ai filloi të punonte në pasuri të paluajtshme.


16. Danny Lloyd luajti në rolin e Danny Torrance të filmit shumë të njohur horror, “The Shining”, së bashku me aktorin e famshëm, Jack Nicholson. Mirëpo, që atëherë ai është larguar nga industria e aktrimit dhe punon si profesor i biologjisë në Kolegjin Teknik të Elizabethtown.


17. Danielle Fishel luajti rolin e Topanga Lawrence në serialin e dashur televiziv “Boy Meets World”, si dhe serialin e saj “Girl Meets World”. Mirëpo, ajo tani është duke punuar si reportere dhe gazetare për PopSugar.


18. Tara Reid, ishte në kulmin e karrierës së saj në vitet 2000 pasi luajti në filma hit si “American Pie” dhe “The Big Lebowski”. Mirëpo tani, Reid po punon si pronare restorantesh dhe ka një linjë veshjesh si dhe parfum.


19. Jack Gleeson njihet për rolin e tij si Joffrey Baratheon në “Game of Thrones”. Pasi karakteri i tij u vra, ai vendosi të largohej nga qendra e vëmendjes në moshën 21-vjeçare në mënyrë që të mund të vazhdonte shkollimin e tij.

Gleeson kreu studimet në teologji dhe filozofi. Tani punon me një kompani të vogël teatri./UBTNews

(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)


Kulturë

Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Continue Reading

Kulturë

Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni

Published

on

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.

Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.

Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Terminal” për herë të parë në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.

“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.

Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.

Continue Reading

Kulturë

“Nderi” prezantohet në Prishtinë pas rrugëtimit në festivale ndërkombëtare

Published

on

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.

Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.

Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.

Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.

“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.

 

Continue Reading

Të kërkuara